Sot isha i shqetësuar. Gazetat kanë botuar fotografinë e pikturës që unë mbaj në zyrë. Është piktura “Shkodrania” e Lin Delisë. Koleksionisti italian, që e kish, ia ka dhuru Lilit. Unë e Lili jemi burrë e grua dhe nuk ka asgjë të keqe që unë të mbaj pikturën që ia kanë dhuruar asaj.
Skandali që duan të sajojnë, është se piktura është dhuruar për një fondacion bamirës dhe duhet të përdoret për atë qëllim.
Lili ishte shumë e shqetësuar. Bëri disa telefonata si ta mbulonte skandalin. Disa anëtarë të bordit nuk ia hapën telefonin dhe kjo e shqetësoi më shumë.
Atëherë vendosa të thërras Ed Halimin. Atë kemi ekspertin më të mirë të drejtësisë.
E thirra dhe ia shpjegova situatën.
-Situata është kështu, i thashë. Lilit i kanë dhuruar një pikturë për fondacionin. Piktura vjen nga Italia me certifikatë origjinale. Lili e ka marrë dhe ma ka sjellë mua dhuratë në zyrë. Tani ti më gjej kuadrin ligjor që mund të përdorim për të kundërshtuar akuzat.
-Patjetër Doktor, më tha Ed Halimi. Është shumë e thjeshtë. E fillojmë me radhë. E para, piktura ka ardhur nga Italia për fondacionin?
-Po, i thashë.
-Deri këtu në rregull, tha. Fondacioni e ka marrë si dhuratë dhe ka premtuar se do ta përdorë në dobi të fëmijëve autikë?
-Po, i thashë.
-Deri këtu në rregull, tha, nuk ka asnjë shkelje. Lili ta dhuruar ty?
-Po, i thashë.
-Deri këtu nuk ka asnjë shkelje. Dhurata mund të dhurohet.
-Po ata akuzojnë që ka deviju qëllimin e bamirësisë, i thashë.
-Ja fusin kot, tha. Kjo rregullohet me dy mënyra. E para, fëmijët autikë ta kanë dhuruar ty pikturën se i ke ndihmuar si kryeministër. E dyta, mund të marrësh një vërtetim që dhe ti ke qenë fëmijë autik, por je përmirësuar me kalimin e kohës dhe e mban në shenjë respekti ndaj tyre.
Kjo e dyta m’u duk e rëndë.
-Po zgjedhim variantin e parë, i thashë.
-Deri këtu në rregull, tha. Atëherë, Lili të bëjë një vërtetim që fëmijët autikë ta kanë dhuruar ty pikturën në shenjë respekti për ato që ke bërë për ta.
-Po sikur prokuroria të hetojë çfarë kam bërë për ta, e pyeta unë.
-Është e thjeshtë, tha. Ti i ke krijuar qetësinë e duhur gruas që të merret me ta. Kur ata shikojnë gruan tënde të qetë, qetësohen dhe kanë të drejtë të të japin një dhuratë.
-Po sikur të më pyesin pse more pikturën “Shkodrania”, i thashë, dhe nuk more një tjetër?
-Do të thuash ‘për respekt të Jozit. Meqë e kam pasur bashkëpunëtoren shkodrane, ata menduan të zgjedhin pikturën “Shkodrania”’.
M’u duk bindëse.
Për të qenë më i sigurt, thirra dhe Aldo Bumçin. Ja shpjegova situatën dhe variantet që kishim për t’u shpëtuar akuzave.
I dëgjoi me vëmendje dhe buzëqeshi.
-Paske qenë vërtet fëmijë autik kur ke qenë i vogël, më tha. Më vjen mirë që ia ke arritur t’ia dalësh. Edhe unë kam qenë, po më ka ardhur zor të të them. Tani ndjehem më mirë.
E pashë që nuk e kuptoi fare përse e kisha thirrur. Dhe m’u duk e sinqertë ajo që tha për fëmijërinë e tij.
-Do t’i hedhim poshtë akuzat, i thashë, do t’i shkatërrojmë. Ata nuk mund të përlyejnë zonjën time si hajdute pikturash. Do t’i përmbysim. Përpara!
Ky muhabeti i piktures zgjidhet kollaj. I thote ndonjerit nga ata piktoret sahanlepires qe t’i beje nje kopje te saj dhe thote qe ne mur nuk kam origjinalin, por kopjen. Origjinalin e vendos mbrapsht tek Liria dhe u krye. Vendos tek zyra kopjen, merr TV Klan ne zyre, tregon qe nuk eshte origjinali dhe cmonton te gjithe lajmin “dashakeq” qe shpiken bijte e eterve sipas tij. Edhe rri na can trapin ne facebook perseri e perseri deri sa te vije dita dhe ta marre dreqi ne barkun qe e polli.
HETIM TETO LILIT ME THEMEL:
?
http://ow.ly/pVoV4
Lili dje asht thirr ne prokurori me deshmue per 100 piktura qe I ka zhduk.
Te mos merakoset fare Doktor Pinoku, se nuk do e gjeje gje per pikturat, se pastaj denohet si Kafete e Nexhmijes.
Pinoku dhe familja e tij Gjakpirese do denohet per krime monstruoze.
Ju lumte keni hyre vertet ne thellesi te mentalitetit te Saliut , kopila apo keni fillu me e pergju,hahaha, kaq do ai trapi kurte filloje te hiqet si I ndjekur dhe persekutuar, hahaha, vazhdo Sali vazhdo po tani ke per te ikur me shpejt per lesh po vazhdove keshtu.E ka thene shoqja e jote shkodrane: keni per te ik per lesh.
Po fondacioni kur e ka radhen per hetim,se eshte me keq se kazinote.Per 8 vjet nuk eshte kontrolluar ndonjehere gjoja eshte per bamiresi.Turp ti vije qe don te perfitoje nga femijet autike ,ky eshte krim me i rende se cdo krim shteteror.
Drejtoresha tjetër e Ramës, ajo e doganave ishte drejtoresha që në daljet e para publike fliste shpesh për traun e doganave. Sipas saj, ai nuk do të ngrihej më nga njerëzit me bark, ndërsa u shpreh se pesha e saj ishte pupël. Kur kaluan vetëm pak ditë nga posti që mori, ajo është përfshirë në një skandal ku trau i antikontrabandës është “ngritur” për t’i hapur rrugën një dëmi që sipas drejtorit të Antikontrabandës kap vlerën e 2 milionë dollarëve.
“Bëhet fjalë për aksionin e kryer para pak ditësh në magazinën e kompanisë “Kurum”. Dyshohet se nga kjo kompani ka dalë në rrugë të jashtëligjshme pa u zhdoganuar një sasi hekuri prej 4 mijë tonësh. Subjekti me këtë veprim mund të ketë shmangur pagesën e TVSH-së në vlerën e 450 mijë eurove, arsye për të cilën ndaj kompanisë “Kurum” ka nisur një proces hetimi rreth shkeljeve të mundshme. Bëhet fjalë për një aksion prej 2 milionë dollarësh dhe mendoj se është pikërisht kjo arsyeja për të cilën po krijohet kjo situatë përreth meje”, deklaron drejtori i Antikontrabandës, Meidani, i cili menjëherë sapo ka ulur traun e doganës, duke mos lejuar këtë kontrabandë në nivele të tilla është pezulluar nga puna.
Vetë Meidani u shpreh në media para dy ditësh se, shkarkimi i tij është bërë nga Spiropali, pasi ai i kishte vendosur një gjobë prej 1.4 milionë euro kompanisë “Kurum” për fshehje të TVSH-së së hekurit me vlerë rreth 2 milionë dollarë. Meidani deklaroi se, “m’u bë e qartë nga njerëz të “Kurumit” se, nëse e çoja në fund atë aksion, do të kisha pasoja”. Shefi i Antikontrabandës u largua nga detyra pse zbuloi skandalin e korrupsionit të 2 milionë dollarëve, por nuk dihet se në xhepat e kujt do të shkojnë këto para, të Spiropalit, apo të Ramës?!
Urdhri i largimit është dhënë nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, e cila një ditë pas deklaratës së Meidanit për largimin hakmarrës nga detyra, deklaroi se, “pezullimi i Denion Meidanit është bërë, pasi ai ishte në provë prej tre muajsh dhe nuk i plotësoi kriteret”. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Ramës, por faktet flasin krejt ndryshe. Meidani ka nisur detyrën si Shef i Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave para tre muajsh, pas nënshtrimit të konkursit, të cilin e kishte fituar mes mjaft konkuruesve të tjerë. Vetë Spiropali u emërua në krye të Doganave, pa konkurs dhe pa asnjë meritë. Shkaku i vërtetë i largimit nga detyra i shefit të Antikontrabandës është zbulimi i korrupsionit 2 milionë dollarë. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, nga njëra anë lejon thyerjen e traut të doganave, siç ishte rasti i para pak ditëve në Doganën e Kapshticës, ku u lejua futja e një furgoni me 114 kg mariuanë në tokën greke, ndërsa nga ana tjetër, largon nga puna shefin e Antikontrabandës pse zbuloi një evazion fiskal prej 2 milionë dollarë në kompaninë “Kurum”.
Që t’i ketë sajuar këto shifra Meidani, kjo është absurditet. Edhe drejtoresha e Ramës nuk e thotë këtë. Shkak për shkarkimin e tij zyrtarisht është bërë Kodi i Etikës. Pra, nxjerrja e sekretit në publik për këtë kontrabandë të pastër. Po përse duhej të mbahej e fshehtë dhe të mos bëhej transparente në publik. Arsyeja ka të bëjë me një bakshish të majmë që ka qarkulluar nën dorë në rastin konkret. E thënë ndryshe, ato para që drejtori i Antikontrabandës kërkoi të dërgoheshin në arkën e shtetit, drejtoresha e Ramës ka menduar ndryshe, janë më mirë ato para në xhepin e saj dhe shefit që e emëroi se në arkën e shtetit. Ndaj urdhëri i Ramës ka qenë i prerë, drejtori të shkarkohet se për pak i prishi pazarin, ngjarja të mbahej sekret dhe ryshfeti të kalonte nga drejtoresha tek shefi i saj në krye të qeverisë. Dhe ashtu është bërë, drejtori është shkarkuar. Firma është shpëtuar dhe paratë kanë shkuar atje ku janë kërkuar. Kjo po që është RILINDJE.
Qenka KADAFFI gjalle? Ore Kadaf ore koke lope. Po pse ke kete nivel duhet te fhshihesh nese akomna je pa fshire nga administrata. Paske vjedhe kompjuterin e zyres se keshtu e di ti qe behesh kuader. Vidh nje diplome ketu e vidh ca para atje dhe neser gdhihesh si GJINI I BASHKISE.
Cfare hataje e ka gjete kete vend aman.
thjesht fantastike , thjesht sarkazem .