Të dashur miq.
Të gjithë e pamë se ç’ndodhi në Vlorë. Një pallat 7- katësh fluturoi në erë ndërsa kryetarit të Bashkisë i treguan prangat.
Kjo që po ndodh është një gjë shumë e rëndë.
Dyshimet e mia kryesore drejtohen mbi Edvin Ramën, i cili kërkon të inkriminojë kryetarin e opozitës, d.m.th atë që unë e quaj shpesh jo pa shaka kryetar i PD-së.
Çfarë po ndodh?
Pa dijeninë e Lulit, vjehrri dhe Kunati i tij kanë shkuar në Vlorë, i kanë kërkuar leje Shpëtim Gjikës, duke i premtuar se do të lironin votimin e buxhetit të Bashkisë nga PD- LSI. D.m.th kanë shitur pushtetin tim pa e pasur. Kjo është shumë shqetësuese dhe është një gjë që e kam marrë vesh vonë. Pas kësaj, Shpëtim Gjika u ka dhënë një leje me thënë të drejtën në një vend problematik. Ma ka konfirmuar dhe Zeni që është vend problematik.
Tani çfarë ndodh mo zotërinj?
Ky kryetari im ma ka futur opozitën në pallat. Ka dy javë që rri si pule e lagur, as flet, as sulmon, as artikulon se e ka mendjen tek pallati.
Edvin Rama, me gjithë ligësinë që e karakterizon, po e terrorizon duke mos thënë as po, as jo.
Shkon e prish një pallat fakiri aty afër, që ka qenë me leje që nga koha e Zogut si hotel, dhe nuk shprehet për pallatin e kryetarit tim. Kryetari im ka kyçur gojën dhe nuk thotë asnjë fjalë.
Pastaj vjen problemi i Gjikës. I pret fletë-arresti Gjikës, për t’u dukur se nuk bën kompromis me të vetët, dhe ky imi trembet në Tiranë. Asnjë fjalë, asnjë reagim.
E gjithë kjo më bën të dyshoj se Edvin Rama po tremb opozitën me pallatin e Lulit në Vlorë. Ky derdimeni im e ka mbyllur opozitën në pallat dhe është ngujuar aty. Nuk i ndihet zëri.
Çfarë duhet të bëjmë, thoni ju.
Ua them unë ç’duhet të bëjmë. Ne duhet të prishim vetë pallatin e Lul Bashës. Po, po, ta prishim vetë. Nesër do thërras në zyrë demokratët e vendosur të Vlorës, t’i armatos siç duhen, t’i frymëzoj dhe të shkojnë të hedhin në erë pallatin. Natën, aty nuk banon njeri, kështu që është orë e përshtatshme të hidhet në erë. Përgjegjësinë pastaj ta mbajë Edvin Rama. Ne do ta cilësojmë akt terrorist dhe do të sulmojnë qeverinë, por së paku do shpëtojmë nga pallati o zotëri. Unë nuk e kuptoj si mund të bëhet opozitë me pallatin e Kunatit mbi det. Sa herë të ngremë zërin ne, Edvin Rama afron fadromat dhe xhenierët tek pallati dhe ky imi mbyll gojën.
Të dashur miq.
Kështu nuk bëhet opozitë. Opozita duhet të vrasë frikën dhe të mos ngelet peng i një pallati. Edvin Rama po përpiqet të na fyejë dhe poshtërojë duke na e vënë çmimin sa një pallat. Por ne nuk duhet të dorëzohemi. Ne jemi nga ata që e hedhim vetë në erë pallatin dhe nuk dorëzohemi. Përpara!
Ahahahahahaha:
“Të dashur miq,
kështu nuk bëhet opozitë….
… Ky derdimeni ynë e ka mbyllur opozitën në pallat dhe është ngujuar aty. Nuk i ndihet zëri.”
http://goo.gl/4x0asN
Ta bëftë Diell o Mero se na kënaqe!
Goxha problem…………..? hehehehe
Pallatit te vjehrrit te Lullit c-4 se bashku me te vete . Mire te ishte dhe babai i tij shpirteror Berisha.
perpara se te pret burgu
Po pas pallatit Lulit mund ta ket radhe Foli Marin me gjith vlat dykatedhe anash.Do futet Saliu me opoziten te vilat per te mbrojtur pronen e Gites.
Po SALI , ti do te besh as me pak dhe as me shume sec beri ADOLF HITLERI dhe JOAKIM VON RIBENTROP me EDUARD BENESHIN dhe SUDETET ne 13 mars 1939 .
Ndersa HITLERI dhe RIBENTROP po pinin nje “KAFE ” ,ne afersi te kufirit cek RIBENTROPIT i lindi ideja se si mund te sulmonin CEKINE ,jo me shume per SUDETET ,minoritetin e tyre Gjerman ne CEKI se sa per UZINEN “SCODA ” ,e futur thelle ne malet “TATRA “.
Ideja ishte gjeniale :
RIBENTROPI i shfrenuar ne kulmin e kenaqesise nga avujt dehes te BIRRES CEKE ,i propozon FYHRERIT idene e tij .
Veshim ushtaret tane te RAJHUT me uniformat e ushtrise CEKE dhe i urdherojme qe te vrasim pjestare te popullsise sone te SUDETEVE ,me pas i bejme ultimatum EDUARD BENESHIT .
U tha u be dhe keshtu qe HITLERI e PUSHTOI CEKIN EBRENDA 2 DITESH .
Me sa duket edhe SALIU nga FYHRERI e ka vjedhur idene .
Bravo z. Baze! “Shenime” te goditura ?
MOs u cuditni se pothuajse keshte eshte e vereteta.
TAMAM O MERO KE QELLUAR NE SHENJE EDI K RAMEN DHE LULUSH K BASHEN!
BRAVO!
hahahaaaaaa shume e bukur! …….por ne nuk dorezohemi. ne jemi nga ata qe e hedhim vete ne ere pallatin dhe nuk dorezohemi. Perpara!