Sot e nisa ditën me Arbin. E thirra me e përgëzue për shkrimin. Kish ba shkrim të mirë. Kish ba një shkrim që i bënte një analizë të thellë në çdo vrimë qeverisë.
E thirra me e përgëzue. U emocionua shumë.
-Eja të pimë një kafe në zyrë, i thashë. S’e kisha ba kurrë këtë gjë, por më në fund thashë e meriton.
-Nuk vij dot babi, më tha, po lidhemi më vonë.
-Po eja, ç’punë ke, i thashë.
-Po kam çupat, tha. E madhja del nga shkolla më 1, e dyta del më 11 sot se e kanë shkurt, të tretën po e mbaj në shtëpi se nuk ishte për kopsht sot. Djali po ashtu nuk ka qenë mirë nga bajamet gjithë natën. Por ka mundësi mes orës 12 dhe 13 të vij, se ngelet një hapësirë sa të dal vajza e madhe nga shkolla. Në fakt ajo del më shpejt ndonjë herë… por besoj se sot del më 1…
-Mirë, i thashë, ti e di. Mos e prish ditën e punës. Desha me të përgëzue për shkrimin.
-Faleminderit babi, më tha. E dija që do të pëlqente. Ishte pak në stilin tënd, por pak nga pak sa të formoj dhe unë stilin tim.
-Jo, e kishe ba mirë, i thashë. Ke thënë të vërteta të mëdha. Të përgëzoj.
-Faleminderit babi, më tha. Do bëj përsëri. Për ty do ta bëja gjithë jetën. Por tani nuk vij dot, më kupto. Ti e di që s’i lë dot vetëm vajzat. Këto më kanë si nënë dhe si baba. Ça të them unë…
-Mos u shqetëso, i thashë. Vazhdo punën. Veç me të përgëzue të deshta.
Në fakt Arbri kish ba një punë të shkëlqyeme. Ja kish numëru të gjitha. Se ajo që ka bërë ai mor zotërinj, që për të hy tek Obama ka thënë që jam bashkëshoqëruesi i Bilalit, asht’ e rëndë. Asht’ akt homoseksual. Asht’ si me thanë që Arbri të shoqërojë Gitën në një takim. Jo, asht’ e rëndë. Kjo nuk tolerohet. Dy njerëz të një gjinie s’mund të hyjnë në pritje zyrtare.
Shkrimi i Arbrit më frymëzoi shumë. Atëherë vendosa me e thellue skandalin. Dua t’i bëj një shënim për gratë e tij. Disa javë më parë më erdhi Magjistari në zyrë. Ma dërgoi Sandri. Më kërkoi një nder. Më thanë keni ca prona të ushtrisë, që i kam pas të miat nga gjyshi. Duhet një VKM të më kthehen mua se vjen Rama e nuk m’i kthen.
-T’i kthej unë, i thashë. Gjithnjë kam pas respekt për ty. Ta kam qa hallin. A e mban mend sa herë të kam qa hallin që sapo shpëtove nga shtrati i Ginës, përfundove në shtrat të Piktorit? Nuk ka fat më të zi. Ta kam qa hallin. Merri të gëzosh këto prona, i thashë.
-T’i gëzojmë bashkë, më tha. Kam folë dhe me Zenin.
-Moj merri t’i gëzosh, i thashë, nuk jemi nga ata që duam pjesë ne.
Po ç’ndodhi të nderuar motra dhe vëllezër. Pajisjet përgjuese të zyrës ne i lamë të instalueme, dhe ekipi i Piktorit që shkrehu Kryeministrinë i kish gjetur dhe i kish dëgjuar. Mori vesh që Rudina kish qenë në zyrë time, kish digju bisedën dhe ka anullu VKM. Ky është një skandal. Këtë nuk rri dot pa e denoncue. Dhe më vjen mirë që ajo femër fisnike nuk më ka marrë në telefon të më ankohet për këtë që ndodhi. Unë e mora vesh nga Zeni që ishte anulluar VKM. E kapën atë VKM, na e kthyen, tha. Dikush na ka spiunuar…
U mërzita shumë. I thashë të njoftonte dhe Rudinën për këtë që ka ndodhur.
-S’ka rëndësi, tha. Ajo nuk është se kish ndonjë fitim të madh. Po na vjen keq pse na e hoqën nga duart.
Ky pra të dashur motra dhe vëllezër është regjimi i Piktorit. Ky është ashtu siç e shkruan Arbri im. Por ne nuk do ta lëmë të bëjë ç’të ketë qejf me pushtetin. Do ta përmbysim siç përmbysëm etërit e tyre. Përpara!
Ha ha ha, Babi i Jamarbrit:
“…Ky pra të dashur motra dhe vëllezër është regjimi i Piktorit. Ky është ashtu siç e shkruan Arbri im. Por ne nuk do ta lëmë të bëjë ç’të ketë qejf me pushtetin. Do ta përmbysim siç përmbysëm etërit e tyre. Përpara!”
http://ow.ly/pr4x8
Asht’ si me thanë që Arbri të shoqërojë Gitën në një takim. Jo, asht’ e rëndë. Kjo nuk tolerohet. Dy njerëz të një gjinie s’mund të hyjnë në pritje zyrtare.
hahahaha, e forte: Se ajo që ka bërë ai mor zotërinj, që për të hy tek Obama ka thënë që jam bashkëshoqëruesi i Bilalit, asht’ e rëndë. Asht’ akt homoseksual. Asht’ si me thanë që Arbri të shoqërojë Gitën në një takim. Jo, asht’ e rëndë. Kjo nuk tolerohet. Dy njerëz të një gjinie s’mund të hyjnë në pritje zyrtare.
—Dhe eshte fakt: Jo se eshte Arberushi si femer, eshte shume me teper (K)Ar Gita si mashkull, mashkull faroç!
Ate slloganin e Berishes Perpara ju lutem rrokezojeni. ne keten menyre PER — PARA. !!!! I shkon
mire zanatit te tij sinhajdut parash sepse plaku i dhime Mere tash ,ndryshe nga femijet e tij ,te etur per
prona , babi i tyre i ka qejf parat se e di qe pronat ikin sic u iken dikur eterve te tij , pranda Ai i do te thata
me qellim qe, sic dihetni ka depozituar larg , shume larg syve te shqiptareve . Prona nuk fshihet ,ndersa
paraja fshihet me kollaj , megjithese sotn me mjetet qe disponohen ne bote edhe parat kudo qe t’i futesh
prap gjenden .Me veshtiresi por gjenden . S’ke ku t’i cosh ato para o Sali HAJNI !!!!!.
Do mbetesh ne histi o Mero po arrite te pasqyrosh te gjitha thagmat e ketij psikopati qe e poshteroi kaq shume vendin dhe popullin, sa asnje tjeter.
Komplimenta Mero Baze! Si perhere – shkrim teper i goditur!
Bravo Mero…ngordhe…
plak rrugac
Mero ti je analist nobelist i pa arritshem .Bravo dhe perpara ne misionin patriotik qytetar !
hahaha sa e madhe
“Asht’ si me thanë që Arbri të shoqërojë Gitën në një takim. Jo, asht’ e rëndë. Kjo nuk tolerohet. Dy njerëz të një gjinie s’mund të hyjnë në pritje zyrtare”.
UUUUUUUAAAAAUUU!
FANTASTIKE!
boll me antena per kete vit i keni thene te gjitha.
ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha
ca nuk tha per ginen dhe edi ramen atre dhe tani i dhimbsen,ah o sali berisha, qe rofshe e vofshe ky eshte urimi qe te japin shqiptaret