Shënime nga Ditari i Doktorit: Pse më preu në besë Kadeli?

31 Tetor 2013, 21:41Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Pse më preu në besë Kadeli?

Të dashur miq.

Sot duhet të jap disa shpjegime lidhur me marrëveshjen time me Kadelin dhe faktin pse ai më preu në besë. Kjo nuk ka rëndësi shumë për PD-në, por më shumë për autoritetin tim.

Vendimin për ta marrë Kadelin në grupin e PD-së e mora vetë. Llogarita votat në Lezhë dhe më dilnin keq. Atëherë vendosa të marr Kadelin, i cili kishte kontradikta me Ramën. U ulëm si burrat dhe i thashë gjërat e mija.

Çfarë i thashë, do thoni ju?

Ua them unë çfarë i thashë!

Fillimisht i thashë se Partia Demokratike do të fitojë një mandat të tretë dhe ky do jetë një fat i madh për Shqipërinë. Objektivi jonë, i thashë, do të jetë “Shqipëria, një vend i zhvilluar, Lezha një vend i zhvilluar”.

Ma miratoi plotësisht dhe u kënaqa shumë me thënë të drejtën.

Pastaj i shpjegova pse po e merrja atë, Kaçin dhe Dogjanin. I thashë se aleanca PS– LSI nuk është jetëgjatë. I thashë se heqja nga skena e Edvin Ramës duhet konsideruar mision kombëtar. I thashë se ardhja juaj në PD do t’i japë PD-së një fuqi të madhe politike dhe do bëjë realitet ëndrrën tonë për një Shqipëri të zhvilluar.

Me thënë të drejtën u bind dhe pranoi. Më tha vetëm kam siklet të dal në tribuna e të flas kundër PS dhe pro PD-së. Më bëri pak përshtypje kjo, por ja pranova si kusht. Tani po e mendoj se e ka bërë me qëllim që të mos ia përdorim dot tani.

Pastaj unë i fola për Lezhën dhe faktorët politikë që janë aty. I thashë që jam i bindur se duke të pasur ty në krahun tim, çdo demokrat do frymëzohet dhe nuk do t’i shkojë mendja të bëjë pazar me kundërshtarin. Se kur shikon liderin e vet që arrin merr dhe një lider kundërshtar, dekurajohet për pazare.

Në fakt këtu kishte disa dyshime se tha mund të ndodhë që ata në bazë të thonë bëjmë dhe ne ndonjë pazar, por unë e nënvlerësova. Tani në fakt del se ka pasur të drejtë.

Në fund i premtova se me fitoren tonë të thellë, ai e kishte rrugën e hapur për në qeveri, dhe për çdo akses në bizneset rajonale në Lezhë.

Po çfarë ndodhi miqtë e mi?

Aleanca e krimit dhe mafies na vodhi votat dhe ne ikëm nga pushteti. Marrëveshja ime me Kadelin mbeti e parealizuar. Mbeti i parealizuar premtimi që ne do ishim në pushtet, që Lezha do ishte një vend i zhvilluar, që ai do ishte pjesë e qeverisë, dhe që do kishte akses në çdo biznes.

Pasi u largua, i bëra telefon dhe i thashë se ky gjest nuk është burrnor.

-Më vjen keq Doktor, tha. Unë du me të shpëtu fytyrën ty se më ke pre në besë. Më the do vijmë në pushtet, nuk erdhe, më the do zhvillojmë Lezhën, s’e bëre, më the do rrëzojmë Ramën, s’e bëre, më the do bëhemi me Metën, s’u bëre. Atëherë vendosa me i bë vetë. Fillimisht po bëhena me Metën, kështu realizoj dhe premtimin tënd që të jem në pushtet. Të tjerat pak nga pak.

Nuk kisha ça me i thanë. Vetëm një gjë i kujtova.

-Si s’të vjen zor prej Kaçit mor, i thashë.

-Ke të drejtë, më tha. Prej zorit të tij ika se sa herë përmendin atë, më përmendin dhe mua.

14 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Pse më preu në besë Kadeli?”

  1. DREJTESI says:

    E bukur:

    “Si ste vjen zor prej Kaçit i thashe”

  2. andi says:

    O Mero Baze ? Te lumte dora e mendja, Sali Krimineli po pagun te gjitha sa ka ba me pare, po pelcet i shkreti prej hallit e po zgerlaqet nga te gjitha anet. Megjithate gjalle do jemi e do shikojme dhe me keq per kete Mafjoz te pa cope.

  3. leo england says:

    Ahahaha, I mash je Mero.

  4. Auloniat says:

    Plani është ky: nuk do të ketë ” prishje ” të aleancës Rama-Meta,pra PS-LSI. Një nga një, ata që janë deputetë të PD-së apo të aleatëve të saj, do të kalojnë me LSI-në, deri sa djathtas të ketë mbetur një grup i vogël deputetësh. Në fund ky grup do të shpallë aleancën me LSI-në. LSI+Grupi = Shumica e Re. Rama ra????!!!.
    Thua të jetë i vërtet ky plan?. Unë e pash në ëndërr. Pse vallë kjo ëndërr e çuditshme????!!!!. Thua të bëhet realitet??.

    1. bato says:

      O Auloniat! Po u mbeshtete tek endrrat, ne enderr ke per te ngelur. Madje eshte mire t’i shikosh edhe me sy hapur se ndoshta nje dite vjen Sala yt ne pushtet dhe ti do lumturohesh. Po vetem ne endrra ama se ne realitet, pd po pirdhet me njefare Lulke kryetrap dhe me nje plak zevzek qe fare hapur dje e pranoi qe ishte ai babai i kazinove kur replikoi me Ramen. Ndiqi lajmet se mund te zgjuhesh dhe do jete me mire per ty.

    2. Kastriot says:

      Auloniat, të kam thënë 100 herë mos fli në lulishte ,se do na turpërosh me ëndërra të tilla!

  5. laureta says:

    me keto ditare qe shkruan,do te thote se shyqyr qe e hoqen se shpetuam nga nje e keqe e madhe…….

  6. klaudia says:

    normal qe merditoret e kan treguar veten e tyre qe nga sundimi i turkut se jan bes prem dhe e shesin veten per nje sahan me gjrosh te kuqe

    1. edi says:

      klaudia moj sorre arabe me emer perendimor mos i fut te gjithe ne nje thes se ska pyll pa derra , mirditoret te pakten nuk e nderruan fene si ju.

  7. Be-X says:

    SALEHU ne burg!

  8. Lipe Shtogu says:

    Vetem une ngela prapa liste, te gjithe po dalin ne faqen e pare… kam shprese te dal edhe une se po ma ze vendin Saliu… Olele une me Saliziun prapa liste….Hapu dhe ,hapu dhe… te futet brenda saliu…

  9. 1 000 000 shqiptare. says:

    ha ha ha ha e bukur.

  10. Paskal Harito says:

    Kadeli nuk eshte nga Lezha,por nga Manatia.Pyeteni kur te thote : Ik ate….Tipik fshatar dhe pa nivel .Edhe pse ka blere shtepi ne Lezhe Edhe pse ka bere dy leke dhe per kete ndrron Parti e drejtim, se inuhetvte uj pronat e leket e pandershemTip……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje