Të dashur miq.
Dua të ndaj me ju një ngjarje që më ndodhi dje. Më kërkoi në telefon kryeredaktori i RD dhe më tha të konsultoheshim.
-Çfarë ka ndodhur, e pyeta.
-Kemi këtë lajmin për Fiksin, ta nxjerrim lart më thanë?
-U kam thënë, i thashë, çdo lajm që ka lidhje me Çakallin e Fiksit, e dua në krye të faqes.
-Mirë, më tha si me gjysmë zëri kryeredaktori dhe e mbylli.
Dyshova shumë dhe e mora përsëri.
-Çfarë lajmi keni për Fiksin, i thashë.
-Po ja, e ka lavdëruar Basha, më tha kryeredaktori, dhe ti e di që ne lajmet për Fiksin i vëmë në krye të faqes. Zakonisht i kemi pasur negative, por sot e kemi pozitive.
-Në asnjë mënyrë, i thashë.
-Po mirë, fol pak me Bashën, më tha, mos të na bezdisë.
Kishte të drejtë. Luli nuk ka vizion për politikë. Bëhet entuziast kot, si kalama.
Mendova se mos e bënte këtë gjë dhe Klani dhe mora Sandrin.
-Atë lajmin për Fiksin, të lutem mos e fusni, i thashë.
-Jo mo burrë, çfarë ta fusim. Kemi tre orë me Bejten, po vrasim mendjen pse e kanë bërë, tha Sandri. Do jetë ndonjë lojë e madhe kjo. Bejtja ka katër variante. E para, Filipi është mërzitur me Ramën se nuk ka pranuar të mbajë një rrotë të Fiksit në kryeministri. E dyta, Filipi është mërzitur me Ramën se kam qenë unë nja dy herë tek zyra e Ramës, po unë kam qenë për punë, dihet. E treta, Kol Balla ka thënë në mbledhje bordi se Rama pi kafe Ama në zyrë dhe kështu është bërë rrëmujë kundër tij. E katërta, që Basha dhe Filipi janë afruar shumë pasi Basha kërkon ndonjë mendje si të sillet me ty. Po i thashë Bejtes, tek kjo e fundit ia ke futë kot.
-Zotëri, i thashë, këto janë padyshim pazare të prishura, por atë lajm duhet ta jepni. Nuk duhet të jepni lajmin që Basha falënderon Fiksin.
-Aha, atë jo mo burrë, po unë thashë mos të japim as atë të studentëve se kushedi si e kanë pasur hallin, thotë Bejtja. Gazetarë jemi të gjithë, thotë, po gjëra pa leje s’bën njeri.
Pasi u sqarova me Sandrin, mora Fahron.
-Ai zotëria ka lavdëruar Fiksin, por është mirë mos me i dhanë rëndësi, i thashë.
-Pa problem, tha Fahro. Vetëm duhet bërë kujdes se ai lajm nuk është dhënë pa qëllim. Me sa kuptoj unë, ata duan të eklipsojnë këtë zhurmën e pallatit të Lulit dhe t’ia heqin mendjen opozitës të merren me ca studentë fukarenj. Gjithë qëllimi është që opozita të mos merret me pallatin e Lulit, po me Korçën.
-S’më kish shkuar mendja këtu, i thashë. Edhe kjo mund të jetë, po Korça në fakt ka më shumë rëndësi. Sidoqoftë, ti mos e boto falënderimin.
-As që diskutohet, më tha.
Atëherë mora vetë Lulin. I thashë që ke ba gabim që ke falenderu Fiksin. Nesër kanë për të të bërë gjëmën ty dhe s’ke gojë të hapësh.
-Më fal Doktor, tha, por mendova që na ndihmuan.
-Jo zotëri, nuk na kanë ndihmuar hiç. Po më thonë gjithë demokratët, si ka mundësi që ne nuk ruajmë dot votat tona, po na i ruan Fiks Fare. Je bë vegël e Edvin Ramës. Bile shkon dhe i përshëndet. Po vazhdove kështu, demokratët do të braktisin, por unë s’do t’i braktis kurrë. Mirupafshim!
Dhe nuk kam çfarë të bëj me këtë njeri. Është komplet i papërgjegjshëm. Por ne do fitojmë mbi paratë e mafies dhe drogës. Përpara!
ANTENA:
“…Ke të drejtë,
Luli nuk ka vizion për Politikë,kalama fare …”
http://goo.gl/yxAr3e
Lul Basha super kalama, me kete palaco PD po shkon drejt Spahise se PLL…
Lojra per femije Luli dhe Berisha..fitoi Sotiraq Filo me merite ,por nje pjesemarje teper e ulet ,ka zera se nuk votuan muslimamet shqipetare nga nxjerja jashte gare te Z NJ Zeneli..
Bravo FIKS-it.TOP-i bashke me TEMA-n jane te paret qe kane kuptuar se erdhi lirija dhe ajo duhet perdorur me te vertete dhe jo me sllogane.Perse bertet Luli dhe Sala kur ata perdoren autobuza,trena,furgona dhe avjona falas ne fushatat e tyre ?
Jam nga Korca dhe kemi pare nga afer se si shkuan zgedhjet ketu.Shume familje .mund te them nuk votuan,por edhe shume individe neglizhuan.Ky ishte nje indiferentizem ndaj ketyre zgjedhjeve por megjithate ishte nje fitore spektakolare dhe e thelle e kanditatit te majte Sotiraq Filo.besoj se nuk mund te kete mbetur asnje simpatizant apo si mund ta quajme fans i
PD-se pa votuar se kane pasur ,ate deshiren e zjarte per t’i dhene nje shans ose me mire ta themi nje kenaqesi idhullit te tyre Sali me fitoren e Stratoberdhes.Dhe perseri nuk mund t’ia falnin zotit Sali kete kenaqesi sepse megjithe neglizhencen e madhe te korcareve ,perseri rezultati ishte shume i thelle dhe le te flasin gojet e liga per cdo lloj intrige apo manipulimi ,gjithmone sipas tyre se besojne ne ndergjegjen e tyre qe i blinin votat me lek dhe me kutite me ndihma ushqimore por per kandidatin Z.Filo nuk kishte nevoje per blerje votash dhe gjera te tilla,leket qe ka nxjerre fiksi jane per shpenzimet e rruges te studenteve korcare qe kane probleme finaciare dhe pd-istet e perdorin kete fakt si manipulim ,le te lehinse po te perseriten zgjedhjet ne Korce ,rezultati do jete dy fish me i thelle dhe pd-istet do mbeten me marmalate ne goje.Se Korca gjithmone ka kerkuar me te miren per qytetarine nuk mund te zhytet ne llumin e se shkuares.sepse e pastroi njehere para 6 vitesh qe kishte ne krye nje kryebashkiak pa dinjitet qe u pasurua per vete dhe pasuroi farefisin e tij dhe nuk levizi nje gur te vetem per rregullimin dhe sistemimin e Korces.Ndersa Niko Peleshi ishte i vetmi, ne gjithe keto vite demokraci qe i ndryshoi fytyren korces dhe projektet e lena ne mes ,per shkak te detyres qe iu ngarkua,korcaret ia besuan me voten e tyre pas ardhesit te tij Zotit Filo.Urime dhe suksese te metejshme i urojme Zotit Filo!!!!!!!!!!!!
O Mero akoma me kete te pjerdhurin ti ??? Merru me problemet e aktualitetit e si prind e si banor i ketij vendi e mbi te gjitha si gazetatr duhet te dalesh i pari te protestosh per armet kimike qe do sjelli ai Edvin Kristaq Kokedhima
Mero boll se nuk lexohesh me per keto qe shkruan. Saliu iku dhe Luli po ben punen e tij. Nese nuk e ben mire lerja PD ta zgjidh. Por duhet te besh oponencen e qeverise tani dhe jo te atyre qe jane ne opozite. Ndoshta rasti Korces ju duket pa rendesi, por precedenti eshte i rezikeshem. Ata qe kishin vesh dhe sy e pane ne mes te Tiranes ne 23 qershor. Problemi eshte qe sekroti publik 150 mije vende pune ka. Kush do t’i marre me pare. Thone qe LSI ka me shume vende se njerez dhe normal qe do ta rrise pazarin. Dardha e ka bishtin prapa z. Baze!!!!!!