Shënime nga Ditari i Doktorit: Ristani, denoncuesi i vërtetë i vjedhjes së votës

10 Tetor 2013, 21:59Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Ristani, denoncuesi i vërtetë i

Sot vendosa të mos hesht. Emërimet e fundit në polici ishin një atentat i rëndë kundër meje, Familjes sime dhe të ardhmes së fëmijëve të mi. Duhet të reagojmë patjetër si parti.

E thirra Lulin në telefon t’ia shpjegoja situatën.

-Dëgjo, ajo që ka ndodhur është e rëndë, i thashë. Është atentat kundër meje, kundër Familjes sime dhe të ardhmes së fëmijëve të tu. Por mos mendo se dhe ti do ta kesh të lehtë.

-Jam shumë i qartë Doktor. Nuk e vë fare në dyshim. Atë po shikoja tani. Na ikin nga duart minimumi nja 4 mijë metra katror ndërtim, me 3 mijë euro minimumi që është aty, minimumi 12 milion euro. Unë me Zenin kemi rënë dakord 60 me 40 për atë, kështu që natyrisht që humbasim të gjithë. Po ai i xhamisë u tregua plehrë…

-Dëgjo, ai është muhabet tjetër, i thashë. Do merrem vetë me atë. Po ti duhet të merresh me këto emërimet në polici. Duhet me dalë e me thënë që janë emëru policë që janë hajdutë votash…

-Ah, të kuptova Doktor, tha Luli. Shiko, unë e kam pak siklet këtë punën e votave se do fillojnë pastaj kanë hequr hajdutët e votave të tu. A t’i them Flamurit të dalë të reagojë?

-Jo, Flamurin jo se i thonë pastaj të ka heqë kuksianët e tu. Nuk bën, pastaj ti e di vetë Flamuri sa t’ia shkruajmë, sa ta lexojë ai disa herë, sa ta thotë, shkoi darka…

-S’kemi kujt i themi tjetër Doktor. Vetëm po foli Olldashi, po unë nuk flas me atë.

-Në asnjë mënyrë, ai s’duhet të flasë fare për këtë çështje se ai i ka heqë nga puna.

-Atëherë të flasë Ristani Doktor, se ka qenë zëvendësministër i Brendshëm.

-Ke të drejtë, Ristani. Lëre se e gjete. Flas unë me të.

E mbylla me Lulin dhe mora Ristanin.

Ai m’u përgjigj nga ana tjetër e telefonit, por sapo kuptoi që ishte zëri im, u dëgjua një zhurmë dhe telefoni u ndërpre.

Pas pesë minutash mori vetë.

-Çfarë ndodhi, i thashë.

-Më fal Doktor, më ra telefoni nga emocioni nga duart dhe m’u fik, më tha. Ma bë hallall.

-S’ka problem, i thashë. Shkruej.

-Prit një minutë Doktor sa të gjej një laps e letër, më tha.

Fillova t’i lexoj.

Deklaratë.

Policia e Shtetit po kthehet në një institucion bandit ku po emërohen figura të zeza të policisë, që kanë vjedhur vota dhe kanë rrahur opozitën… Partia Demokratike është e vendosur të luftojë deri në fund kundër çdo hajduti votash në këtë vend, të cilëve do t’u digjet toka nën këmbë dhe nuk do gjejnë kurrë qetësi…

-E shkruajte, i thashë.

-Po po Doktor, e shkruajta, po shumë e ashpër është.

-Arben, e ke gabim, i thashë. Kush prek votat, kush vjedh votat, kush manipulon zgjedhjet, është armik i madh i këtij kombi dhe ne nuk do ta lëmë të gjallë.

Papritur pashë se Arbeni nuk po fliste më.

-Arben, a je aty i thashë.

-Këtu Doktor, por jam pak në siklet. Ti e di që unë për ty jam gati të sakrifikohem, por jo për Lulin. Unë vodha votat se mendoja se të duheshin ty, por ta dija kështu, s’ia kisha vjedhë…

-Arben, më fal, i thashë. Ti nuk ke vjedhë vota, Luli nuk ka vjedhë vota, unë nuk kam vjedhë vota, vota kanë vjedhë ata. Ti ke bë detyrën. Nuk e kemi me ty, e kemi me ata banditë. Ata do t’i përmbysim dhe një herë si baballarët e tyre. Përpara!

9 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Ristani, denoncuesi i vërtetë i vjedhjes së votës”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Ha ha ha ha ha:

    “Sot vendosa të mos hesht. Emërimet e fundit në polici ishin një atentat i rëndë kundër meje, Familjes sime …”

    http://goo.gl/SbbDpH

  2. Eliza says:

    Mero je i paparë!!!!!

    …Ti e di që unë për ty jam gati të sakrifikohem, por jo për Lulin. Unë vodha votat se mendoja se të duheshin ty, por ta dija kështu, s’ia kisha vjedhë…

  3. KADAFFI says:

    MERO NUK MBROHEN KËSHTU TEPELENSIT E TU QË TË KAN RRAF DHE TY KUR ISHE ME PD,
    DOBËT KËSAJ RRADHE,NDRRO TEMË NUK BËHET HUMOR ME KRIMINELIN NË OPOZITË,KISHTE SENS KUR ISHTE NË PUSHTET DHE E DOBËSOVE ME GAZETËN EDHE RUBRIKËN E ANTENËS,TANI KËRKO DËNIMIN E TIJ&COMPANY DHE NGA QEVERIA NË ARDHJE KËRKO PËRGJEGJËSI MAKSIMALE SEPSE PO E QELB PA DALË MIRË NGA VEZA.
    TË LUTEM REFLEKTO MERO

  4. Muratori says:

    Hahahahaha…. Je i madh Mero Baze!

  5. Teater Kukllash says:

    Sa hidhur te vjen kur lexon kete dialog batakcinjsh dhe sjell nder mend se cilat kukullave ju la ne dore drejtimi i vendit gjate gjithe ketyre viteve te pseudo-demokracise shqiptareske.

  6. shkodrani says:

    hahahahahahahahahahaaaaaaaaaa

    u dëgjua një zhurmë dhe telefoni u ndërpre.

    Pas pesë minutash mori vetë.

    -Çfarë ndodhi, i thashë.

    -Më fal Doktor, më ra telefoni nga emocioni nga duart dhe m’u fik, më tha. Ma bë hallall.

    kjo pjese asht per te portokallia ose te apartamenti 2xl

  7. Ilir Arberi says:

    Pa futr Saliun Brenda nuk gjen rehat ai vend, le qe eshte edhe shpirti I atyre qyqareve te 21 janarit, vrasje ashiqare te Berishes.

  8. ali says:

    Neqoftese Sala eshte hajduti nr. 1 i votave , Ristani ose shkurt Ristoja eshte hajduti nr. 2 i votave te te
    gjithe fushatave te PD-se ! Haleja Sales !!!!

  9. elmeida says:

    Po Ristanin gjetiii?!…..therret hajduti kapeni hajdutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje