Shënime nga Ditari i Doktorit: Debat për Zonjën e Parë në ditën e Nënë Terezës

19 Tetor 2013, 19:45Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Debat për Zonjën e Parë

Sot është një ditë e shënueme, është dita e Nënë Terezës. Nënë Tereza është një figurë e madhe e historisë sonë, të cilën populli shqiptar e ka ikonë të përkushtimit, mirësisë, dhe besimit. Për këtë vendosa të bëj këtë deklaratë:

“Në shenjë respekti ndaj kësaj dite të madhe, kam vendosur të bëj dhe unë një gjest simbolik. 

Sot në mëngjes thirra në zyrën time të re presidenten e fondacionit “Nënë Tereza” dhe i dhurova pikturën “La skutarina” të piktorit të shquar shqiptar, Lin Delia. Këtë pikturë, që e kam mbajtur për disa vite në zyrë, dhuruar nga Zonja e Parë e vendit në kohën që isha kryeministër, sot vendosa t’ia dhuroj fondacionit “Nënë Tereza”.

Kjo dhuratë është në kontrast të thellë me fytyrën harbute të qeverisë, e cila çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë dhe muaj që kalon, mendon vetëm e vetëm si ta vjedhë dhe ta plaçkitë këtë popull.

Pikturën, që e mbaja në zyrën time, ia dhurova në prani të familjes sime, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj dhurate”.

Pasi bëra postimin, i pari më uroi Aldo.

-Doktor, e lexova deklaratën dhe u emocionova shumë, tha. Mes të tjerash mësova gjëra që nuk i dija. U gëzova shumë që ju disa vite më parë pavarësisht kontradiktave që keni pasur me Presidentin, keni ruajtur marrëdhënie korrekte me Zonjën e Parë dhe ajo ju paska dhuruar një pikturë të Lin Delisë. M’u bë qejfi, pasi kjo përgënjeshtron gjithë zërat dhe akuzat mbi ju dhe zonjën tuaj.

E falenderova me zemër Aldon. Si gjithnjë i sinqertë. I thashë se nuk bëhet fjalë për gruan e ish- Presidentit, por për Zonjën e Parë kur isha unë kryeministër, d.m.th për zonjën time.

-Është vendosur një rregull, i thashë, që nga koha e Fatos Nanos, që Zonja e Parë quhet gruaja e kryeministrit.

-Ah, nuk e dija, tha. Kjo qenka gjë e re. Atëherë gjithë akuzat bien krejtësisht. Ju e paskeni dhuratë nga Zonjë e Parë atë pikturë.

-Patjetër, i thashë, bile kam dëshmitarë mbesat dhe nipat kur ma ka dhuruar. Bile e ka vendosur me dorë të saj në zyrë.

-U gëzova shumë Doktor, tha. Ishim në siklet për këto akuza se duket dhe pak qesharake të kalojnë nga akuzat për miliarda në akuzat për piktura.

-Jo, i thashë, të siguroj që e kam dhuratë.

Aldo gëzua dhe mbylli telefonin.

Pas tij mori Ed Halimi.

-Ishte një deklaratë e mrekullueshme, tha. Nuk ma kishe thënë që e kishe dhuratë nga Zonja e Parë këtë pikturën. Kështu është e zgjidhur puna. Ua ua ka dhuruar Zonjë e Parë, asaj ia ka dhuruar trashëgimtari i Lin Delisë, ju ia keni dhuruar fondacionit “Nënë Tereza”. Bile këtu mund të shtosh që piktura do të rrijë në zyrën tuaj me kusht që të quhet pronë e fondacionit.

E falenderova shumë. Ishte zgjidhja më e mirë.

Pastaj mori Lili.

-E lexova deklaratën, tha, po m’u duk e nxituar.

-Duhet të dalim patjetër nga ky telash, i thashë. Ç’bëri fondacioni, ç’bëri zyra ime, njësoj është.

-Kam frikë, më tha, se mos ma merr fondacionin Zonja e Parë, se kështu e ka statuti, dhe na bën inventarin e pikturave. Se kështu i bëri ky popull këto punë shumë lëmsh. Ai që merr vesh nga pikturat, u bë kryeministër, ti që merrje vesh nga qeverisja, të lanë të merresh me pikturat. Popull injorant.

-E ke gabim, i thashë. Nuk kanë asnjëri të drejtë. Zonjë e Parë është zonjë e Nishanit, jo e kryeministrit. Kam bërë përjashtim unë dhe Nano se nuk mund të linim zonja të para gratë e presidentëve, por këta të tjerët nuk kanë asnjë të drejtë. Me ligj i takon zonjës Nishanit dhe ajo me dëshirë ta lë ty prapë vendin.

-Kështu po, tha Lili, se më ngriu gjakun Aldo. Më thoshte që ti për mua e para ke qenë gjithnjë, po nuk e dija që ishe Zonjë e Parë. Dhe u kujtova që ky vlerësim është i rrezikshëm tani.

-Asnjë rrezik nuk ka. Tani Zonjë e Parë quhet zonja Nishani. Nuk mund të lëmë zonjën e katërt të Edi Ramës të dalë zonjë e parë. Jo, disa rregulla do t’i vëmë ne. Ty të kanë dhuru një pikturë, ti ia ke dhuru kryeministrit, kryeministri ia dhuron fondacionit dhe kaq. Të tjerat s’kanë rëndësi. Nuk na e marrin dot fondacionin. Përpara!

4 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Debat për Zonjën e Parë në ditën e Nënë Terezës”

  1. D says:

    Zonja e Parë
    Portret nga Lin Delija

    ?

    http://goo.gl/fDPPzk

    ?

    1. Bledar Kociu says:

      Ca ka dash me tregu zonja e Pare me kete minifund?!!

  2. Mulo Marini says:

    Yp xhixhi !!!!!!!!!! Për para

  3. theodor drajzer says:

    dergojani prokurorit ne rast se mendoni per veper penale. Z. dhalla me sa duket akoma e ka frike ish kryeministrin keshtu qe ai ndihet i sigurt panvarsisht se shqiperise i ka bere gropen per shume vite. ketu ne shba i drejtohen prokurorise dhe departamentit te drejtesise dhe menjehere nisin investigimet nga prokurori zones dhe ne rastet e vecanta dhe ai federal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje