Shënime nga Ditari i Doktorit: Një vikend në pronat e mia

2 Nëntor 2013, 21:56Antena TEMA

Të dashur miq.

Ky ishte vikendi im i parë në pronat e mia.

Vajza e ripërfundoi shtëpinë e re në Lalëz. Ajo që kishte më parë, ishte dykatëshe e shëmtuar. Tani ka bërë një ndërtesë vërtet moderne, të kohës dhe në proporcion të drejtë me njerëzit që e rrethojnë.

Gjatë këtyre tetë viteve në pushtet, nuk e kisha parë ndonjëherë nga afër këtë shtëpi, edhe pse vajza më kishte ftuar disa herë.

E fillova ditën me një shëtitje të vogël buzë detit. Para m’u shfaq Flamuri.

-Po ky, thashë me vete, dhe këtu më ndjek pas?

E thirra dhe u përshëndetëm.

-Nuk ka nevojë të vish sot, i thashë. Do bëjmë një ditë pushim. Nuk e di pse je munduar.

-Jo, jo, kam shtëpinë këtu, më tha. Edhe Luli po e bën të madhe si Gita shtëpinë.

Nuk më pëlqeu në fakt kjo gjë dhe vazhdova rrugën bashkë me Lilin.

Duke ecur buzë detit, Lili më pyeste vazhdimisht ku mbaron toka jonë.

-Ka akoma, i thosha, po ec.

Ecëm dhe dolëm jashtë kufijve të fshatit turistik. U ngjitëm në një dunë rëre dhe i tregova pamjen përballë në drejtim të Jugut. I shpjegova se ku fillonte pjesa që do bënim hotelin tonë me arabët dhe si ka ngecur projekti.

U mërzit shumë.

-Sa mbrapa e kthyen Shqipërinë këta socialistët, tha. Do ishin bërë gjithë këto investime.

-Ke të drejtë, i thashë. Tani do ikim të shikojmë Kepin e Rodonit. Aty është një mrekulli.

-Të gjithë ne e kemi, tha.

-Jo, i thashë. Absolutisht jo. Kanë dhe të tjerë. Natyrisht pjesët më të mira i kemi marrë ne, se e kemi pasur detyrë t’i mbrojmë nga shkatërrimi. Por u kemi besuar pjesë dhe të tjerëve.

Lili u kënaq shumë. U nisëm drejt kalasë së Skënderbeut në Kep të Rodonit. Është një mrekulli. Arbri më kish folur disa herë kur këmbëngulte sa rëndësi kishte marrja e saj.

-Sa vjet e ka gëzuar Skënderbeu këtë, pyeti Lili papritur.

-Po besoj më pak se 25 vjet, i thashë.

-Aq kemi për ta gëzuar dhe ne, tha.

-Me një ndryshim, shtova unë. Pas nesh nuk do bjerë në dorë të armikut, por nipërve dhe mbesave tona.

-E vërtetë, tha Lili.

Kjo ishte një ditë e mrekullueshme që më jep shumë energji për të vazhduar luftën time. Përpara!

10 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Një vikend në pronat e mia”

  1. anonim says:

    Ah rrobt nga i kane keta plehra! Mallkuar qofte PS po nuk ia mori te tera ketyre plehrave! Kokerr me kokerr!

    1. ASTRIT NURI says:

      KJO ESHTE E VETMJA PRONE E LIGJSHME E BERISHAJVE!
      http://goo.gl/CF4lq3

    2. 1 000 000 shqiptare. says:

      po sja u mora rama te gjitha keto pasuri plehrave, dhe tja u ktheje perseri shqiptareve, pas kater vjetesh te dali e te mbledhe kanace rama se votanuk mbledh me, nuk ja jep me njeri.

      shpresa e 1 000 000 shqipatreve kjo ishte.

  2. Ha ha ha do ja falim JANUZAJT qe te luaj me Shqiperine tokat e tyre.
    Do ja konfiskojme dhe do i perdorim per te forcuar kombetaren kuq e zi ?
    http://dielli.al/lajme.php?id=16193&k=14

  3. julian laci says:

    Ne ate gjendje pislleku qe eshte kepi i rodomit do te ishte mire qe hajduti sali te fillonte pune si shishe plastic mbledhes,do ti bente mire se ndoshta do ti ndryshonte gjendja finaciare,mos ndoshta po shikonte mundesi per azil politik ne kishe.permbrapa,perpara

  4. EURO MALOKU says:

    PER PARA!
    PER DERI SA PRAPA KE NJE POPULL, ME E PAKTA, BUDALL…

    1. Mira says:

      Pse flisni kot ,ja ka lene babai.

      Edhe mua me ka lene babai por kam njezet vjet qe kam fituar te gjitha gjygjet dhe nuk i kam marre pronat ketu ne Durres sepse i perdor kryebashkiaku per te shitur beton….

  5. WILHELM says:

    CFARE TE KEQE KA QE THONI VETEM BUDALLALLEQE .. AI TREGON NJE WIKENT NE TOKAT E VETA .NOSTALGIE EMOCION KUR FLET PER SKENDERBEUN DHE JU GELOZA SI GJITHMONE SHANI DHE FYENI KOT .. SHIKONI JETEN TUAJ DHE MOS SHANI TE TJERET PA I NJOHUR SE JU JENI NASTRADINA SE NUK ESHTE FAJI I TYRE SE NUK E NXIRRNI DOT MIZEN NGA SUPA ..DOKTORRI I KA MARRE TOKAT E VETA DHE TI GEZOJE ME MIRE SE TJA LENTE KOMUNISTAVE TE QELBUR

  6. Titi says:

    Ky njeri i pashpirt kur u pyet ne nje interviste ne TV nga nje gazetar se a trashegon ndonje pasuri te paluajteshme nga parardhesit , duke u ngerdheshur ju pergjigj…po trashegoj malet pyjet fushat qe do te thote se edhe per jastek kishte perdorur gurin per te mbeshtetur koken , per 23 vjet me rradhe vodhi e shkatrroje pasurine publike dhe private, duke u bere nje ka njerzit me pasurite me te medha ne shqiperi dhe asnjehere nuk eshte vene ne bangon e te akuzuarit per tju bere llogarija se ku i gjeti keto para per te blere keto pasuri.A do ta beje kete drejtesija tani , te shohim pa u bere kjo zorr se do te gjeje qetsi ky vend, qe eshte i bagate nga zoti por qe e kane shkatrruar keta njeres qe kane hyre ne politike vetem per tu pasuruar.

  7. LIRIA says:

    Sa jam e gezueme prej shtitjes me buurrin tem Salen neper trojet tona…
    Sa shume troje ka fitue Sala !!Po sa ka fitue Xeni dhe Argita!!!
    Dhe sa troje i paskan dhuruar fshataret per punet e mira qe u ka ba SALA.
    Vetem ni xha m’ka ngel marak…Perse tek kisha nuk kishte nje afresk me portretin tem..I thash Sales qe ta bisedoi ket xha me “PIKTORIN”:
    -Tashme qe “PIKTORI” nuk ka pune se pushtetin e mori perse te mos pikturoji tek njaj kishe portretin tim!
    POR Sala a xheloz i modh:
    -Jo,moj LILI se PIKTORI preferon me i vizatue femnat lakuriq ene ti ke kohe qe nuk e ke rrue…!
    Por une e dij qe Sala nuk e ka hallin tek lesht e mij por tek piktori qe sipas Sales eshte nje fije….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje