Sot është një ditë e trishtuar. Piktori ka heqë dorë nga një arritje e madhe e Shqipërisë, nga arritja ndoshta më e madhe që ka njohur historia jonë.
Pas tetë vitesh në pushtet, ia arrita që Shqipëria të ishte vendi i dytë pas Gjermanisë në Evropë. Ekonomia jonë njohu rritje të papara. Në krahasim me Merkelin, të ardhurat e kryeministrit shqiptar u dhjetëfishuan, kurse në krahasim më drejtorin e Dojçe Postës, të ardhurat e drejtorit të Postës Shqiptare u 30-fishuan. Në një krahasim të thjeshtë mes të ardhurave që kanë siguruar biznesmenët tanë në krahasim me ata të Gjermanisë, rezulton se biznesmenët tanë kanë ndonjë normë më të lartë fitimi. Gita më njofton se të ardhurat e klientëve të saj kanë njohur rritje të pazakonshme.
Të gjitha këto na bindnin se ne jemi vendi i dytë pas Gjermanisë.
Po çfarë ka ndodhur?
Piktori, i cili nuk ndjek dot ritmin e Gjermanisë, meqë në krye të saj është një femër, ka vendosur të njollosë Shqipërinë dhe ta quajë vend të botës së tretë.
Ai ka shfrytëzuar disa institucione armike ndërkombëtare të Shqipërisë, që na urrejnë historikisht, siç është Banka Botërore, e cila ka përgojuar dhëndrin tim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, që më ka sulmuar mue personalisht, si dhe diplomatë antishqiptarë, për të na klasifikuar në vende të botës së tretë.
Ky klasifikim makabër bëhet me qëllim që të krijojë idenë se e ka gjetur Shqipërinë në krizë dhe pastaj brenda vitit ta çojë menjëherë pas Gjermanisë.
Por ne do ta denoncojmë këtë mashtrim.
Thirra sot Aldon dhe ia shpjegova gjithë këtë situatë. I thashë që ne jemi pas Gjermanisë, por Piktori thotë se jemi si në Afrikë, por nën udhëheqjen e tij do shkojmë drejt Gjermanisë. Dil e denoncoje këtë gjë, i thashë.
Aldo në fillim u hutua. Pastaj po fliste me vete duke e llogaritur me gishta….
-E kuptova, tha. Nga Tirana në Gjermani është më shkurt se sa nga Afrika në Gjermani…
M’u desh ta sqaroj dhe një herë. I thashë që ne jemi të dytët pas Gjermanisë, por Piktori thotë që jemi si në Afrikë me qëllim që brenda vitit të deklarojë se jemi pas Gjermanisë.
-E kupton apo jo, është duke gënjyer.
-E kuptova, tha Aldo. Po dal t’i them që ti kërkon të dalësh pas një viti pas Gjermanisë, por kjo s’do ndodhë kurrë….
E pash që Aldo nuk e kuptonte mirë situatën.
-Dil e thuaj çfarë të duash, i thashë, se nuk ka rëndësi. Nuk para të dëgjojnë me vëmendje ty. Nxjerr dhe Laurën dhe Majlindën ta sqarojnë.
-E kuptova, e kuptova, tha. D.m.th Piktori do që të thotë se Doktori na ka çuar në Afrikë…
Tani e kuptova. Jam i qartë.
E përcolla Aldon me pak shpresa se e kish kuptuar idenë dhe thirra Majlindën ta sqaronte më mirë. I shpjegova që Aldo nuk e kuptoi mirë,
-S’ka problem, tha Majlinda, se as ata nuk e kuptojnë dot Aldon. E shpjegoj unë.
Kështu më në fund u vu në funksion mekanizmi i denoncimit.
Ky turp që Piktori po i bën Shqipërisë do marr përgjigjen e merituar.
Në drekë u ula të shikoj lajmet. Doli Aldo, foli pa i lëvizur asnjë qime. Pastaj Majlinda. pastaj Laura. Pastaj Jozi. Pastaj… gjithçka u bë e përkryer.
Piktori mori përgjigjen e merituar.
Ndërkohë telefoni po më binte vazhdimisht. Ishte Aldo përsëri.
-Tani po dëgjoj veten të televizor, tha, dhe po e kuptoj tamam çfarë ke dashur të më thuash. Nuk di a më kuptove?
-Të mirëkuptoj, i thashë… ne do fitojmë. Piktori është inferior të qëndrojë pas Merkelit dhe do të jetë në radhë me zezakët e Afrikës. Por ne nuk do ta lejojmë. Përpara!
ALDO KOMPETENTI
“…Ndërkohë telefoni po më binte vazhdimisht. Ishte Aldo përsëri.
-Tani po dëgjoj veten të televizor, tha, dhe po e kuptoj tamam çfarë ke dashur të më thuash. Nuk di a më kuptove?…”
http://bit.ly/1bzwE44
Nje verejtje kam o Mero:
Baca Sali nuk i therret zezake,
por ” negro” keta konkurrentet tane ?
Z.Mero je i madhe!