Shënime nga Ditari i Doktorit: Përjetime në ditëlindjen e 69-të

15 Tetor 2013, 20:25Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Përjetime në ditëlindjen e

Sot kam ditëlindjen. Në përvjetorin tim të 69-të, dua t’u tregoj një sekret. Gjithmonë miqtë e mi më kanë pyetur përse kam dy vitlindje. Në pasaportë dhe në gjendje civile e kam pasur gjithmonë të shkrueme që kam lindë në korrik 1944. Por çfarë më ndodhte? Kur isha i vogël, në korrik i binte pushim dhe nuk kisha si me e festu ditëlindjen. Kur mbarova shkollën e fillova punë, i binte që gjithë shokët e mi ishin në pushime pas Byrosë Politike dhe prapë nuk e festoja dot. Atëherë mora një vendim. Me e bë ditëlindjen më 15 tetor. Një ditë para ditëlindjes së Enver Hoxhës të gjithë mblidheshin në Tiranë. Nuk kishin nga të iknin.

Kështu vendosa për herë të parë në vitin 1978 ta festoj ditëlindjen më 15 tetor. Thirra shokët dhe miqtë dhe u mblodhëm bashkë tek Hotel Arbana. Festuam deri vonë pas orës 12. Në orën 12 e 1 minutë u ngrita dhe u thashë shokëve të pimë një shëndet tani për shokun Enver, i cili ka sivjet jubileun e 70-të. Plasi një duartrokitje dhe hare. Prej asaj dite të gjithë e fiksuan ditëlindjen time më 15 tetor.

Por më e bukura ndodhi se nuk e ndërrova në dokumente. U bëra president dhe ditëlindja mbeti në korrik. Ma kërkonin biografinë të huajt dhe dilte prapë në korrik. Bëheshin zgjedhje dhe më dilnin në listat e votimit në korrik. Kjo ka zgjatur deri në vitin 2011. Në zgjedhjet e vitit 2013, thirra Flamurin dhe i thashë ma ndërro atë ditëlindje se më çmendën njerëzit.

-Po lëre njëherë, tha Flamuri, se nuk i dihet e kemi shans.

-Jo, ndërroje, i thashë.

E ndërroi, po humbëm. Duket që paska qenë e mallku kjo Java e Enverit, ku e caktova vetë ditëlindjen. Por tani jam i detyruar ta festoj më 15. Gjithë ish- udhëheqësit e vjetër të Shqipërisë e kanë këtë javë, unë, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Ahmet Zogu…

Sot vendosa t’i pres urimet në zyrë të re.

Në mëngjes në zyrë erdhën mbesat. U turrën në zyrë dhe zunë nga një kolltuk.

-Gjyshi, tani këtu është kryeministria, pyeti mbesa e vogël.

-Këtu është përkohësisht, i thashë, të keqen gjyshi derisa të bëjmë kryeministrinë tonë.

Mbesa e madhe deshi ta sqaronte që Edi Rama është pederast, por e ndalova.

-Po kjo godina jona është, vazhdoi pyetjen mbesa.

-Është e jona, tha mbesa e madhe, jo e gjyshit. Gjyshi vetë, një zyrë ka.

U preka shumë nga dialogu i mbesave. Si t’ua shpjegoja unë atyre që shqiptarët ishin mashtruar nga qeveria e krimit dhe korrupsionit dhe më kishin nxjerrë nga zyra. U bëra keq dhe i përcolla deri tek dera. Ndërsa ata po dilnin, Jozi po hynte.

-Urime Doktor, tha. I paske dhanë hijeshi kësaj godine. Ku je ti, është bashi i vendit.

E falënderova dhe u ulëm.

-I paske ndërru kolltukët, tha.

-Po, i thashë, i kam ndërru. Nuk më pëlqente ai i madhi.

-Po banjë, dush, a ka zyra?

-Ka, i thashë, shumë të mira janë.

-Epo ta gëzosh dhe sa më parë në pushtet, tha. Nga kjo zyrë ka me nisë historia e re e Shqipërisë. Kush mendon se mund të bëhet kryetar duke marrë godina të reja, gabon. Zyrën e bën kryetari, nuk bëhet kryetari nga zyra.

E kishte me Lulin, po e tha bukur në fakt. E përshëndeta dhe u largua.

Duke e përcjellë, hyri Aldo. I emocionuar siç ishte, më uroi gëzuar Bajramin dhe ditëlindjen.

E falënderova.

-Nuk e dija, tha, që e kishe ditëlindjen ditë Bajrami. Kjo tregon që ti je pejgamberi ynë! M’u mbushën sytë me lot sot kur e kuptova koincidencën.

E falënderova shumë. Desha me sqaru që Bajrami nuk bie çdo vit në një datë, por m’u duk i sinqertë në atë që tha dhe e përcolla.

I thashë rojës poshtë të mos pranonte më njeri, se do shikoja lajmet. U shfaq Luli para xhamisë. E pyetën për kullat.

-Nuk është në dorën time, tha.

Na shiti me një fjalë. Por ne kemi humbë vetëm dy kulla, vetëm një betejë, por lufta do vazhdojë. Përpara!

10 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Përjetime në ditëlindjen e 69-të”

  1. sazan says:

    Mero e ke qare. Po me Duken e federates qe eshte bere si Saliu ca do behet? Ti dhe Arben Duka merruni pak dhe me kete plackites bark derr se na ben gazi i botes. Ka njerez te tjere qe mund ta ndryshojne imazhin e futbollit tone.

    1. BILAL HOXHA says:

      GEZUAR DITELINDJEN LIDERI HISTORIK I SHQIPTARVE!
      http://goo.gl/GM6DMd

  2. qytetar says:

    Eh ky futbolli yne Dje foli nje ish trajner i kombetares dhe ishte shume realist ne ato qe tha dhe konstatoi kurse per ate qe kishte ditlindjen sot ta gezoje per vehten e vet se eshte bere per gjynah

  3. 69 says:

    Shko e futi naj 69 sonte me Lilin se e ke me hak nje here ne jete…

  4. Ferro Labi says:

    Cudi si se ka dhe Jozi ditelindjen me Nexhmijen !!! S’ke ç’ben me “Perpara” more Sali. Tani ke mbetur prapa. Dala, dale pa do shohesh akoma, kur te te nxjerrin dhe nga ajo zyre. Kudofutesh more i Zi !

  5. RamaDoni says:

    Ja ka thene Alda Bucja tamam:ti je i pjerdhuri yne.Te lumte Mero.

  6. peco says:

    Po eshte mekat o mero qe te perziesh edhe niperit dhe mbesat e Berishes ne keto pacavure qe shkruan. Jo vetem mekat por eshte dhe turp. Ke ndjenja njerzore ti? Po c’faj kane ata femije qe I u ve ne goje dhe fjale qe edhe per ty do te ishte turp te te cilesonin ashtu. Turp e jazek te qofte!

    1. Stefan H says:

      Po pse o peco, kur shkruajne niperit e mbesat e Saliut kunder rames nuk eshte mekat?

    2. emilio says:

      E mor peco gamori, po shpellari pyeti per 2 gocat e vogla te Aleks Nikes kur jua vrau babane ?

  7. Ilir Arberi says:

    Hajde ishalla 70 vjetorin e festoon ke varrezat e Sharres prane babes tat Enverit.Aty keni kohe me respektu njoni tjatrin se na palse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje