Sot më ka ndodhur diçka e çuditshme. Dola si zakonisht nga shtëpia në mëngjes dhe meqë ishte e shtunë, thashë po shkoj nga zyra tek Kullat. Qetësi e madhe në korridore, dhe hyra në zyrën time pa më parë askush, veç recepsionistit. Zyra ishte e freskët dhe mbi tavolinë për herë të parë në jetën time nuk kishte asnjë shkresë. Ndeza TV dhe u shtriva në kolltuk. Gjithandej lajmi për shkrirjen e Gardës. Fillova të kaloja kanalet me radhë deri sa më kishte zënë gjumi. Garda, Garda , Garda, 21 janari, Garda….Saimir Tahiri, dhe më këto fjalë më kishte zënë gjumi.
As që e kisha kuptuar që isha në ëndërr, kur mu shfaq në derë një djalë i ri
-Ju jeni Sali Berisha, më tha?
-Po, i thashë, unë jam, kush je ti?
-Unë jam një oficer i ri. Më kanë ngarkuar t’ju ruaj ju nga Drejtoria e Personaliteteve.
-Çfarë është kjo mor zotëri, i thashë, mua më ruan Garda, se jam ish- kryeministër.
-Nuk ka më Gardë tani tha, ka vetëm një drejtori për ruajtje të personaliteteve. Unë punoj aty dhe më caktuan tek ty.
Po dëgjoja dialektin e tij dhe më dukej nga Fieri.
-Sa persona do më ruani ju, e pyeta?
-Unë, dhe do raportoj çdo ditë tek një shefi im, më tha.
-Nga je ti djalë, e pyeta?
-Nga Fieri, më tha.
-Shumë mirë, i thashë. Ku ke punuar më parë?
-Kam qenë pa punë, më tha. Tani më futën në punë.
U preva pak në fytyrë.
-D.m.th ju nuk jeni oficer profesionist, i thashë?
-Jo dhe aq, më tha, por pa dashje nuk vras, të jesh i sigurtë.
-Më vjen keq, i thashë, mos më fol me këtë gjuhë. Po shefi juaj kush është?
-Është një nga Lezha, më tha.
-Po ai ç’punë bën, i thashë?
-Ai është oficer i vjetër, më tha.
-Ku të punon babai ty, i thashë, për të ndërruar muhabetin?
-Nuk jeton, më tha. E kanë vrarë.
-Kush e ka vrarë, e pyeta?
-Nuk e dimë akoma. Më 21 Janar e vranë, para godinës tuaj. Ndaj kam ardhur roje pranë teje, të ma tregosh. Djali i Faik Myrtaj jam.
Mu ngjeth mishi i gjithë.
-Po shefi jot kush është, i thashë, dua të flas me të?
-Është xhaxhai i Aleks Nikës, më tha.
Kërceva përpjetë dhe rashë nga kolltuku.
Atë kohë e kuptova që isha në gjumë dhe po shikoja një ëndërr të tmerrshme. U shkunda i gjithë, shkova në banjë dhe u hodha ujë syve. Pastaj futa kokën në çezmë. Ëndërr e poshtër. S’kisha pa ëndërr më të poshtër. Pashë nga TV. Prapë po flitej për Gardën, Saimir Tahirin, 21 Janarin.
Nga e pashë këtë dreq TV, thashë me vete dhe e fika. Akoma nuk e kisha mbledh veten. Thirra me urgjencë Flamurin dhe Jozin.
-Duhet të reagojmë për Gardën, u thashë. Ka shumë mundësi ta shkrijnë dhe të marrin ata të 21 Janarit të na i vënë si roje, për të na hequr qafe.
-A të bëj një deklaratë unë Doktor, të them që kjo është gabim, tha Flamuri?
-Pusho mor ti, i thashë. Le se e bën Jozi e para.
-Jo, i pari duhet me e bë Luli, se ai ka punë me 21 Janarin, tha Jozi. I tash unë po e bëj, veç ai s’duhet me shptu krejt.
-Bëje se kemi kokën në rrezik njëherë, pastaj flasim për kokën e Lulit, i thashë. Duhet të rezistojmë dhe ta fitojmë këtë betejë. Përpara!
Megjithese kjo eshte nje trill, “AI Mospastepjesi” e ka te rregjistruar ne koke kete enderr, qe e shikon me sy hapur.
HA HA HA HAHA, PO PELENAT, JA NDERRUAT O JOZI?
“…Ndaj kam ardhur roje pranë teje, të ma tregosh. Djali i Faik Myrtaj jam.
Mu ngjeth mishi i gjithë.
-Po shefi jot kush është, i thashë, dua të flas me të?
-Është xhaxhai i Aleks Nikës, më tha….”
http://goo.gl/oqnJRs
dhe mua….
I Madhhhhhh mero….
ahhh sikur te ishte reale…. hahahaha
djali i Faikut te ndjere
xhaxhai i Aleksit te ndjere
Kerme e ndyre do perballesh shume shpejt me shpirtrat e tyre dhe nuk do shpetosh kollaj.
Jo fort e keqe si ide…:-)
E bukur! Sa afer ke ndejtur me Sali Berishen or Mero Baze qe e nje kaq mire?
Brilante!
Kane shkuar me 21 janar te perdorur dhe aspak per revolte te ndergjegjshme. Thjeshte kane shkuar si qeni ne rrush.Turper atav qe i derguan atje per te goditur institucionet e shtetit. Te majtit ketu e kane filozofi qysh heret. Edhe kur u vra Muco culli bajo topulli u mbajten fjalime,po keshtu edhe per Avni rustemin qe edhe pse ishte nje organizator guerilesish per atentate,prap fjalime histerike madje edh nga noli dhe u be nje palo revolucion katundaresh nga vlore,per turpin e atij dhe te atyre qe i bejne. Jane forma te peshtira te dhunshme skajshem dhe me pasoja e precedente te rrezikshem. Ne keto raste mobilzohen njerzit me te dhunshem,gangsteret,hajdutet rrugaqet e tere soji e sorollopi i me te ligeve ne nje shoqeri,gjoja ne emer te nje kauze mbare popullore.
O Mark!
Akoma me keto ti?
Akoma e beson se i cuan ashtu si mendon ti?
Do beje mire ti beje nje lavazh trurit per te bere te mundur qe edhe ti,ashtu si gjithe njerezit racionale,te flasin me mendjen e tyre dhe jo qesim!
mark,e ke mbaruar filloren ne xhuxhe te fanit te mirdites,mer derr?na I shpifet soji juaj,aman.
Kete duhet ta lexoje Edi Rama dhe Saimir Tahiri dhe ta beje realitet. Hak pa mare dhe borxh pa lare nuk do te ngelet
endra qe ka pare sala duhet ber ralitet ne rast se nuk viret drejtesia ne vent gjyna qe herdhi p.s. ne pushtet
Me duket se ‘endrren’e paska pare —-Marku—- dhe jo Saliu !