Shënime nga Ditari i Doktorit: Krimi i Piktorit ndaj popullit të Lazaratit

1 Nëntor 2013, 20:31Antena TEMA

Të dashur miq!

Nga media mësuam një lajm i cili ka tronditur mbarë opinionin. Në Lazarat, në kryeqendrën e demokracisë në jug të vendit, qeveria po ushtron një terror të krahasueshëm me atë të Asadit ndaj banorëve të fshatit dhe punëtorëve që punojnë aty.

Ata që na akuzuan ne se nuk hynim në Lazarat politikisht, tani vetë nuk po ndërhyjnë, por po përdorin metoda të shfarosjes në masë ndaj banorëve.

-Çfarë ka ndodhur, do thoni ju?

-Ua them unë çfarë ka ndodhur!

-Gra dhe vajza të reja që punojnë gjithë ditën në Lazarat, janë helmatisur nga një aromë që lëshon një bimë e çuditshme që mbin në oborret e fshatit dhe tokën përreth. Kjo bimë, e cila lëshon një aromë dehëse, ka disa simptoma të veçanta që njihen nga mjekësia dhe duhen kuruar urgjentisht. Në këtë fshat, sipas të dhënave tona, mbin vetvetiu bima që quhet Canabis Sativa dhe prej të cilës përfitohet dhe përpunohet hashashi dhe marihuana. Dallimi në mes tyre ekziston në koncentrimin e substancës aktive (THC). Tek hashashi koncentrimi i kësaj substance është 5 herë më i madh se tek marihuana. Po ashtu, marihuana gjendet për përdorim në formë të gjetheve të thara, ndërsa hashashi në formë të lëngët.

I them gjithë këto hollësi jo se jam vet një përdorues i tyre, por si mjek dhe njeri i përkushtuar ndaj Lazaratit kam bërë vëzhgimet e mia.

Këto ditë dhjetra banorë, por dhe punonjës të fshatit, më kanë shkruar se kanë probleme me frymëmarrjen, ritëm të shpejtuar të zemrës, probleme me kujtesën etj. Njëri prej tyre më telefonoi në mesnatë dhe më tha: “Doktor, fituam thellë”.

-Ku fituam, i thashë?

-Ne Lazarat dhe gjithë Shqipërinë, më tha. Tani po festojmë në qendër të fshatit, po ky Genc Ruli është skuth dhe nuk vjen të festojë me ne.

E kuptova që ishte në gjendje të rëndë. Marihuana kishte bërë efektin e vet. Njoftova strukturat e partisë të merrnin masa dhe këta njerëz të merrnin trajtimin e duhur.

Por, çfarë ka ndodhur, do pyesni ju?

Ua them unë çfarë ka ndodhur.

Këta njerëz kanë shkuar të vizitohen dhe mjekët nuk u kanë dhënë ilaçe. Rekomandimi i tyre i vetëm ishte: “mos u ktheni më në Lazarat”. Kjo tregon se qeveria e lidhur me krimin, ka mbjellë në mënyrë klandestine këto bimë në Lazarat, dhe kërkon të zbojë përmes efekteve të tyre popullin nga Lazarati. Pastrim të tillë etnik kanë bërë vetëm serbët dhe grekët ndaj shqiptarëve. E ftoj qeverinë të reflektojë dhe të ndalojë përdorimin e këtyre substancave kimike kundër popullsisë në Lazarat, si Asadi në Siri dhe të ndalë ç’popullimin e fshatit.

Nga ana tjetër, si mjek i them Edvin Ramës, se efekti i marihuanës dhe hashashit zgjat afërsisht një orë. Ai mund të helmojë popullin e Lazaratit për një orë, qoftë dhe për një ditë, por kurrë nuk e drogon dot për gjithë jetën. Ata do zgjohen një ditë dhe do ta kuptojnë se kush ua bëri këtë të keqe. Përpara!

13 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Krimi i Piktorit ndaj popullit të Lazaratit”

  1. Mato Labi, Hormovë says:

    Të Dashur Miq!
    “Doktor, fituam thellë”
    HA HA HA HA

    http://goo.gl/K333R4

    1. Be-X says:

      problemi qendron ketu: Dr. SALEHU edhe humbjen e trajton si fitore!Nuk e di nese nje psikolog/neurolog do e trajtonte si SHKARJE apo si BY.SHPLARJE kete qendrim te prof.dok.salehut.

    2. Opo ata po behen per spital…
      Po i bejne leket ilace
      E kan mbush spitalin
      http://dielli.al/lajme.php?id=15732&k=1519

  2. mireli says:

    I mjeri Sali. Eshte sa komik aq dhe maskara,sa intrigant aq dhe i poshter,sa genjeshtar po aq dhe i djallezuar.Si nuk i vjen turp ketij tribali,vrer,poshtersi,vjelle cdo dite.Qellimi i ketij germadhe eshte te ngreje LAZARATIN per trazira.Kerkon destabilitet ,percarje.
    Lere kete popull ne punen e tij,ai ta dha vulen qe meritoje o SALI B.
    Mjaft me se je bere si qen i zgjebosur duke lehur dhe kuitur me klithma ne prag ngordhje.
    ZOT mos i ardheshin me shqipetareve monstra si pune e ketij qeni serb qe historia do ta provoje si nje armik i terbuar i kombit shqipetar.

  3. tik says:

    Tema, më vjen keq por Saliun nuk e arrini dot në delirin e tij. I vërteti është më keq sesa ky i Antenës. ?

  4. bruno says:

    ore po salen pse e mban kaq shume efekti apo e ka mall hollandes

  5. UA THEM une , qe kjo bime eshte kurative, me mire te shijosh kete bime mjeksore se sa te degjosh idiotizmat e doktor saliut , qe e katandisi kete popull jo ashash , por ti futet kokaines ta beje pershesh .
    KESHILLA NGA doktor sali skenderbeu :
    ju ben dem ashashi , atehere pini KAKAINE.

  6. MARKO says:

    Saline si bagetine,e mbajshin ethet e GUSHTIT.

  7. babec says:

    Legalizoheni! Hiqjani pushtetin mafias dhe politikes! Dekriminalizoni popullaten, e cila thjesht mbjell nje bime te bekuar ne token tone te bekuar!

  8. petrit says:

    Z Berisha;Kujdes..Ylli juaj perendoi,per te mos ndricuar me ,per jet te jeteve..Kujdes,me lazaratin.Neqoftese se sot,qeverija aktuale mund te kofrontohet me -lazaratasit,do te jeni ju,pergjegjesi kryesor,sebashku me bashkeluftetaret tuaj te degadences, qe i nxitet ata,per te kultivuar
    drogen..Se te ju nuk ekziston,ndjenja e altruizmit,tek ju nuk egziston deshira,per te kontribuar ne rritjen e mirqenjes,se shtresave te ndryshme te popullit,perkundrazi ju kenaqeni kur femijet vuajn,per nje kothere buk
    jo te lyer me vaj e me kryp,por thate…Po me ndegjove mua,mos e gropos veten me thelle,se deri ne keto momente gjysmen e trupit e ke te fundosur.Dhe kurre mos shpreso,se mund te ndimojn njerzit e tuaj,perkundrazi ata do te fundosin dhe me keq…

    1. i indinjuar says:

      O zot na rujt nga ky fanatik i pa turpte.
      Cfar mostro mund te Jet ky njeri qe quan lazaratin djep Demokracie. Une e die qe i vetequajturi “Doktor” nuk ka qene as nje her normal nga trute por me duket se tani ku ka luajtur fare.
      Ne Lazarat duhet te hyjne tanket dhe ti vrasin kultivuesit e vdekjes.
      Turp ne mes te evropes te behet shqiperia si Kolumbia.

      Sali na le rehat se na cave koken per nje kohe te gjate.

      ik zhduku bashke me ate zhulsen Jozefinen qe eshte akoma me debile se ty.

  9. 1 000 000 shqiptare. says:

    ha ha ha ha fiks llogjike e nje skizofreni.

  10. Petro Labi says:

    Lazaratas, po behen shume komente per juve, mendime nga me te ndryshme po jepen. Per juve mendojmos bini pre e as nje provikimi. Lazarati nuk do te rebelohet me sic mendon ndonjeri. Lazaratasit te ruajne qetesine dhe te mos komfrontohen me as nje njeri aq me shume me policine. Ata jane vellezritdhe motrat tona ne mbrojtje te jetes tone.Drejtori i policise dha nje mendim qe mendoj se eshte shume i pjekur dhe se qeveria po e shikon me qetesi kete problem per t’i dhene nje zgjidhje. Nje nga zgjidhjet mund te jete licensimi per prohimin dhe kanalizimi ne perdorimin farmaceutik. Qe do te thote te merret ne sasira me recete te mjekut perkates. Keshtu do te paguhen taksat rregullisht, shteti do te merre te ardhurat e tij , etj. etj. Ky eshte nje diskutim sot ne shume vende te botes, nje nder to eshte dhe Canadaja. Kerkohet zgjidhje e mencur sepse po perqendrohen te ardhurat ne nje grup te vetem qe behen te rekzimshem per mbare Nje rruge efikase do te jete legalizimi dhe duke e pasur nenkontroll shteti. Sa per mediat Serbe dhe Russe mos u shqetsoni shume, kerkojne vetem destabilizim te vendit dhe ngritjen tuaj ne revolte (mos e hani kaq lehte).

    Pershendetje
    Petro Labi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje