Të dashur miq!
Sot dua të ndaj me ju një tablo sinoptike të veprimtarisë armiqësore brenda PD, drejtuar në heshtje dhe me tinëzari nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode. Ky njeri, të cilin e kam mbajtur afër vetes për gati 20 vjet, është sjellë si gjarpri që e rrit në gji dhe të helmon në fund.
-Çfarë ka ndodhur, do thoni ju?
-Ua them unë ju!
Së pari, zgjedhjet në Korçë. Ky njeri mobilizoi gjithë njerëzit e vet, që të diskreditonte udhëheqjen e re të PD-së dhe t’ia ulte asaj autoritetin. Ai ka pasur synim që përmes Korçës, të eliminonte deri dhe kryetarin e PD-së, d.m.th Lulin.
Ky plan djallëzor i tij, u zbulua fare qartë ditën e votimeve, kur ai thoshte lart e poshtë që do të marrim 25 përqind, afërsisht aq sa morëm.
Të gjithë doganierët dhe tatimorët e tij nuk paguan asnjë lek për fushatë dhe dukeshin në publik vetëm për t’i prishur punë PD-së.
Së dyti, ka qenë sjellja e tij gjatë zgjedhjeve në PD. Ai u rreshtua hapur me Olldashin dhe dërgoi kasnecët e tij në bazë. M’u desh të ndërhyrja personalisht të vendosja autoritetin e partisë dhe të ndalja dorën e tij tinëzare. Donte dhe të dilte e të fliste publikisht, por meqë i kisha ca letra hapur akoma, nuk guxoi, por gënjeu Olldashin, i tha do flas në shtator.
Së treti, po marr vesh se ky njeri ka pasur një aleancë të fshehtë me PS dhe Edvin Ramën. Disa vite më parë më ofroi për kandidat për deputet të PD-së sa për të qenë në listë Ed Hypin. I thashë, zotëri, këtë njeri mos ma ofro se ka qenë spiun, i kam pasur dosje dhe më ka tradhëtu dhe me ’97-ën ma ka marrë Bashkim Fino.
Më tha, e di, por është penduar.
-Bëje për mua, tha. Të fundit do ta vëmë, nuk është se do fitojë, do vetëm të rehabilitohet që ka kaluar komisionin e pastërtisë të figurave.
-Mirë, i thashë, ja bëra. Kur pas zgjedhjeve, e bëri drejtor të madh të ndarjes së pareve. Shpërndante pare andej e këtej, më vinin letra anonime që për çdo pagesë të kërkonte pjesën, bile më ka ardhë një letër që ka ble dhe ca rrapinj afër Këlcyrës, aq shumë pare kishte bërë. Nisa një hetim ndaj tij dhe më erdhi zoti Bode në zyrë më tha mos e vazhdo atë hetim se ai është penduar thellë dhe është gati të sakrifikojë për PD-në.
E dija që mashtron, po ia fala përsëri.
Tani çfarë marr vesh? Tani mor zotëri marr vesh që ky njeri do bëhet prapë drejtor i madh nga Edvin Rama. Po, po, këtë e kam nga burime të sigurta.
Atëherë kjo zbulon gjithë lidhjet e Ridvan Bodes me Edvin Ramën dhe arsyet pse na ka shkatërruar zgjedhjet në Korçë. Duke qenë se ka ndarë paret me këtë zotëri, kërkon të sigurohet prej tij dhe ia ka postuar Edvin Ramës, që vetë të jetë i qetë.
Por ne nuk do ta lëmë me kaq. Sot kam thirrur Lulin në takim dhe kam urdhëruar hetimin e veprimtarisë armiqësore të Ridvan Bodes dhe fshirjen me fshesë të hekurt të veprimtarisë së tij armiqësore. Kjo do ta bëjë partinë më të shëndoshë dhe demokratët më të fortë në rrugën e tyre drejt fitores. Ne do fitojmë. Përpara!
Ha ha ha,
Sali sinoptiku,si shoku Enver ?
ha ha ha ha ha ha ha
Teori Konspiracioni ?
Duhet me qene gay sot te fitosh azil ?
http://dielli.al/lajme.php?id=17995&k=71
Perpara nga pas Sali berisha hahahahahahah ?
E di si e quajne ne Korce Boden? AGAI I RAkICKES
Ben chicago dhe ramy.
Ja u moren motrat provimin?
ja ashtu, me breke neper kembe…
Sali Berishes i ik truri.Eshte bere origjinal Enver Hoxha,kur flet per grupe armiqesore.Ai i ka vene detyre vetes,qe deri ne vdekje do te shkateroj Shqiperine,PD.Pervec vetes,Ai s’do t’ja dij per asnje dhe asgje.
Po do te fitoni karin e Noc Rrokut!
Ha ha ha ha ha
o Mero;
Doli edhe Ridvani armik i partise
?
http://goo.gl/CcWrl8
Ta dish ti mero sa gjoba qarkullojne per te marr leket e tua nuk flisje keshtu. Qofte bodja qofte cani te njejtet kuaj duan. Pisllik gjitheandej.
tamam teknikat e kohes se enverit,me keto ditare besoj se e nxori fytyren e vertete,me mire keshtu ja beri vetes…..
Lef o mero lef!
jo
Obobo, prape me keto pune ju.
ike sali qeni ike me gjithe tespie BODE , TOPALLICE , LULKEN tende tejkanjoz ,more rrugen e mutit o kriminel
bodja u vuri takse per kazanet e rakis korcareve , ca vota pret te marri .