Shënime nga Ditari i Doktorit: Dyshimet që po më forcohen për Kunatin

16 Tetor 2013, 20:58Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Dyshimet që po më forcohen

Sapo kisha hyrë në zyrë dhe po lexoja gazetat, kur mbërriti Zeni. Dukej pak i mërzitur. Më shkoi mendja se e kishte nga lajmet, pasi Shqipëria po merrte statusin e vendit kandidat dhe në fakt kishim një pritshmëri që nuk do ta merrte.

-Çfarë ke, e pyeta. Të kanë mërzitë lajmet?

-Më mërzitën pak, tha.

-Mos u shqetëso, i thashë. Do kalojë. Evropa kështu e ka. Nuk do t’ia dijë shumë për opozitën. Me qeverinë ka qenë gjithmonë. E kupton vetë ti…

-Jo mo, s’e kam me ata, më tha. Por ky Kunati në fakt po bëhet pak i bezdisshëm.

-Pse, çfarë ka bërë, e pyeta.

-Po sa ishim në pushtet, kishim rënë dakord që gjërat e Bashkisë t’i menaxhonte ai. Deri tek kullat pranë xhamisë çdo gjë qe OK. Tani jemi në opozitë dhe kullat na i ndaluan, kurse ai vazhdon merr gjithë punët. Duhen ndarë punët.

-Ça ka ndodhur, i thashë.

-Po ja, ne na vuri të merreshim me SHQUP, vetë ka marrë tre tendera 5 milion euro për pastrimin e Tiranës, gjoja në emergjencë. Dhe dritat e semaforëve i ka marr vetë. Janë mërzitë shumë demokratët. Ne po ngelemi pa punë, ai po bëhet milioner, thonë. Dhe kanë të drejtë.

-Shiko, i thashë. Ti dhe motra duhet t’i ndani punët me rregull. Nuk ka kuptim të ziheni tani se çfarë ka marrë ai, çfarë ka marrë ajo, çfarë ke marrë ti. Një rregull duhet vendosur.

-Po i vendosëm rregullat, por ai po i shkel, tha Zeni. Ne tani nuk do rrimë pa punë të shikojmë si bën lekë ai. Se mos na bëjnë dhe si demokratë se familje komunistësh janë.

-Shiko, dëgjo, mos u nxito. Nuk dua sherre për këtë punë. Duhet të uleni t’i ndani punët. Ja të marr dhe Gitën dhe i sqarojmë.

-Po ç’lidhja ka ajo, pse e ngatërron atë? E kam me Kunatin, s’e kam me atë.

-Mirë, dakord, po thërras Arbin.

-Po jo o ba, e kam me Kunatin, të thashë. Jo me kunatin tim, me kunatin e Lulit.

-Ashtu…? Pse, ai i ka marrë paratë? Ky është skandal. Këtë nuk duhet ta tolerojmë. Jo, këtë nuk e tolerojmë. Duhet me i tregu vendin. Jo, s’mund të vijë ai të bëhet zot i pareve tona këtu. Ka një rregull në këtë parti, ka një histori, ka një kod sjelljeje. Jo, ke të drejtë shumë, kupton apo jo! Duhet ta shikojmë deri në fund këtë punë. Nuk lejojmë ne të bëhemi shembull negativ për shoqërinë. Punët duhen nda me transparencë. Ke të drejtë shumë d.m.th. Nuk do ta lejojmë. Përpara!

7 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Dyshimet që po më forcohen për Kunatin”

  1. Alban Bala says:

    Na rjepet me projektin e xhamise me gjithe ate budallin qe drejton komunitetin mysliman, dhe tani na qitet ne rruge si lemin i shtrydhur. Mallkuar o te pafe. Amin!

  2. pinokio says:

    Fare e keqe !

  3. Tironsi "ZZ" says:

    Kunati i shokut Lul,

    varkarit te PD ?

    http://goo.gl/c4nKur

  4. Ilir Arberi says:

    Hahaha, sa burre I mire eshte ky Sala e don si cun ate qe I shtyp gocen hahaha.

  5. Alniku says:

    Këta janë plehrat që na rrethojnë :'( por të shpresojm te 23 qershori ?

  6. qytetari says:

    te gjithe me nji qyp dhjesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje