Shënime nga Ditari i Doktorit: Ç’na duhet xhamia pa dyqanet?

8 Tetor 2013, 20:55Antena TEMA

Sot është një ditë e zezë. Piktori, me armiqësinë e thellë që i buron ndaj besimit mysliman, u ka bërë atyre një atentat të rëndë. Ka ndërhyrë në planin rregullues për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, duke ndaluar ndërtimin e dy kullave në krah të saj, që do të ishin qendra biznesi.

Lajmin ma solli i pari Zeni. Erdhi në shtëpi qysh në mëngjes dhe tha se e kishin njoftuar nga brenda KKT se po ndryshonin planin për kullat ngjitur me xhaminë.

-Kanë kërkuar dokumentacionin, më tha, se kush po i ndërton. Unë i thashë të fshehin letrat. Dhe më premtuan se do t’i fshehin.

Në drekë erdhi prapë Zeni.

-Hë, ç’u bë me letrat, i thashë.

-M’i fshehën, tha. Kur ka hyrë piktori në mbledhje, ka kërkuar dosjen, nuk kishte asnjë letër.

-Dua ta di kush i ndërton, kishte bërtitur Piktori.

-Nuk kemi letra, i kishin thënë. Nuk kemi dashur të ndërhyjmë në punët e Xhamisë. Na kanë thënë që i ndërton një i dërguar i Allahut, por ai nuk duket.

-Hë, e ka besuar?

-Jo! O më sillni letrat, ose kjo s’ka për t’u bërë, tha.

Si përfundim Piktori ndërhyri në punët e Zotit dhe në fund të mbledhjes nuk lejoi të ndërtoheshin dy kullat e Zenit.

Zeni u shqetësua shumë. Kishte bërë gjithë ato përpjekje për ato kulla. Kishte spostuar projektin nga Pallati i Kulturës tek Parlamenti vetëm për atë tokë. Dhe vjen një ateist i pafe dhe ndërhyn në punët e Zotit dhe i kërkon Allahut t’i tregojë se kush ndërton atje. Po këtë vetëm një i çmendur dhe i pafe mund ta bëjë. Si mund t’i kërkohet Allahut të dekonspirojë të dërguarin e tij tek toka e Namazgjasë në Tiranë?

Vetëm një ateist i pashpirt mund ta bëjë këtë.

Edhe Zeni ishte shumë i mërzitur.

-Na dëmton shumë kjo punë, tha. Jo vetëm se na ikën ato lek nga duart, por do hapet dhe fjala në Tiranë që nuk jam më i fortë për leje dhe s’do vijë më njeri. Kjo tregon se Lulin s’e pyet njeri fare.

-Nuk do ta lejoj kurrë këtë, i thashë. Prej nesër fillojmë protestat. Xhaminë e japim, dyqanet nuk i japim. Kjo do të jetë parulla. Ç’kuptim ka të ndërtosh gjithë atë xhami pa ndërtuar më parë një qendër biznesi. Ku do bëjnë pazar besimtarët, ku do pinë një gotë, ku do çlodhen, ku do takohen me njëri- tjetrin? Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë skandal. Ai nuk ka shpirt.

-Do reagojmë, i thashë Zenit. Ja do marr Lulin dhe do t’i them ta denoncojë.

E thirra Lulin dhe ia tregova të gjitha. I thashë që duhet të reagosh fort për dyqanet. Nëse nuk na jep leje për dyqanet, nuk e duam fare as xhaminë. Ç’na duhet xhamia pa dyqanet?

-Ke të drejtë Doktor, më tha. Sa e mora vesh, u shqetësova shumë. Dhe unë jam dakord që nuk na vlen xhamia pa dyqanet. Ai bllokon dyqanet, unë do bllokoj xhaminë. Dhe do t’u them myslimanëve xhaminë ua bllokoi Rama. Nuk ka kuptim të ndërtohet xhamia pa dyqanet.

-Bravo, i thashë. Ke kapur thelbin. Dil e thuaju myslimanëve s’ka xhami pa dyqane dhe s’ka dyqane me Edi Ramën kryeministër. Të çohemi ta rrëzojmë. Përpara!

15 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Ç’na duhet xhamia pa dyqanet?”

  1. Tironci says:

    Nese muslimanet duan xhami le ta bejne, nese duan salltanete, te pirdhen.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      “Ç’na duhet xhamia pa dyqanet?”

      http://goo.gl/agTfM2

    2. Plaku says:

      Hahaha….zaptun qendren e tirones, na e bojne zgjimin qe ne 5 te mjesit me altopalande .

