Shënime nga Ditari i Doktorit: Bashkëbisedim me Bujarin për shqetësimet e tij

18 Tetor 2013, 21:33Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Bashkëbisedim me Bujarin për

Sot në mëngjes Bujari më kërkoi takim. Për shkak se ne nuk kemi ashensor special tek zyrat e reja, vendosa të shkoj vetë në Presidencë. E gjeta të shqetësuar dhe mendova se e ka nga deklarata e Taulantit.

-Çfarë të ka ndodhur, i thashë.

-Kam dhe unë një problem me pikturën, tha.

-Çfarë problemi ke, i thashë.

-Kur erdha këtu tek kjo dhoma me oxhak, ishte një pikture e Lin Delisë. Quhej “Vajza”. Ishte i njëjti format me atë që ke ti në zyrë, që quhet “Shkodrania”. I hodha një sy nga pas, shkruante se ishte dhuratë personale për Bamir Topin. Mendova që Topi nga mërzitja kur ka ikur, e ka harruar, dhe e mori gruaja, e kemi vënë në shtëpi. Tani kam hall mos na nxjerr njeri fotografinë që e kemi marrë dhe bëhet problem.

Më erdhi keq për të. Gjithmonë Bujari ka qenë njeri e mirë, po e ngatërron kjo dreq gruaje. I thashë të qetësohej.

-E para, i thashë, mos prano kamera tek shtëpia ku ke pikturën. E dyta, i vetmi që mund të ankohet është Bamir Topi, por atij i themi që ti e ke nga inati se të kemi zënë vendin. E treta, po u bë shumë zhurmë, e regjistrojmë tek fondacioni i Lilit dhe ta dhuron ajo si ndihmë për fëmijët autikë.

E pashë që prapë nuk u qetësua.

-Është pak problem, tha, se dje kur pashë lajmet për pikturën tënde, vura këta njerëzit e zyrës të shikonin inventarin dhe ai Bamir Topi ia paska dorëzu Presidencës me procesverbal. Kam frikë se do na nxjerrë dokumentin…

-Në asnjë mënyrë mos e prano, i thashë. Nuk besojnë shqiptarët atë që ka dalë kundër meje. Harroje ti që e beson njeri atë. Ai që ka besimin në popull je ti.

U qetësua pak.

-Meqë jam këtu, i thashë, a ti hedh një sy pikturës.

U skuq deri tek veshët.

-Më fal Doktor, tha, se nuk e kemi këtu. I pëlqeu vajzës dhe nusja e mori, ia ka vënë tek dhomë e gjumit. Këtu kemi vetëm ca piktura që m’i ka sjellë Fahriu, po ato janë me pemë.

-Mirë, i thashë, nuk i dua ato. Mos u shqetëso për atë çështje.

-Kam dhe një hall tjetër, më tha. Më kanë akuzuar për ato shkresat e vitit 2005 që kemi shkarkuar njerëz. Si t’ia bëj?

-Dil e thuj kam ba detyrën. Ke denoncu njerëz që kanë qenë me PS dhe duhen largu. Nuk është njësoj, jo, nuk është njësoj! Nuk mund të krahasohen militantë të PS, që u larguan nga puna, me militantët tanë që po largohen tani. Militantët e PS mor zotëri luftuan kundër ardhjes sonë në pushtet, kurse militantët e PD luftuan kundër ardhjes në pushtet të qeverisë së krimit, mafies dhe drogës. Militantët e PS donin të na mbanin larg Evropës, militantët tanë luftuan të na çonin në Evropë. Si mund të vënë shenja barazimi ata? Dil e mbro atë që ke bërë dhe ji krenar që ke luftuar kundër militantëve socialistë.

U prek shumë nga fjala ime. Lëvizi pak me mundim, kapi mbajtesën e kolltukut dhe u ngrit në këmbë.

-Të jam mirënjohës për jetë Doktor, tha. Do luftoj deri në pikën e fundit kundër tyre.

M’u bë qejfi shumë. M’u duk sikur u qetësua. U largova me një mendim të mirë për të. Nuk kishte ndryshuar. Kishte ngelë Bujari i parë që çohej në këmbë sa herë e merrja në telefon. Vetëm se tani mezi lëviz. Përpara!

5 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Bashkëbisedim me Bujarin për shqetësimet e tij”

  1. LEO ENGLAND says:

    hahaha, po tasin me groshe o Mero e hengri pasi iku Salija apo hengri pilaf kapteri i halese.

      1. LOLA says:

        Sali Berisha bisht qeni ka për të mbetur,

        i kërrusur, deri në grahmën e tij të fundit

        *********************************

        Ku ti kërkoj rrënjët e tua Sali?

        Si një arrë gungë që e ka zënë rrufeja

        Si një moçal që s’ka fund e s’ka anë

        Si jashtëqitjet që pordhon diarreja

        Si një aromë që kutërbon dynjanë!

        ********************************

  2. Gjergji says:

    U prek shume Jari. Dhe ne fund u perkul thelle thelle deri ne toke duke me bere temena dhe duke me puthur doren dhe duke me thene:
    Ju jeni jeta ime zoti doktor, ju jeni dielli jetes sime zoti doktor,prandaj une jam gati te te dorezohem dhe te ma futesh nje here nga mbrapa zoti doktor.
    Hajde president i pavarur nga politika hajde.

  3. demi says:

    …lexoj antenen dhe me vjen te gajasem…por nuk eshte e thene o Mero…me kujtohet palo presidenti jenicer dhe acarohem…kush e ka nemur kaq shume kete vend???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje