Të dashur miq!
Sot, qysh në mëngjes, kam pasur një takim me Lulzim Bashën për shumë nga problemet madhore që shqetësojnë opozitën. Doja që ai të dëgjonte mendimin tim, dhe natyrisht dhe unë t’i jepja mendimin tim.
Qysh sa hyri në zyrën time, i lexohej shqetësimi në fytyrë.
-Epo do ta ketë nga zgjedhjet në Korçë, mendova.
-Doktor, kemi shumë probleme, tha. Nuk di nga t’ia nis më parë.
-Qetësohu, i thashë. Unë jam këtu dhe do t’i zgjidhim.
-E para, tha, puna e pallatit në Vlorë. Duan të na e prishin. Fola dhe me Zenin dhe ai ishte i shqetësuar. Puna është se pjesa e Zenit duhet hedhur në emër të ca qytetarëve dhe t’i paraqesim si kontrata të shitura. Desha të di nga ty, cilën notere kemi tonën ne që mban data rezervë përpara.
-Duhet me pyetë Halimin, i thashë. Ka dhe Gita ca të sajat, por më mirë pyet Halimin.
-Ja, shumë mirë, tha, e zgjidhëm një hall.
-Po, i thashë, më thuaj ça ka ndonjë gjë tjetër shqetësuese nga partia?
-Halli tjetër i madh Doktor është pronari. Duan të na nxjerrin një pronar kundër sikur kemi falsifikuar njollën e tokës. Në fakt kemi marrë nja 40 metra, po ajo ka qenë tokë publike dhe nja 1000 metra det, por ai është i askujt. Sidoqoftë, duhet të bëjmë diçka, t’i premtojmë ndonjë gjë atij pronarit mos na hapë telashe.
-Patjetër, i thashë. Folini në emër tim për çdo gjë.
-Faleminderit Doktor, më tha. Ja iku dhe ky hall.
-Nga partia, çfarë ka ndonjë gjë tjetër?
-Ja për këtë janë të shqetësuar Doktor. Edhe një gjë tjetër. Po na e prishën pallatin, si ta bëjmë padinë që të marrim lekët për atë pjesën që të duket sikur është shitur se dhe Zeni ishte i shqetësuar?
-S’ka problem, e rregullojmë dhe atë punë po shkoi puna deri aty, se gjykatat tona janë. Po ndonjë gjë tjetër nga partia çfarë ka?
-Hiç, ja për këtë janë të shqetësuar Doktor. Më thoshin njerëzit a do reagojë Doktori për pallatin apo jo? Mezi presin në fakt.
-Po mirë, po reagoj unë për pallatin, s’ka problem. Po ndonjë gjë tjetër çfarë ka?
-Po hiç Doktor, ja këtë duan njerëzit se pastaj po reagove ti, reagoj dhe unë.
-OK, shumë mirë, i thashë. Reago dhe ti. Po ndonjë gjë tjetër nga partia çfarë? Si dolën zgjedhjet në Korçë se nuk më the.
-Po varja o Doktor Korçës, dihet atje si shkon. 24 përqind na kishin lënë, por siç ka thënë dhe Edi Paloka, numrat nuk kanë rëndësi në opozitë. Boll që ajo 24 përqindëshi të jenë të ndershëm.
-Ke të drejtë, i thashë. Përpara!
1000 metra ne det, por s’eshte I askujt..E bukur..
Qe nga 1991 pd kurre ska marre me shume se 24%.
Edhe herein tjeter dergoni Jorida Tabakun se jua rrit votat.
Copa mishit.
Turp i madh dhe per kte Lul shpresën!