Sot pasdite kam qenë i shqetësuar. Disa roje private, që kam jashtë shtëpisë, u ngjitën të shqetësuar lart dhe trokitën në derë.
-Çfarë ka ndodhur, u thashë.
-Janë shtuar shumë policët në fillim të rrugës, më thanë. Po afrohen nga të dy drejtimet.
-Çfarë makinash kanë, i pyeta.
-Vetura dhe furgonë, më thanë.
-Atëherë është e qartë, i thashë. Edi Rama ka vendosur të më arrestojë. Ai po bën një gabim fatal, një gabim historik. Jam i qartë, u thashë. Shikoni a është Niko Brahimi ai që i jep makinës?
Doli një nga rojet private poshtë, verifikoi situatën dhe u kthye sërish.
-Po shef, tha, Niko Brahimi është.
-Atëherë është e sigurt, i thashë.
Thirra Lilin, i thashë më bë gati rrobat.
Ajo u pre në fytyrë.
-S’mund ta bësh këtë, tha, pa lajmëruar fëmijët. Të vijë Zeni një herë.
-Lajmëroje të vijë, po kjo punë ka marrë fund, i thashë. Do të bëj betejën më të madhe në histori kundër tyre. Do t’i akuzoj nga salla e gjyqit.
-Po përse mund të kenë ngritur akuzë, më pyeti.
-Nuk i dihet, thashë, se ç’do kenë sajuar. Po me siguri ndonjë nga këto firmat e fundit, meqë nuk kanë gjetur lek në arkë.
-E zeza unë që të thashë të na i jepje ato lekët për institutin tonë, më tha Lili. Mos e kanë për ato?
-Nuk besoj, thashë. Ata duan të më poshtërojnë. Me siguri do më arrestojnë për ndonjë banale se nuk ua mban të hapin 21 Janarin, Gërdecin, Rrugën e Kombit, Fazlliçin, se aty ngelin brenda. Me siguri do gjejnë ndonjë banalitet.
Ndërkohë mbërriti Zeni.
-Si është puna ba, tha, se pashë shumë policë tek rrugica.
-Kanë ardhur të më marrin, i thashë. Edi Rama po kërkon të prishë konsensusin për ligjin e nëpunësit civil. Po e bën njësoj si Fatos Nano më 1998… Dy ditë para se të jepja konsensusin për Kushtetutën, më arrestoi gjashtë vetë. Dhe ky do që pasnesër media të mos flasë për shkeljen e konsensusit, por për arrestimin tim. Është një gabim historik. Do ta pësojë.
Ndërkohë Zeni doli në dritare. Policët kishin bllokuar hyrjen e pallatit. Dëgjoheshin zhurma dhe kundërshtime. M’u duk sikur roja po rezistonte. Bërtiste me të madhe ‘s’ka ardhë shefi, nuk u lë të hyni’.
U kthye nga unë i prerë në fytyrë.
-E kanë me mua më duket, tha.
-Pse, për çfarë çështje, pyeti Lili e trembur.
-Kërkojnë kush është shefi i lojërave të fatit këtu poshtë pallatit.
I zverdhur në fytyrë mori telefonin dhe po udhëzonte rojën: I thuaj janë të Narit, janë të Narit, jo të miat, i thoshte rojës.
-I thashë, i thashë, tha roja, por nuk e hanë. Po thonë thuaj Zenit të vijë me këmbët e veta.
I thashë mos të dalë. Nuk duhet t’u japim shkas atyre të na poshtërojnë, i thashë. Ky është pushtet i paligjshëm, që kërkon të vendosë diktaturën. Si mund të vijnë ata me policë rendi për lojërat e fatit. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, shteti policor.
Ndërkohë Lili kishte ngelur me rrobat e mia të bëra gati në dorë.
-Ç’të bëj me këto Sali, tha, se i bëra gati.
-Lere se nuk na duhen sonte, i thashë. Nuk dorëzohemi kollaj. Përpara!
-Lere se nuk na duhen sonte, i thashë. E madhe kjo
Ha ha ha,
nuk rezistova dot pa komentu.
Lili harron me bo gati plackat FAMILJARISHT 4+1 (Jam S’ jam Malltezin)
thjesht dhe shkurt. i papare je o Mero Baze…
Mbaje nje cante pas deres, ta kesh, se ben vaki edhe s’ndodh gje. Mos harro pampersa dhe vazeline.
ehhh Kur do vij ajo dite ?
ah kur do vij ajo dite…..
Bravo o Mero Baze, antene te sakte ke! Keshtu na mban ne kontakt me ngjarjet e dites ne familjen Mafjoze e Kriminele, qe shfrytzoi Popullin e Shqiperine per 23 vjet.
Jo me kot thuhet se e para eshte fjala ,dhe se ku ka ze , nuk eshte pa gje ,edhe vete shakaja eshte gjysma e te vertetes . Jo me kot Sahli Juda ka zgjedhur sulmin si mbrojtja me e mire . Po qe do ti shkoje e ndjeke rrugen e Nanos ate e di gjithe diten ai, dhe duhet te jete i lumtur se indirekt i sigurohet mbrojtje e jeta nga hasmerite nga prapesite , bemat e gjemat qe ai ka mbjelle e duart e pergjakura te ketij Makbethi te ndodhur midis qindra e mijerave te viktimizuar prej tij , te cilet kerkojne e bejne apel, drejtesia te beje drejtesi .
mbali gati se shume shpejt do te duhen dhe per kohe te gjate?
Ohhh sa kam qeshur Z. Mero.. Me te vertet tragjikomedi..hahaha. Saali Vucidoli krimineli, vrastari do te laj haqet e ketij populli te vuajtur per te gjitha krimet qe ka kryer, vrasje , grabitje, nxjerrje te njerezve ne rruge, gjoja ne emer te ish pronareve dhe nga ana tjeter ua grabiti pronat ish pronareve ose i zvarrisi dyerve te gjykatave.. Do Zoti merr ndeshkimin maksimal per te gjitha te keqiat qe i ka bere..
tragjikomedi qe mezi po presim ta shohim ne kohe reale.
SALIUN DHE ILIRIN ME LULUSHIN NË BURG,ATËHERE NDOSHTA NDRYSHON DIÇKA
PËRPARA
jam shume i sigurte se po te hedhi sala edhe nje kocke tjeter siq ta hodhi dikur kishe me ja lepi bithen dite e nate..njeri pa shtylle kurrizore..
Kur do vije ajo dite qe i gjithe palllati ku banon i mallkuari te arrestohet i gjithi !!! Ajo do te jete nata
kur populli shqiptar, me ne fund pas 23 vjetesh dote fleje i qete ne shtepine e vet !!!!!!!!!
Deri tani ish-diktatori po jeton boten virtuale .!!!! Populli kerkon te ky njeri boten reale,313 -ten !!!!!