Të dashur miq!
Sot do ndaj me ju një moment të këndshëm në raportet e mia me Presidentin Nishani. Në mënyrë të pazakontë në inbox-in tim erdhi një sms ku thuhej:
“Telefoni im në vijim do të jetë i njëjti, por me prefiks 066… Përsh. Bujar Nishani”
E lexova disa herë dhe nuk dija ç’të bëja me të.
-Të jetë Nishani ky, thashë. Jo, s’ka mundësi të jetë. Me siguri që dikush tjetër e ka bërë këtë lojë me qëllim që të më ngatërrojë mua dhe t’i çojë mesazhet e Nishanit.
Po mendoja si ta verifikoja.
I ktheva një përgjigje.
-Po detyra, ajo që ke pasur apo e ke ndërruar?
-Ajo që kam pasur, erdhi përgjigja.
-Epo nuk është Nishani, thashë me vete, se po të ishte ai, nuk do thoshte kështu. Ai ka ndërruar disa detyra. Ka qenë oficer, ka qenë kamerier, ka qenë deputet, ministër, tani president. Pra i bie që të mos jetë Nishani ky që ka dërguar mesazhin.
Pastaj pse do zgjidhte Plusin. Plus i mbytur në borxhe, mund të falimentojë nga dita në ditë, si mund të shkojë presidenti aty, thashë me vete. Jo, jo, nuk do jetë Nishani.
Por nga natyra e tekstit, në fakt më dukej teksti i tij. E lexova dhe një herë: “Telefoni im në vijim do të jetë i njëjti, por me prefiks 066… Persh. Bujar Nishani”.
Po, po, teksti i tij dukej. Atëherë vendosa ta marr në telefon.
Sapo i rashë numrit, nga ana tjetër njoha zërin që thotë parullën “Bujari ju dëgjon”!
-Ai qenka, thashë me vete.
-Ta gëzosh telefonin e ri, i thashë. Po jam kurioz pse e more këtë shoqëri?
-Është ofertë e mirë Doktor, më tha. Donte çuni një S4 dhe goca një iPhone 5. Më tha një nga këta djemtë e presidencës, po t’i çojmë numrat tonë tek Plusi, na e japin falas. Dhe thashë ta çojmë. M’u duk ide e mirë.
-Vetëm për kaq, i thashë.
-Po më duket se do na e japin falas me njëri- tjetrin, tha.
U binda që ishte i sinqertë.
-Mirë, ta gëzosh, i thashë.
-Faleminderit, më tha. A do të të fus dhe ty në grup apo e ke me PD akoma telefonin?
Kjo pyetje më zuri në befasi.
-Nuk e di, do pyes djalin, i thashë. Ai zakonisht nuk kërkon S4 falas.
-Mirë, tha, pyete dhe më thuaj.
E di që për shumë njerëz kjo bisedë duket banale, por në fakt tregon se kemi një president të madh, modest dhe të ndershëm, i cili llogarit dhe lekët e fundit, kur merr një vendim në presidencë siç është për shembull lëvizja e telefonave nga një shoqëri në tjetrën. Ky është shembulli që duhet të ndjekë dhe qeveria. Ata janë miliarderë dhe nuk e llogarisin këto gjëra. Por duhet ta dinë se i kanë ditët e shkurtra. Përpara!
Ehh c’na gjeti belaja me kete NASTRADIN
Eunuk e Ulok o Mero!
http://fashionguests.blogspot.com/2013/04/jennifer-nicole-lee-no-coment.html
o sale o te vrafshin per derr!
hahahhaha perle
DOKTORI:
I rash trelefonit,
nga ana tjetër njoha zërin që thotë parrullën
“Bujari ju Dëgjon”!
http://goo.gl/PKNyTb
O nishan i vogel ik sa nuk eshte vone.
Ah mero, nishani te ka mbetur,?!
Mevjen keq per ty , mik!