Shënime nga Ditari i Doktorit: Edi Rama ka korruptuar Brukselin

30 Shtator 2013, 21:06Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Edi Rama ka korruptuar Brukselin

Sot kam qenë i revoltuar gjithë ditën. Revanshi i Piktorit ndaj institucioneve është i rrezikshëm. Dola në mëngjes në zyrë dhe sapo hyra brenda, i thashë sekretares të më thërrasë në takim ambasadorin e BE.

-Mos është mirë t’i themi Lulit, më tha sekretarja, dhe ta ftojë ai.

-Jo, nuk ka nevojë, i thashë. Kjo është punë serioze, nuk është për Lulin.

-E kuptova, tha sekretarja dhe u lidh me ambasadorin.

Lamë takimin dhe ai erdhi në zyrë.

Ia numërova të gjitha.

Në fillim ia nisa me Policinë e Shtetit.

-Deshën të fusin në kurth, i thashë, shoferin e familjes sime sikur gjoja vinte gjoba dhe donin ta arrestonin që ditën e parë. Falë prokurorisë së pavarur, ai është i lirë, por Policia e Shtetit po bëhet instrument i rrezikshëm. Deri tani kam njoftime se po prishin gjithë ndërtimet pa leje të mbështetësve tanë dhe asnjë të tyre. Ky është persekutim klasor.

Pastaj i shpjegova se policia po bën terror rrugëve natë e ditë. Të krijohet ideja se jetojmë në një shtet policor.

Pastaj i fola për zgjedhjet e 23 qershorit që ishin një farsë ku krimi dhe droga diktuan rezultatin.

-Nuk jam dakord, më tha. Raporti i KiE thotë se ishin konkurruese.

-Ata janë miqtë e Edvin Ramës, i thashë, dhe nuk i beson kush. Shqiptarët më besojnë mue.

Pastaj i fola për administratën. -Më ka anuluar emërimet ligjore, i thashë. Unë kam liruar nga detyra kryetarin e ERE dhe i kam dhënë leje të punojë në Hidrocentral të Ashtës, ai ma ka anuluar. E ka lënë tjetrin në mes të katër rrugëve. Më ka hequr drejtin e ALUIZNI-t, të KESH, të Albpetrolit, të OST, të gjitha d.m.th. Ky është skandal. Ato janë ndërmarrje ekonomike të pavarura. Albpetrolin ia ka dhënë Koços, i thashë…

Ambasadori dëgjoi me vëmendje në fakt dhe tundte kokën.

Pastaj i fola për skandalet e Edi Ramës me ligjin për nëpunësin civil. I thashë Evropa nuk duhet t’ia japë statusin kurrë Shqipërisë nëse Edi Rama ndryshon ligjin ose shtyn futjen e tij në fuqi.

-Ne kemi të dhëna të plota dhe të sakta, i thashë, se Stefan Fyle është i korruptuar nga Edi Rama. Një njeriu i ynë i ka parë ata kokë më kokë duke dalë nga dyert e selisë në Bruksel duke folur në konfidencë. Ja ku ke dhe foton, i thashë, dhe ia vura mbi tavolinë.

Kemi të dhëna të tjera që gjatë një darke në Bruksel, Rama ka qenë në krah të Fyles dhe tetë herë i kanë folur në vesh njëri- tjetrit. E gjithë kjo s’mund të jetë gjë tjetër veçse një lidhje e fortë intime mes tyre kundër fateve të Shqipërisë. Derisa Fyle pranon të flasë vesh më vesh dhe sy më sy me një armik të Shqipërisë si Edi Rama, ne e konsiderojmë atë automatikisht si armik të Shqipërisë.

-A keni fakte të tjera, më tha ambasadori.

-Kemi, patjetër që kemi, i thashë. Zoti Fyle ka pasur më parë një zëdhënëse, e cila kishte lidhje përmes email-eve me stafin e afërt të Ramës dhe ne kemi dokumente për këtë. Ata i dërgonin çdo ditë email dhe ajo u përgjigjej çdo ditë. Email-et kanë qenë të koduara në tekst që të mos kuptoheshin.

-Po ndonjë më konkrete për Fylen, më tha ambasadori.

Aty e kuptova që Piktori i ka korruptuar të gjithë dhe nuk duan të pranojnë faktet.

-Kemi zoti ambasador, i thashë. Shikoni pamjet filmike të Fyles dhe Ramës kur dalin bashkë në Bruksel para gazetarëve. Fyle ka qenë i skuqur deri tek fije e flokut. Pse ka qenë i skuqur nga takimi me Ramën do thoni ju? Se i vjen zor ngaqë Rama i ka kërkuar të bllokohet statusi i Shqipërisë. Pse do ishte skuqur tjetër?

Ambasadori tundi kokën në shenjë mohuese këtë radhë.

-E keni gabim, tha. Fyle është vetë i kuq nga fytyra.

E kuptova se Piktori e kish korruptuar dhe këtë. Edhe ky njësoj si francezja kërkon t’i hapë rrugë Piktorit të ndryshojë ligjin.

Ai ka korruptuar Evropën me paret e krimit dhe drogës.

Por ne do qëndrojmë. Përpara!

9 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Edi Rama ka korruptuar Brukselin”

    1. DEAN says:

      DAVA IDIOTI:

      “…-Mos është mirë t’i themi Lulit, më tha sekretarja, dhe ta ftojë ai.

      -Jo, nuk ka nevojë, i thashë. Kjo është punë serioze, nuk është për Lulin.”

      http://goo.gl/h2lK8a

    2. N Shabani says:

      Ha ha ha!!!!!!

    3. hena ismaili says:

      haha .. nuk eshte per lulin kjo thote, ( sala donte takim me ambasadorin e be) kjo eshte pune serioze…. berisha e ka lulin palaco oborri hahaha!

  1. Fatmiri says:

    Me te vertet ky njeri ka lujtur mendesh , i kerkoj shtetit shqiptar qe ktina Sali Berishes t’ja rezervoj nje dhom ne Psikiatri sa ma shpejt qe te jet e mumdshem.

  2. fiks fare! says:

    Hahahahahahaha… e madhe!
    Kur di vihen te tera keto me doktorin ne nje liber per tu publikuar? Do jete libri me i shitur! T’u shtofte jeta Mero se po na mban me humor kualitativ!

  3. xxxxxxxxxxxx says:

    sa me pelqeu

  4. muzapopullore says:

    Humor i sforcuar dhe qe po zbeh Temen, seshte me shkelqimi opozitar i viteve te fundit. O Mero te kuptojme qe tashme te ka ngel vetem Luli dhe Nishan-Mehmeti, qe sperbejne “esence” per te gatuar pozite vibrante. Pinoku i Vicidolit numeron numrat e llogarive te grumbulluar vitet e fundit and doesnt gives a shit for Sequi qejfliun… Shih tani o Mero tangenti Tan Lamet qe po bubrrojne shtetin e ri rilindas

  5. ali says:

    Perpara ketij skizofreni , Qazim Mulleti duket nje pike uje ne Oqean , te pakten e them kete
    te ”Prefekti,, !! Shkrimtsret, poetete satirike e humoristike, komedianet , dramaturget, etj .
    do te kene aq shume material sa mund te mbushen volume te tera me karagjozlleqet e
    ketij bufoni te oborrit te mbreterve te Spanjes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje