Shënime nga Ditari i Doktorit: Emocionet e ditës së parë në protestë

11 Nëntor 2013, 21:00Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Emocionet e ditës së parë

Të dashur miq.

Sot Partia Demokratike fillon një histori të re. Fillon historinë e mitingjeve të saj madhështore kundër regjimit të krimit dhe korrupsionit.

Për herë të parë në jetën time, në një miting qëndrova në shesh dhe jo në tribunë.

Sot desha të ndaj me ju momentet e përgatitjes së mitingut.

U takova me Lulin në mëngjes dhe ramë dakord për vendin ku do ngrihej tribuna.

Bëmë kujdes që tribuna të ishte në një vizë me zyrën e kryeministrit, dhe të mos prekte asnjë nga vendet ku janë vrarë katër rebelët e armatosur me çadra- pistoletë më 21 janar. Ishte një punë e vështirë se ngado që ta ktheje tribunën, prekte një nga vendet ku ishin vrarë. Thirrëm Ndrean dhe ai na shpjegoi ku ishin vendet. Problem ishte vendi ku ishte vrarë Aleksi dhe Faiku, pasi dy të tjerët ishin afër derës dhe nuk ishte problem.

Pas shumë përpjekjesh, gjetëm vendin e duhur.

Kur po bënim gjithçka gati, vjen Flamuri dhe thotë “nuk bën këtu tribuna”. Sipas tij, aty e kish vënë dhe Rama kur bëri mitingun e parë kur ishte në opozitë, dhe do na shkonte ters.

Por meqë nuk kishim nga ta rrotullonim, ramë dakord ta bënim aty. Dukej pak si kopjim, por nuk kishim si lëviznim.

Pastaj erdhi çështja e parullave.

Luli propozoi “Jo Ramastanit”.

Mua më pëlqeu, po Flamuri kundërshtoi përsëri.

-Është parullë e Erjon Velisë, tha, se ai e ka pasë thënë “Jo Saligradit”.

Meqë nuk kishim variant tjetër, ngeli kjo.

Parulla të tjera nuk kishim.

Luli tha se do flasim dhe kundër armëve kimike, por meqë nuk ka lezet të flasim ne, do flasë Altini.

Flamuri kundërshtoi përsëri.

-Po pse më thatë mua të gjej flamuj amerikan, tha, se kam futur nja 30 copë në turmë. Edhe flamuj amerikan, dhe kundër SHBA, sikur nuk shkon.

-S’ka gjë, tha Luli. Altini do flasë, s’e merr njeri seriozisht atë. Dhe po e morën, djalë sigurmsi është, nuk ka ndonjë gjë.

Ashtu u vendos.

Pyeta nëse janë marrë masat të vijnë njerëz në miting.

-Kemi porositë 400 vetë nga Korça, tha Luli. Janë tetë autobusë me nga 50 vetë. Pranuan të vijnë me 20 mijë lek vajtje- ardhje.

-Shumë mirë, i thashë. Kjo është përgjigje dhëmb për dhëmb për 20 mijë lekëshat e votës që paguan Edvini.

-Po gjenerator keni marrë, i thashë, se mos na heqin dritat?

Flamuri dhe Luli panë nga njëri- tjetri.

-Nuk besoj, thanë, se ky i CEZ nuk është i PS. Nuk bën nga këto gjëra.

Dhe vërtet nuk bëri.

Kuruam me kujdes gjithë detajet e tjera të mitingut. Ramë dakord dhe që kur të fliste Luli, të ngrinte tonin dhe të drejtonte gishtin nga kryeministria.

Gjithçka shkoi mirë.

Kur erdhi ora e mitingut, pamë që nuk kishte shumë njerëz. Atëherë i thashë Flamurit t’i vinte në rresht për dy që të formohej radhë e gjatë. Ashtu u bë. Pastaj erdhi momenti final. Luli u ngjit në tribunë. Unë po e shihja nga poshtë. Ishte një moment historik. Për herë të parë unë isha aty poshtë dhe ai aty lart. Filloi të flasë…

Po e ndiqja me vëmendje. Erdhi momenti të ngrinte gishtin… e ngriti. Erdhi momenti ta drejtonte nga kryeministria… e drejtoi nga ne??? Pastaj do ngrinte zërin… i iku, u ngjir… diçka ndodhi. Diçka kish ngjarë. E pamundur… unë bëja tridhjetë mitingje e nuk më ikte zëri.

Kur mbaroi, e përgëzova, po nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë.

-Pse nuk e drejtove gishtin nga kryeministria, i thashë.

-Harrova, tha, m’u duk sikur ishe ti aty dhe e drejtova nga PS.

-Po mirë, zërin pse nuk e ngrite?

-E ngrita, tha, por pashë nga ty dhe më iku zëri.

Ishte përgjigje e sinqertë. Nuk ka faj. Për herë të parë nuk është e lehtë. Sidoqoftë e përgëzova dhe u shpërndamë. Tani beteja jonë nuk ndalet më.

Policet femra të Edvin Ramës na përshëndetën me ëmbëlsi. Ky njeri duket që nuk është burrë, se nuk ka burra të përballet me ne. Policia është simbol i shtetit dhe ky do të na tregojë që është shtet femër dhe jo burrë. Më 21 janar unë fitova titullin burrë shteti. Ky mendon se do ta quajë kush grua shteti. E gënjen mendja. Ne do ta mundim. Përpara!

14 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Emocionet e ditës së parë në protestë”

  1. ortes says:

    O Sali!!!
    Me 21 janar ti e mbushe sheshin me 3000 police e gardiste,sikur do vinin USHTRITE TURKE TE KOHES SE SKENDERBEUT!!!
    Edi Rama nuk PORDHI fare per ty:
    -TE VURI PARA USHTRISE TENDE TE FANDAKSUR nja 4-5 police femra,qe shikonin nga ju dhe vetem QESHNIN!!!
    Eh,si je katandisur o MALUKAT I ZI!!!

    1. antisubjektiv says:

      Kjo vendosja e policeve femra eshte levizje gjeniale. I dergon sinjalin opozites se eshte krejtesisht e pafuqishme. Eshte nje ironi e papare dhe “opozites” duhet t’i kete djegur shume.

  2. Daut Skela, Vlorë says:

    HA HA HA,
    Mitingu i pare i Lules si Kryecar i PD:

    “…
    – Sala – Po zerin, pse nuk e ngrite?!
    – Luli – E ngrita doktor, por sa pashe nga ty
    me iku zeri.
    … “

    http://goo.gl/HlR5Fb

  3. Be-X says:

    jane bere gazi i botes, nga njera ane me vjen mire, se keshtu diskreditojne veten e tyre si opozite e shqiperise dhe nga ana tjeter i hapin rrugen nje opozite te re qe mund te vije ne te ardhmen.

  4. leo england says:

    Ku ka turp malukati, plaku Mere, nje kriminel I lindur dhe qe ka pjelle vec kriminele qofshin femra apo meshkuj. U shofte ne embrion rraca e tij e ndyre peek krimineli e tradhetari.

  5. toto u kurtu says:

    IKU PER LESH DHE KJO PD .AKOMA NUK VUNE MEND KETA NE NJE VRIME I BIEN FYELLIT PO TANI U BENE BAJATE FARE

  6. Erion says:

    Me gjithe mend qe ky i Cez-it nuk eshte i PS. Gjithe linja e Sahit Dollapit vazhdon pune e pashqetesuar. Madje jane duke u habit se sa te mire jane keta te PS! E ka lene porosi Sahiti kur iku qe disa njerez te administrates te mos ja heqin nga puna. Dhe Seferi i Cez u bind. Gjithe zullumqaret me te cilet punoi 9 muaj Sahiti jane aty. Kush e di perse!?!?

    P.S.
    Nese Rama pranon te fuse lendet kimike te Sirise ne vend duhet te japi doreheqjen. Eshte e vetmja gje nese i ka ngel akoma nje fije burrerie sepse asnjeri prej nesh nuk e votoi per keto gjera. Te pakten te kete kurajo te dale perseri para njerezve per te kerkuar voten! A do ta beje? Me siguri qe jo, pune plehrash!

  7. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Erdhi momenti qe luli ngriti bishtin
    Sala I futi gishtin

  8. IVANI says:

    MA MER MENDJA SE NE ENDER SI BASHA DHE BERISHA DO TE SHIKOJNE SIKUR POLICET QE DITEN TALLEN BYTHEN ME TA NE MBREMJE NE ENDER DO SHIKOJNE SIKUR PO JA PRESIN HUNDET QE NGA RENAT I JANE ZGJATUR HUNDET SI E PINOKUT DHE LULEZIMJA DO SHIKOJE SIKUR PO JA BEJNE SHUREN NE GOJE PER TJA LEHTESUAR FRYMEMARJEN DHE REGULLIMIN E ZERIT QE MA KISH SI TE MERUM GOMARIT TIM..

  9. Horri i Bulevardit says:

    Filloj mbledhja me druvar
    Do Te shkojm ne miting thane
    Jemi kthy Te gjith ne Tiran
    Te gjith jemi si ushtare
    Jemi ber ambjentalist
    Mbasi rropem gjith Shqiperin
    Mbasi prem Dhe drut e fundit
    Jemi gati Te marrim hurrin
    Erdhen Shume eskavatorist
    Mbasi lumin e kishin grir
    Mbasi slan zhavorr per far
    U rikthyen si ushtar
    Demokrat:-ambjentalist
    Mbasi ja leruan tan Shqipnis
    U vjen keq Qe sjan npushtet
    Gjeten Sazanin si sebep

    1. KADAFF says:

      RAPSODI NGA BALLKANI PER SALE MALOKUN DHE LULUSH BISHTEPERDREDHURIN!

  10. davidi says:

    altini qenka bir spiuni…

  11. lenci says:

    Sali Berisha ka nje merite se po mundohej qe ti edukonte njerezit e malit me edukate qytetare. Tani Edi Rama po i mirepret brezin e dyte te atyre qe Z. Sali u mundua ti perqaste me qyteterimin. Prandaj ju te nderuar qytetare nuk e keni vene re kete qendrim te Z. Sali.Sa per Z. Lulke te PD.-se ai eshte Lulke . Pe verteti.

  12. lenci says:

    Vini RE . Ne fushaten e Fundit Elektorale ne KORCE , dhe NE pogradec KRYETARET E TE DY QYTETEVE TE pd – se Sidomos ai i Pogradecit LULN LIPO ju ka marre nga 5000 lek te reja te gjithe punonjesve te administrates ne kundershtim me orjentimet e Z. Sali . Dhe keto lek i ka perdorur per veten e tij duke rregulluar tualetet e tij ne shtepine e tij. Ky denoncim eshte per tu vleresuar nga organet e PD -se .AI ESHTE NJE SHARLATAN I PA SKRUPULLT QE SE KA SHOKUN PASI DEL NGA DERA E SHTEPISE HARRON SE NGA VJEN DHE KUSH ESHTE SI INJORANT I LINDUR. DHE MJERE alternativa e djathte mjerane me keta mjerane injorante , fshatare pa identitet , te cilet bijne nga HICI ME TE PAGUAR PER ZGJEDHJEN E TIJ ME LEKET E TE MJEREEVE fSHATARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje