Sot gazetat e Piktorit shpërndanë një lajm të rremë sikur Mzati i Kamzës ka shku me LSI. U trishtova shumë në fakt, jo se dyshoja tek Mzati, por se në këtë klimë, ky lajm përpiqet të dekurajojë qëndrestarët tanë.
Luli po ashtu ishte shqetësuar.
Më mori mua në telefon dhe më pyeti a e ke lexuar lajmin?
I thashë e kam lexue, po nuk e besoj.
-As unë nuk e besoj, tha, por të lutem a më jep leje ta pyes vetë Mzatin?
-Pyete, i thashë, e ke lejen time.
Luli e kish pyetur dhe Mzati ishte revoltuar shumë.
-Janë shpifje, i kishte thënë. M’i përhapin klane brenda PD-së që duan të më zënë vendin në zgjedhjet e ardhshme. Unë herë pas here bëj vjersha për shamikuqen dhe ajo është bërë me LSI, por kjo s’do të thotë se dhe unë jam me LSI.
-Është e qartë, i thashë. Mzati nuk tradhton. Por shiko se diku tjetër fshihet lepuri. Edi Rama nuk e ka hapur kot këtë thashethem.
Pas dy orësh, Luli mori prapë.
-Po hetojmë, tha, por s’ka ndonjë zhvillim tjetër. Ja, dolën këta të Brukselit pro Ramës.
-Shiko, shiko se fshihet diçka, i thashë. Nuk ka mundësi.
Mori prapë pas dy orësh.
-Do ketë Rama konferencë shtypi, më tha. Ta dëgjojmë çdo thotë.
E dëgjuam, nuk tha gjë.
-Kujdes, i thashë se diçka fshihet. Kot nuk e hapën lajmin e Mzatit.
Dhe ja mori Luli.
-Fol pak me Fatmirin, më tha. Na paska ikë deputeti i Elbasanit tek LSI.
-E shikon që fshihet diçka, i thashë. Këtej hapin llaf për Mzatin dhe na marrin deputetin. Çfarë t’i them Fatmirit unë, i thashë. Ku di gjë Fatmiri me kë i ka deputetët. Një e ka PS, një me Mbretin, vetë është republikan.
-Jo, jo, vetë është me PD, tha Luli. Por është i mërzitur shumë. Donte ta merrte në telefon, po nuk i kishte numrin.
Fola me Fatmirin.
-Po ku e gjete këtë maskara, i thashë.
-Shiko Doktor, e ke parasysh atë çunin nga Elbasani që takuam atë ditë në Tiranë që ishte tek restoranti që na qerasi me një verë, që isha me ata dy çunat nga Fieri, është një që e kam unë shok, që e akuzojnë për një vrasje, por në fakt ai ka bërë vrasjen më të bukur në Fier, po ta kesh parasysh skenën, ata çunat më dhanë një drekë atë ditë dhe pastaj aty ishte një tjetër që më tha kam një mik në Elbasan për deputet, i thashë na e sill, ai në fakt nuk na e solli, më çoi emrin me sms dhe ne e vumë në listë, s’di a më kupton, se kur ishim atë ditë…
-Fatmir, boll, i thashë. E kuptoj që s’ka lidhje me ty. Kjo është një humbje e madhe, i thashë. Ata i bënë 84 vota dhe do votojnë ligjet si të duan. Ne duhet t’i denoncojmë para shqiptarëve. Ata duhet të çohen në këmbë për të na mbrojtur ne.
-Ja ta shkruaj mos ta harroj, se më pëlqeu si frazë, tha Luli.
E mbylla telefonin i dëshpëruar. Brukseli nuk duhet të na e japë statusin pas këtyre skandaleve. Ua hoqa me luftë mandatin e Lezhës dhe Kukësit, ma morën në paqe të Elbasanit. Ky është një regjim i krimit. Rroftë Mzati. Përpara!
hahahaha shume e forte kjo.
Edhe Mzati edepsez eshte, do na ikinj ndonje dite
bota eshte pordhtokale doc. o ke parasysh ose e ke mbrapa…
HA HA HA HA HA
DOKTOR KËRMA:
“…Ua hoqa me luftë mandatin e Lezhës dhe Kukësit, ma morën në paqe të Elbasanit. Ky është një regjim i krimit. Rroftë Mzati. Përpara!”
http://goo.gl/96MYVt
BUKUR E KE PËRSHKRUAR MONOLOGUN E FATE MEDIUT DITËZIUT,POR ATË LUAN DUZHËN E NJEH MIRË FATJA SE KUR KA QENË MINISTËR MBROJTJE E KISHTE DREJTOR TE UZINA E DEMONTIMIT NË MJEKËS ELBASAN,TANI SË FUNDMI TE MJEDISI E KISHTE VËNË DREJTOR TË PYJORES.LUANI SI KA ASNJË BORXH NË FAKT SE 100 MIJË EURO PËR TJA VËNË EMRIN NË LISTË FATJA JA DHA,PO DEPUTET ME FORCAT E VETQ DOLI,TANI DO NXJERRË DHE LUANI LEKËT E VETA QË O DHA FATES DHE HARXHOI NË FUSHATË.POR PO DALIN EDHE TAPAT MBI UJË SE U ZBULUA NJË NGA RRJEDHJET E VOTAVE NË FAVOR TË METËS.
PËRPARA RILINDJE!
ohhhh sa nevoje qe kisha per te qesh pak ne kte ore te nates. Perpara
Ku di gjë Fatmiri me kë i ka deputetët. Një e ka PS, një me Mbretin, vetë është republikan. .Hahaha je perfundimisht gjigand Mero Baze.
Ajo qe perben shqetesim per Juden sahli eshte numuri 84 i mazhorances.! dhe kjo eshte vetem fillimi kini durim jo me von se te kur ti bejne te dyzetat ketij karike thyeri, do shihni e degjoni , nga ajo grigja e bariut sahli do thone : lereni mos na i zini ne goje ate kadaver, lereni te Vdekurin me te vdekurit , lereni ate kobe e gjeme ndjelles , lereni ate kukuvajke a hijene qe kerkon e deshiron gjakderdhje ai Kerma , Le te shpresojme e besojme se pas te dyzetave , Ajo parti te kuptoje misjonin dhe te behet e dobishme per te miren e Shqiperise , Prandaj mendoj se ne ate ” parti e te vdekurit te Bosfori ” te linde dashuria per jeten , per njerzit , per vendin . dhe distancimi nga aferat e djalli vete . Lereni beniaminin e djallit te duajturin Palloshin Paloke te deshmoje vazhdimesime ne ate kuvend , si deputeti ne rradhen 4 karkia kete dordolec , kamikaz e talaban . Mediu as ka ditur as do te dije per parti ai vet e ka braktisur ate parti qe besoj se shume shpejt nuk do ngelet as edhe nje i dyte .
Ky Mzat, si emer vici pirs….