Shënime nga Ditari i Doktorit: Një plan djallëzor për t’u bërë milioner

23 Tetor 2013, 20:11Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Një plan djallëzor për

Të dashur miq!

Kam zbulue më në fund mekanizmin e parë të vjedhjes masive të Edvin Ramës. I etur për para dhe korrupsion, ai kërkon të gllabërojë miliona qysh ditët e para të pushtetit pa punuar ende. Po përpiqet të sajojë një megaskandal për të marrë zyrtarisht pare nga qeveria.

Do thoni ju çfarë po bën?

Ua them unë çfarë po bën.

Edvin Rama kërkon të rrisë borxhin publik të qeverisë ndaj individëve dhe po prodhon fatura fallco tek një bodrum në PS (bodrum nuk ka aty, por një dhomë e errët).

E gjithë kjo bëhet që të rritet fatura e borxhit dhe ai t’i kërkoj Erdoganit lekë se i duhen për të larë borxhin. Flitet se Erdogani i ka premtuar lekë për të kaluar vështirësitë dhe Edvin Rama po sajon fatura sikur unë i kam lënë borxh. Le të dalë një qytetar, një ndërtues, një biznesmen, një kompani që unë apo familja ime i kemi ngelur borxh. Asnjë nuk ka zotëri!

Sa isha unë në pushtet, asnjë nuk e hapi gojën. Tani le të thonë ç’të duan. Burra pas kuvendit dhe trima pas beteje ka plot. Por sa isha unë në pushtet, s’e hapi njeri gojën ndaj nuk kam si të njoh një borxh që nuk e kam.

Është kjo arsyeja që unë pranova të largohem nga pushteti, pasi nuk e njoh këtë borxh që duan të shpikin. Kurse Edvin Rama kërkon ta sajojë dhe të fryjë këtë borxh që të marrë lek për vete dhe Erjon Velinë.

Tani dua t’u tregoj se si do funksionojë ky mekanizëm i madh vjedhjeje.

Ua tregoj unë juve!

Këta mor zotërinj do hapin një studio ligjore pranë PS.

Po, po, ma ka thënë Gita këtë, kështu do ta bëjnë. Kjo studioja ligjore do marrë klientë të saj gjithë ata biznesmenë që pretendojnë se ne u kemi mbetur borxh.

Po, po, e di unë, kështu do bëjnë. Studioja ligjore do t’u kërkojë 40 përqind të borxhit të deklaruar, që është gënjeshtër. Ata do firmosin kontratën. Pastaj qeveria do legalizojë borxhin e tyre dhe do t’u japë paratë.

Ja, kjo është e gjitha.

Thjesht duan të vjedhin.

Do thoni ju si do gjenden borxhlinjtë?

Ua tregoj unë juve.

Këta do marrin dikë të besuar, si ta them unë, siç kam pasur Shkëlzenin, pra dikë që është njeri i besuar i Ramës.

Mendoj se do jete Koço. Ai do marrë një çantë të zezë në dorë dhe do thërrasë biznesmenët dhe borxhlinjtë fallco çdo ditë në një takim. Do t’u bëjë ofertën. Do t’u thotë ti do thuash që më ka borxh qeveria. Do më japësh mua ca futura, unë do t’i çoj tek Deloitte dhe pastaj ti do marrësh lekët. Ne duam 40 përqind. Na i jepni një herë ne lekët tona, pastaj merr lekët e tua.

Po kush janë këta biznesmenë, do thoni ju?

Ua them unë ju.

Do jenë kryesisht njerëz të PD. Do kapin këta biznesmenët tanë të trembur dhe do t’u thonë ju punë nuk merrni më, por do t’u japim ca lek dhe duhet të distancoheni nga PD-ja dhe Berisha.

Plani është ky. Ata të paguhen për një punë që s’e kanë bërë dhe të distancohen nga ne, të betohen që nuk do sponsorizojnë Bashën dhe PD dhe që të deklarojnë se ne u kemi ngelë borxh.

Jam i sigurt që do ta bëjnë me njerëz të PD-së, pasi duan të na izolojnë dhe të na fusin në sherr me njerëzit tanë.

Gjithë klientët e Gitës pritet t’i marrë një studio ligjore pranë Edvinit, e cila për arsye sigurie, po mbahet sekret akoma. Ka gjithashtu një plan të bëhet një polici private e Edvinit të jetë në dispozicion të pushtetit, si dhe një sekser që të mbledhë paratë.

Gjithë njerëzit që takojnë Zenin tani po takojnë Koçon.

Ne po i vëzhgojmë të gjitha me kujdes. E kemi situatën nën kontroll.

Çdo ditë i largohet një klient dhe i thotë gjoja nuk ka më nevojë për avokat. Por ne e dimë ku shkojnë ata. Tek Edvini shkojnë dhe po i ruajmë.

Edhe Zeni thotë se tani i bie dy herë dita telefoni, dhe kur i bie, shumica e njerëzve nuk ia hapin.

Por ne po i vëzhgojmë, po i mbajmë shënim. Ne nuk do t’i falim tradhtarët dhe as kleptokratët e rinj që po vijnë në pushtet.

Ne jemi vigjilentë që ata të mos prekin paratë tona.

Përpara!

6 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Një plan djallëzor për t’u bërë milioner”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Republika Mretnore

    Berisha i I-rë
    (dhe Shyqyr Zotit i Fundit)

    I jep Zotit Agron SaliBerisha Kulicaj

    Gradën shkencore DOKTOR

    Në fushën: BodyZagar, Lëpirje Bythe, Shkërdhatokraci …

    http://goo.gl/P4XeXV

  2. leo england says:

    Z. Mero je 1, rrofsh se na kenaqe.

  3. Tomi says:

    Kesaj i thone te kesh dy by…. dhe nje ta cash ta besh copa hahahahaaa

  4. Koco says:

    Zoti Mero , jeni perdorues mjeshteror i fjales se shkruar dhe efektit te saj ne kohe paqe . Me te drejte thuhet : Edhe fjala edhe vargu jane bomba e flamuj. edhe kur jucjer maskat dhe i denoncon maskaralleqet e veprimet kriminale te Judes te shqiptareve e shqiperise merumi Sahli

  5. gjashtëdhjet e nënçi says:

    l nderuar Mero,hallall. jan te nnevojshme shum faktet qe servirnni

  6. Rexhepi says:

    Mero bravo ! Kam pershtypjen se Antena do te detajoje gjithnje e me teper mendimet e Doktorit (?) per Rilindjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje