Të dashur miq!
Siç u kemi njoftuar, të hënën do mbajmë një protestë të madhe të fuqishme kundër atyre që tentuan të çonin studentët të votonin kundrejt pagesës. Do të jetë protesta më e madhe në historinë e Shqipërisë.
Sot në drekë thirra Lulin dhe Flamurin në zyrë për të bërë planin e mitingut.
Flamuri erdhi me planimetrinë e sheshit “Nënë Tereza” dhe kuadratet sipas ministrive. I hodha një sy. Çdo gjë ishte në vend të vet.
-Ka ndonjë problem, i thashë Flamurit.
-Ka Doktor, më tha. Ne kemi pasur 14 ministri, ky i ka bërë 19 dhe nuk dimë ku t’i vëmë këto pesë ministritë e tjera.
-Nuk ka problem, i thashë, lëri ato tonat. Të gjithë ata që kanë punuar në këto ministri duhet të vijnë me apel në miting.
-Kemi një problem tjetër Doktor, tha Flamuri. Ata janë të gjithë në punë, nuk i kanë hequr dhe kanë frikë të vijnë. Bile njëri më tha me bezdi: “Na nxitë jetën! Na iku gjysma e jetës me frikë po nuk dolëm në miting dhe gjysma e jetës me frikë po dolëm në miting”.
-E ke gabim, ndërhyri Luli. E drejta për miting është e drejtë e njeriut. Ata i mbrojnë konventat evropiane. Nuk i pushon dot njeri nga puna pse dolën në protestë.
-E kështu thua tim tha Flamurim po ç’thonë ata. Po nuk ikën ata nga puna Doktor, nuk bëjmë dot opozitë, tha.
Në fakt kishte të drejtë. E njëjta gjë më pat ndodhur pas vitit 1997. Thërrisja mitingje, më dilnin nga 500 vetë. Atëherë vendosëm bëmë 14 Shtatorin dhe aty dolën shumë vetë. Të nesërmen pastaj filluan spastrimet, i hoqën nga puna. Pastaj i kisha rrugët plot.
Në këtë pikë Flamuri ka të drejtë.
Luli vazhdonte të mbronte idenë se ata i mbron Konventa Evropiane e nuk mund t’i heqin nga puna edhe po dolën në protestë.
-Cili nen i mbron, i tha Flamuri.
-Ja të pyes në telefon, tha Luli dhe i ra telefonit. Kur pashë unë, po i binte ziles sime.
-Po i bie telefonit tim, i thashë.
-Ah, më është bë zakon, tha. Desha t’i bija Bylykbashit, po ngatërrohem gjithnjë.
-Lëre, s’ka nevojë se nuk më duhet, i tha Flamuri, po thashë mos e dije meqë bën si kryetar.
Duket që ishin nxehur me njeri- tjetrin.
-Ti ke marrë masa, i thashë Lulit, përveç ministrive?
-Unë kopshtet dhe çerdhet kam, tha. Ata do t’i nxjerr. U kam thënë të vënë njoftim që mos të jenë fëmijët të hënën në çerdhe e kopshte se është e pasigurt Tirana.
-Po tjetër, i thashë.
-Kam punonjësit e Bashkisë, tha. Bëhen nja 400 dhe ata. Boll janë. Do sjell dhe Kunati ata që mbledhin kanoçe.
-Këto mësueset e rretheve a vijnë dot, i thashë.
-Jo se janë akoma në punë, tha Flamuri.
-Po mjekët dhe infermieret, i thashë.
-As ato, tha Flamuri, vetëm nja dy drejtorë janë ndërruar. Ata vijnë.
-Atëherë të nxjerrim gjimnazet, i thashë.
-Jo Doktor se nuk janë ndërruar akoma drejtorët, janë tanët dhe kanë frikë se i heqin.
Nga e gjithë kjo bisedë, kuptova se në vend është vendosur diktatura më e egër që ka ekzistuar ndonjë herë. Këtu njerëzit kanë frikë të dalin të protestojnë se mos i heqin nga puna. Por unë do t’i sfidoj. Tani të bëhemi gati për të hënën. Sapo Fyle të ulet në Tiranë, ne duhet të dalim në rrugë. Dua 100 mijë vetë në bulevard t’i dridhet toka nën këmbë Edvin Ramës dhe qeverisë së krimit. Dhe të mos ikim nga bulevardi pa u anuluar zgjedhjet. Përpara!
HA HA HA,
Mos vdeksh kurre o Mero:
DOKTOR MORTJA “…Therrisja ne mitingje, vinin vetem nja 500 veta. Atehere vendosem te bejme 14 shtatorin, 98’…”
http://goo.gl/1Qbpae
Je I madh Mero. Hahaha, na kenaqe, Jo per gje po kemi nevoje per humor.
dakort jemi qe te vime ne miting , por XHILJETA do te kendoje? po na dhe TORTE pa dyshim nja 3.000 vete i kemi bere gati garuzhdet te HAME .DUAM edhe birra me krrikell, BIRRA jo te skaduara se na ze barku , e nuk kemi ku te dhjes………………..perpara per demokracine doktor qe u lodhe 23 vjete e nuk e solle dote nga bjeshket e nemuna.rrofte demokracia e shpelles , ajo qe njef mire ti o doktor.
Me sa duket, Mero, Doktorri,Lulushi dhe Mulja ,nga informacioni qe paske ti do bejne nje nga protestat me te medha qe ka bere ndonjehere PD- ja. Une desha te shtoj se nga nje burim informacioni qe kam, nga ata qe punojne me Paloqen, protesta, si e para mbas zgjedhjeve te 23-Qershorit ,do te jete madheshtore dhe ne perputhje me skandalin e vjedhjes se votave ne Korce, PD-ja do organizoi autobuza falas per militantet e saje ,nga disa rrethe te vendit.
Kesaj i them opozit une.
kane heq nga puna sa te duash o Mero. Turp qe e mohon. Shpresoj to publikoni ju qe seleksiononi mesazhet. Dhe beni mire te mos publikoni ato qe shkruajne fjale fyese jo ata qe thone te verteten qe sju pelqen ju
e mo “late nam”
mire kane bere se PLEHRAT dhe SALHERAT kane heq, me diploma te blera !
Ty mitingash i pa ndreqeshem , dordolec e kobe ndjelles , duher te hiqet zvare , sa eshte gjalle neper rruget e Tiranes e gjithe shqipetise ,Atehere shqiptaret do kuptojne e besojne se vertet po vjen Demokracia ne kete vend te kapur na mafja e kethyer ne koloni te saj akoma , prandaj na duhet te bejme e kemi durim , shprese e besim . dhe ky Dushman duhet te jetoje e te shikoje se si nje vend zhvillohet e perparon me pune te ndereshme , pa percarje e ngasje , ne paqe , mirkuptim , mes njerezve e te popujve fqinje e me gjere, O Lugati Sali .
Cmerreni me me kete. Problemi eshte gjetiu. Tek ato….zullumet e pakapercyeshme
Ky eshte shejtan budallai