Shënime nga Ditari i Doktorit: Një komplot kundër “Palma di Mesila” në Tiranë

7 Nëntor 2013, 21:13Antena TEMA

Të dashur miq!

Dita e madhe po arrin. Të hënën shpresoj të bëjmë protestën e parë më të madhe të historisë së Shqipërisë, para kryeministrisë, për t’i treguar kryeministrit të krimit se kush jemi ne. Por entuziazmi që ka përfshirë mbarë popullin demokrat për këtë ngjarje, po zbehet nga disa komplote të çuditshme, të cilat synojnë të eliminojnë disa nga simbolet e rezistencës së qeverisjes sime.

Siç e dini të gjithë, më 21 janar 2011, një grup trafikantësh, vrasësish, dhe të paguarish, kanë tentuar të sulmojnë kryeministrinë, por pa sukses.

Të dëshpëruar, ata sulmuan dhe dogjën palmën para kryeministrisë, e cila u shpëtua falë ndërhyrjes së forcave speciale.

Më vonë palma u bë simbol i luftës sonë në parlament dhe dëshmitare e vetme në komisionin hetimor parlamentar kundër grushtit të shtetit.

Tani, në prag të protestës tonë të madhe, po shikoj një përpjekje për të shkulur palmën para kryeministrisë. Kjo nuk do të më çudiste shumë sikur përpjekja tinëzare e Edi Ramës të mos mbështetej nga naiviteti dhe budallallëku i Lulëzim Bashës, i cili nuk ka përvojë në udhëheqjen e opozitës.

Naiv dhe i pamësuar me këtë punë ai ka publikuar njoftimin e mëposhtëm në faqen e Bashkisë së Tiranës.

“BASHKIA E TIRANËS

Data: 07 nëntor 2013

NJOFTIM

Pas kërkesës së ardhur nga pronari i bar-restorant “Piazza”, z.Kadri Morina, për heqjen e dy palmave të infektuara, specialistët e Ndërmarrjes nr.1 të Bashkisë së Tiranës verifikuan në vend pretendimet e z.Morina dhe arritën në konkluzionin se këto palma janë të infektuara nga insekti rhynchophorus ferrugineus oliver. Insekti që hyn nga pjesa e sipërme e palmës dëmton konusin e rritjes, duke bërë thyerjen e majës dhe tharjen e degëve. Insekti ushqehet me palcën e palmës, duke i dëmtuar rrjetin e lëvizjes së unit dhe lëndëve ushqyese dhe e çon drejt tharjes dhe kalbjes totale. Ky insekt rrezikon edhe infektimin e palmave të tjera. Për këtë arsye, specialistët vendosën heqjen e tyre, me kushtin që ato të zëvendësohen me dy palma të tjera.

Data: 07 nëntor 2013”

Ky njoftim i padjallëzuar, që niset nga një kërkesë biznesmeni, po shfrytëzohet nga Edi Rama, i cili për të njëjtën arsye kërkon të shkulë “Palma Di Mesilën” nga kryeministria, dhe që ditën e hënë ne të mos kemi asnjë simbol tonin para kryeministrisë, përveç vendit ku janë vrarë katër kryengritës të Edi Ramës, që i asgjësuam me sukses.

I shqetësuar pa masë për këtë zhvillim, i kërkova sot Lulëzim Bashës ta anulojë njoftimin që ka publikuar në faqen e Bashkisë pasi ai mund të keqpërdoret nga Edvin Rama, për të lënë opozitën pa simbolin e saj të dashur, Palma Di Mesila.

Në rast të kundërt, demokratët do ta mbjellin me dhunë palmën ditën e hënë para kryeministrisë. Tani gardhi nuk ekziston dhe si rrjedhojë nuk ka as rregullore për gardhin dhe as për bulevardin. Përpara!

4 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Një komplot kundër “Palma di Mesila” në Tiranë”

  1. esen says:

    Ne ’98 falangat e krimit te udhehequra nga doktor Mortja e bene shkrum e hi zyren e kryeministrit Nano. Moren edhe tanket e Gardes. Do bejne te njejten gje edhe te henen. Se vetem per ato gjera i punon rradakja liderit historik. Perpara!

  2. leo england says:

    Hahaha, I madh je Mero. Po Media e ka palmen te infektuar???*?? Oh do pyetur Ylli I PD qe njeh ngjyrat e lekurave, hahaha

  3. "BALASHI" says:

    Nuk pyet ai more Mero as nga fejtonet e tua e as nga asgje. Si skizofren qe eshte ai e shpie deri ne fund delirin. Ka vetem nje mangesi. Tani i mungojne forcat. Ushtria e tij eshte shpartalluar.

  4. MARKO says:

    Duhet bere dhe kontrolli i leshit,mos eshte infektuar. Te fillohet nga Jozefina…Duhet rruajtur qe te dale lesh i ri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje