Sot kam thirrë në zyrë Jozin. Dola herët tek zyra tek kullat dhe nuk kish njeri aty rrotull kur zbrita. Recepsionisti ishte i vetmi që më priti dhe më shoqëroi në ashensor. Si zakonisht më pyeti nëse prisja njeri në zyrë.
-Do vijë Jozi, i thashë, tregoi zyrën se e ka për herë të parë.
-Patjetër, më tha.
Pas një orë, erdhi Jozi. U çudit shumë nga zyra.
-Çka asht kjo zyrë mar Doktor, tha. Krejt e akullt, pa njerëz, pa vizitorë.
-Epo zyrë private, i thashë.
-Unë e kam rregullu një zyrë në Kuvend, më tha. As e pyeta hiç njat Ilir Metë. E rregullova dhe i thashë më duhet. Mirë, tha, mbaje, por ia llogaris PD-së në pjesë kur të ndaj zyrat. A ke pa ti mar Doktor, asnjë socialist nuk reagoi veç këta tanët krejt. Më ka diftu Ilir Meta, kanë shku tek zyrë e tij e s’kanë lanë gja pa thanë për mu. Jo Doktor, na s’bahena njerëz.
-Po kush ishin këta, e pyeta.
-Krejt mar Doktor, si s’u vjen marre. Krejt kanë shku.
-Mos u shqetëso, i thashë. I ka partia këto gjëra. Të kam thirrë me të përgëzue që i ke tregu vendin atij burrit.
-Kujt mar, njatij burrit të vogël a?
-Ja ke ba mirë. Jo, du me të përshëndetë se i ke dhënë përgjigjen e meritume.
-Po atë s’e don Amerika mar Doktor, si me e dashtë unë? M’u s’më ka pëlqy kurrë i vogël, ti e din, por ai ka pasë dhe shpirtin e vogël. A e ndive si tha mar Doktor, që fjalori i Topallit asht’ edhe nën nivelin e Topallit. Po kjo asht’ marre mar Doktor. M’u më ka vlerësu Hillaria. Kur ka ardh’ këtu, më ka taku në oborr të parlamentit. Unë deshta me u nda, ajo më shtrëngoi dorën dhe më tha më shiko në sy. Ndigjo çka po të them. Çfarëdo halli të kesh, çfarëdo meraku të të ketë ngelë, më thuj se unë ta plotësoj. I thashë veç këtë burrin e vogël s’e duroj dot. Mirë, tha, po ja ndreq unë. Dhe asht’ tregu inteligjente Doktor. Iku vetë pas një muaji dhe ia la amanet Gjon Kerrit. Kur i dorëzoi detyrën, i tha ke tri prioritete: Sirinë, Egjiptin e njiket burrin e vogël. Ai e nisi me këtë Doktor. E nisi se e ishte amanet. Është tregu grue e madhe.
Ishte shumë prekës tregimi i saj. Duket që e kish bë me zemër reagimin kundër tij. E përgëzova. E dija që ajo nuk do ta toleronte intervistën e tij. Ata të tjerët heshtën. Luli po ashtu. Seç ka një frikë ai të flasë në këto raste. E vetmja që është heroinë, është Jozi.
Ndërkohë që po flisnim, më mori në telefon Fahro.
-Ajo zonja ka bërë gabim dje, tha. Atë burrin nuk e shkarkoi ajo, e shkarkova unë. Fola unë me Xhon Kerrin. Ti e di që e kam mik.
-Nuk ka rëndësi Fahri, i thashë, rëndësi ka që po ikën.
-Jo, ka rëndësi, tha, se më mori Xhon Kerri në telefon dhe më tha, unë e bëra për ty, si ja jepni meritat Hillarit. I thashë me thënë të drejtën, epo Jozi Hillarin ka takuar, asaj ia ka dhënë meritat. Nejse, duhet me pasë kujdes me këtë të riun. Duhet patjetër që Jozi ta përshëndesë kur të vij si burrë i madh, që t’i hyjë në zemër.
Ja thashë Jozit ato që më tha Fahriu. I thashë që ai mburret që e ka shkarku ai, jo ti, por kjo s’ka rëndësi.
-Ku, ku, ç’më ka gjetë me atë njeri, tha Jozi. Është mysliman, do me u heqë katolik, është me Gjon Kerrin, do me u heqë me Hillarin, është me Arvizun, do me u heqë si kundër tij. Tan bota e di që unë e hoqa Arvizun dhe ja gjeta pikën e dobët Hillarisë, se as ajo s’i don burrat e vegjël.
-Mirë, mirë, të besoj, i thashë dhe më erdhi mirë që ishte shumë e vendosur në këtë pikë. Dhe e kuptova pse është besnike ndaj meje. Ka të bëjë dhe gjatësia.
BUDALLICA PREJ SHKODRET:
-Ku, ku, ç’më ka gjetë me atë njeri, tha Jozi. Është mysliman, do me u heqë katolik, është me Gjon Kerrin, do me u heqë me Hillarin, është me Arvizun, do me u heqë si kundër tij. Tan bota e di që unë e hoqa Arvizun dhe ja gjeta pikën e dobët Hillarisë, se as ajo s’i don burrat e vegjël.
http://goo.gl/WohBJK
Po, Sale ke te drejte, se ti i ploteson te dyja kushtet te Jozit : edhe gjatesine edhe formen …
Zhelefina ban Ku-ku
E shqetsume ka ra n’hall
E ka t’vockel Arvizu
Zhelefina e don te madh
ore mos je arben duka ti?
fantastik