  2. LORA says:

    Ha,ha,ha,,,besimtarit qe nuk i duhet xhamia pa dyqanet!!!!!!!Pse ku do ta bejne ata kurbanin,po nuk pati dyqane??????????
    “Antena”,jeni te papare,urimet dhe falnderimet e mia me te mira per Ju.

  3. DREJTESI says:

    Prej nesër fillojmë protestat. Xhaminë e japim, dyqanet nuk i japim…:) ? ?

  4. luli says:

    Ne vitin e larget 1988 kengetari Bashkim ALIBALI i tha humoristit Zef DEDA(qe e imitonte shpesh Bashkimin) NUK MERRET RROGA VEC ME MUA O ZEF…………….

    1. MEMEDHETARI says:

      E bukur kjo qe thua mor luli me “l” te vogel,por Saliu eshte “miniere” e pashtershme humori dhe me Saliun do tallen e do qeshin njerezit jo vetem tani,por sidomos kur ai te shkoje ne destinacionin qe ka “kerkuar” vete prej kohesh,pra,ne burg…
      Pastaj,Merua eshte i vetepunesuar,prandaj mos u “shqeteso” shume…

  5. baca says:

    Dale,dale akoma Rama nuk ka filluar,Prit vrasjet e 21 Janarit,prit *97,*98 prit vjedhjet familjare,do te japesh llogari per bemat personale dhe ato familjare.pik Do te mallkosh zotin qe te pru ne jete.

  6. IVANI says:

    feja eshte opium per keta fare njeres me ngritjen e xhamise cfare i mbetet keti populli …apo kur te kete uri te shkoje te lepije muret e xhamise…shikoni or njeres ato qe jane me urgjente se nuk pyet barku i urtuar as per hoxhe dhe as per prift….se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria….dhe mos i mbani duart lart se dhe zoti te ka dhene sy dhe mendje qe ti ti therasish mendjes dhe mos shko pas njerzeve qe hiqen si te derguarit e zotit ….pervec se te madhit zot nuk besoj as ne hoxhe dhe as ne prift se jane njerzit me te pa bese dhe dredhanike…

  7. albania eagle says:

    Mero je i madh dhe ironik I holle!

    Vecoj:

    Lajmin ma solli i pari Zeni. Erdhi në shtëpi qysh në mëngjes dhe tha se e kishin njoftuar nga brenda KKT se po ndryshonin planin për kullat ngjitur me xhaminë—–dmth nuk fjetka ne shtepi qerrataj.

    Ku do bëjnë pazar besimtarët, ku do pinë një gotë, ku do çlodhen, ku do takohen me njëri- tjetrin?——–hajde besimtare anti-alkolhajde

  8. lisdushku says:

    Xhamine,me gjithe dyqane le ta bejne ne Bathore .Qendra eshte e qytetareve.Nuk duam as xhami,as dyqane.

  9. m m says:

    drurin,drurin,,, Druri ka dale nga xheneti,thote kurani….

  10. petrit says:

    Ju e dini Zotri..Se bisneset,sot ne bote jane bastarduar,se brenda artikujve,qe jane aq te domosdoshem per mbijetesen e njeriut-xhambazet e sotem-mund te tregtojn dhe djallin me [brire].Duhet te frenohen me cdo kusht per te mos I lejuar antishqiptaret, qe te ndertojn strehimet per kriminelet,per mafijan,hajdutet,per pijet alkolike apo qarkullimin e drogess..Shkurtimisht..Kishat dhe Xhamijat,nuk mundet te pranojne,krimin e se ardhmes,qe mund te rilindi ne gjirin e ketyre bisneseve -neqoftese-lejohen te ndertohen pran tyre,duke I krijuar problem te pa parashikuara..Dhe me ngjyra tragjike???

  11. Ilir Arberi says:

    O Zeno mos u bej budall, beju deshmitar I penum, trego nja dy pune te babes dhe ke me shpetu.pastaj shko falu , ene dije se ke bo mire veten e shpeton, baben qe te merr shpirtin e con ne venin e dyhur dhe ate zogun e ri qe ke si te dashur e gezon.Beju nje here I mencem ne jete mos jeto nen hijen e babes.

  12. tata says:

    lisdushku po ti nga je mor mut muti domosdo nga barijte e jugut je se tironc nuk je dhe ske per tu bere kurre si meruo juaj nga mallakastra e plehrave te kombit dotju qijme te gjithe robt mor perverse te jugut sic ju kemi qire nenen e edvinit dhe gruan e edvinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje