Shënime nga Ditari i Doktorit: Si e qetësova Fatmirin për mandatin

3 Tetor 2013, 20:59Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Si e qetësova Fatmirin për

Sot e nisa ditën me Fatmirin. Ishte i shqetësuar dhe donte patjetër të bisedonim së bashku. I lashë një takim në orën dhjetë, por u vonova pak se në zyrë më kishte ardhur Kaçi.

Kaçi po më shpjegonte gjerë e gjatë se si mund të mundej Edi Rama tani që ishte kryeministër. Sipas Kaçit, sa më shumë deputetë të shkonin tek PS, aq më shumë rritej zemërimi në PS, dhe sipas llogarive të tij, Rama mbetej me më pak se 70 deputetë nëse vazhdonin shkonin aty deputetë të tjerë. E kishte shkruar formulën në një letër dhe ma la mbi tavolinë. Shquhej me germa të mëdha shënimi.

PS + LSI + republikanë, baras me humbje.

PS + LSI + çamë, baras me humbje.

PS – LSI – aleatë, baras me humbje.

PS – Rama, baras me fitore.

Po i studioja me vëmendje dhe në fakt nuk po dilte ndonjë vijë logjike. Kështu duke u përpjekur të kuptoja ç’më thoshte Kaçi, kaloi orari që kisha lënë me Fatmirin dhe ai më duket se u mërzit. I ra disa herë telefonit. Kaçi e kuptoi që e kisha me ngut dhe u ngrit vetë.

-Do t’i them Tan Hoxhës të bëjë një shkrim ta kuptosh, më tha dhe iku.

Ndërkohë që Kaçi doli, hyri Fatmiri.

Ishte i prerë në fytyrë dhe i alarmuar.

-Çfarë ka ndodhur, i thashë.

-Më duhet të marr një firmë tek Luli që kaloj me pëlqimin tuaj nga Partia Demokratike, tek Partia Republikane, tha.

E pashë një moment i habitur, pastaj u kujtova që Fatmiri është deputet i PD.

-Patjetër, i thashë, i them Lulit të ta japë.

Por duket se nuk u qetësua.

-Na more më qafë me këtë Kaçin, tha. Se qëkur kaloi ky nga PS tek PD, nuk kanë më turp deputetët dhe ikin nga një parti në tjetrën. Ja më iku dhe mua ai i Elbasanit.

-Epo le të ikin, i thashë. Nuk është çështje numrash, është çështje parimi. Ne do qëndrojmë.

-Nejse, u bë kjo tani, të paktën të kaloj dhe unë nga PD tek PR, tha, se nuk ka lezet.

-Shikoje një herë, i thashë, se keni ngelë tre vetë dhe nuk bëhet grup parlamentar. Pse nuk bëhesh bashkë me çamët?

-Nuk bëhemi dot se quhet grupi i deputetëve çamë, më tha. Do bëhemi qesharakë. Unë jam republikan me mandat të PD-së dhe të futem në grupin parlamentar çam.

-Fatmir, ti ke qenë prej kohësh luftëtar i çështjes çame. Bëje këtë, mos ki turp, i thashë.

-Dakord, po do na vijë dhe ai Nard Ndoka aty, tha Fatmiri. Nuk ka lezet.

-Tani s’kemi ç’i bëjmë kësaj pune, i thashë. U bë kjo punë.

U vendos një heshtje.

-Çfarë maskarai ai deputeti i Elbasanit, tha, si e tradhtoi Partinë Republikane?

-Gjë e ulët shumë, i thashë. I duhet dhënë përgjigje e merituar. Por ti mos u shqetëso. Bisedoj unë me Shpëtimin dhe ti kalo nga PD-ja tek PR, pastaj nga PR-ja tek Çamët. Flas dhe me Ndokën të bëhet dhe ai, dhe bëni një grup parlamentar se merrni financime. Pastaj i ndajmë lekët.

-Dakord, më tha. Na prishe punë me atë Kaçin, tha prapë. Po të mos e kishe bërë atë deputet, do ishim rehat tani.

-Po të mos bëja atë, nuk do të bëja as ty Fatmir, i thashë. Prandaj mos u dëshpëro. Nuk të del keq. Tani unë flas me Lulin të ta heqë mandatin e PD dhe merr të PR. Pastaj hiq të PR dhe futu tek grupi çam. Vetëm po shkove të çamët, ju dua besnikë të gjithëve.

-Patjetër Doktor, tha.

9 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Si e qetësova Fatmirin për mandatin”

  1. DREJTESI says:

    Hahahahahahahahaha,me gajase ?

    “….bëni një grup parlamentar se merrni financime. Pastaj i ndajmë lekët”.

    U ka bo keq per pare,Mero!

    1. FLORI NYC says:

      Ktu as PARJA nuk te bo fajde or DREJTESIA:

      http://ow.ly/ptD7f

  2. Kastriot says:

    Sigurisht qe patjeter… Kot nuk tone: Çami dhe besa eshte si Dielli dhe Vesa…

    1. Albi says:

      Nuk e di per diellin dhe vesen un kam lexuar Bajronin dhe thote te tjera gjera per camet.

  3. KADAFFI says:

    KËTU NUK TË HEQ ASNJË PRESJE O MERO!
    PËRPARA FITORE!

  4. safiu says:

    Vetëm po shkove të çamët, ju dua besnikë të gjithëve.

  5. Kavajsi says:

    Sa per dijeni, Mediu nuk eshte cam.

  6. Pijaneci says:

    Për herë të parë e dëgjoj: “Çami dhe besa, si dielli dhe vesa”. Shumë e goditur @Kastriot!

  7. Albani says:

    Ne Partine Fashiste Demokratike te Shqiperise e udhehequr nga njeriu me i urryer i shqiptareve, me emrin Sali Serb Berisha, pervec ketij, antishqiptari, tradhetari te interesave te kombit shqiptar dhe te vete shqiptareve, vrasesi dhe mashtruesi, pervesi dhe pedofili, ka dhe shume fytyra te tjera te neveritshme, por menjehere mbas ketij qe permendem me siper vijne Njazi Kosovrasti dhe Apollon Bace. Sa here qe i shoh apo i degjoj me duket vetja sikur me kane pushtuar dy gjarperinj, apo neperka, dy zvaranike prehistorike. Si Njaziu, ashtu edhe Apolloni plotesojne me se miri mozaikun fashist te krijeses PD, e cila jo vetem qe nuk e meriton te quhet Parti Demokratike, e pakta mund te quhet parti fashisto-naziste, parti si ajo ne Greqi Agimi i Arte, luftenxitese, kriminale, nxitese e baraspeshimit te shtetit grek. Po e tille eshte edhe PD me ne krye dhjeramanin, gojebythen Sali Berisha.
    Ajo qe mund te them me kete rast se ai (Sali Serb Berisha), nuk mund te vdese pa perseritur nje tjeter 1997 ne Shqiperi. Ky njeri nuk mund te pranoje qe te jete nje deputet i “thjeshte”, qe te komandohet nga nje Lul Bythorja apo nga nje Paloqe, apo te shohe se ne krye te Shqiperise eshte nje tjeter dhe jo ai, “profeti”, i “dereguari i Allahut”, por nje tjeter. Duhet te vleresohen paralajmerimet e tij per destabilizim, per lufte dhe per fatalitet! Sali Vrasesi dhe Sali Shkaterruesi eshte ne gjendje te beje gjithcka, mjafton qe te jete kunder interesave te Shqiperise dhe te shqiptareve, sepse kete i kerkojne ata qe e sollen ne pushtet nga 1992, e deri me 23 qershor, 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje