Sot qeveria e krimit ka bë një nga krimet më të mëdha që kriminelët kanë kryer në fushën e krimeve në Shqipëri. Ka shkri krimin ekonomik. Kjo asht një gjë e rëndë.
Çfarë ka ndodhur do thoni ju?
Jua them unë ju çfarë ka ndodhur.
Krimi ekonomik mor zotëri ka qenë njësi e specializuar me përgju kriminelët dhe duhet t’i raportonin qeverisë. Të gjithë e dimë që krimineli më i madh në këtë vend është Edvin Rama dhe ata kanë përgju Edvin Ramën. Për katër vitet e fundit rresht ata kanë raportu çdo gjë pranë qeverisë për bëmat e Edvin Ramës.
Tani Edvin Rama ka shku në qeveri, ka pa dosjet me bëmat e tij dhe ka shkri krimin ekonomik.
Njëri prej tyre më erdhi sot në zyrë dhe më shpjegoi gjithçka.
-Ne jemi krenarë se kena ba detyrën tonë, tha, por një ditë duhet të bëhen publike ato që krimi ekonomik ka përgju lidhur me kriminelin më të madh në vend, Edvin Ramën.
Duke bisedu me të, kujtuam plot episode të tilla të përgjuara.
Ja disa prej tyre:
“Raport përmbledhës mbi përgjimin e numrit… Kodi (I gjati). Data….
Sot ka pasur një aktivitet të dendur telefonik. Ka 684 sms, 1100 mesazhe në whatsapp dhe 50 biseda telefonike vetëm marrëse.
Shumica e sms janë të gjata dhe nervoze. Kjo tregon se “I gjati” është në panik nga humbja në zgjedhje. Ai ka përdorur fjalë të pista për Doktorin duke e quajtur “gërdalla”, “maskarai”, “plehra” etj., për të cilat mendoj se nuk duhet t’i raportohet Doktorit se mërzitet.
Në një nga bisedat telefonike ka përdorur fjalë të pista dhe ia ka ndërpre telefonatën bashkëbiseduesit duke i thënë mos guxo më të më thuash gjëra të tilla. Mendohet se i dhunuari është kryetar i një partie aleate me të.
Një herë tjetër ai është regjistruar duke folur nga WC pasi janë regjistruar zhurma të çuditshme gjatë bisedës dhe në fund sifoni i ujit të banjës, çka tregon për nivelin banal të edukatës së tij.
Por kulmi i veprimtarisë kriminale nga bisedat dhe sms e sotme lidhet me faktin se “I gjati” po flet vazhdimisht për një plan kundër Doktorit. Në 17 sms sot, duket sikur ai fsheh një plan në kokë pasi përsërit shprehjen “ka për të parë ç’do t’i bëj atij”. Nga të gjithë këto detaje, kuptohet se ai fsheh një plan kundër Doktorit, që duhet ta zbulojmë para se ta zbatojë”.
Ja pra të dashur miq se ç’ka raportuar krimi ekonomik për Edvin Ramën, ndaj ai sot i ka halë në sy dhe shkriu gjithë sektorin. Ai ishte i vetmi sektor që kishte të drejtë të përgjonte kë të donte, biznesmenë, politikanë apo çfarë tjetër, mjafton të dyshonte se kishte të bënte me veprimtari kriminale. Dhe parashikimet e tyre dolën. Edvin Rama dhe Ilir Meta ishin duke përgatitur një nga puçet më të fëlliqura në historinë e këtij vendi, ku përmes pareve të krimit, drogës dhe mafies blenë një milion vota për të rrëzuar nga pushteti qeverinë e dytë pas Gjermanisë në botë dhe qeverinë e parë demokratike të këtij vendi. Por ne do ngrihemi sërish në këmbë. Përpara!
Do ngrihesh kur te shikosh te tem ne valle.
HA HA HA
Sheqerja ne Valle
?
http://goo.gl/Xpy3Xj
?
More i dashur Mero! Ç’ i jepni kaq rendesi ketij bashibozuku. I duket vetja se vertet eshte dikush. Nga nje fejton çdo mbremje. Nuk e meriton. Eshte shume i shplare e truthare. Ai u ngrit duke i thene “Skenderbeu i dyte”, “I pa zvendesueshmi”, prej servileve e atyre qe i beri te pasur jashte tere rregullave e ligjeve. Ketij i duket vertet se eshte i tille. Boll me te, se na dhembin syte e na dhemb koka kur e shohim.
Shkrimet e Meros jane shum me vend dhe kripe. Ato tregojne me ironine e holle se kush ishte e kush eshte ky Kriminel mafjoz ne te vertete. Sali Berishes po i nxjerr kallajin Mero Baze me mire se askush me keso shrimesh. Bravo o Mero perpara per fytyren e vertete te ketij Hajduti Kriminel, tu befte dita njemije.
Doktor ooo Doktor ti do ta maresh vesh me von nga koleget e tu ,qe po ngren akuza te renda kundra teje.