Shënime nga Ditari i Doktorit: Një puç brenda partisë kundër meje dhe Lulit!

14 Nëntor 2013, 21:00Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Një puç brenda partisë

Të dashur miq!

Po ndaj me ju disa shqetësime që kanë të bëjnë me protestat tona kundër qeverisë së krimit dhe korrupsionit.

Një natë më parë, Luli më telefonoi i shqetësuar se kundërshtarët e tij në parti po minojnë unitetin në parti. Ne kishim vendosur si parti që në protesta të dërgonim Altinin, Elsën dhe një djalë tjetër me emrin Zirkon, meqë e ka emrin si element kimik. Por një grup armiqësor brenda partisë na prishi planet. Olldashi kishte postuar në Facebook thirrje për të marrë pjesë në protestë. Nga hetimet tona, doli që do shkonin dhe deputetë të tjerë, mbështetës të tij.

Atëherë u konsultova me Lulin dhe vendosëm të marrim dhe në një vendim.

Luli ishte i frikësuar se mos Olldashi dhe kundërshtarët e tij bëheshin popullorë.

-Ishin dje mes njerëzve, më tha, dhe njerëzit i përshëndesnin. Duhet të shkojmë dhe ne.

-Po sikur të na shajnë, i thashë.

-Nuk ka mundësi, se i themi Altinit të vërë demokratë tek vendi ku do shkojmë.

-Mirë, i thashë, po e provojmë.

Po çfarë ndodhi, do thoni ju? Ua them unë ndodhi.

Ne shkuam në shesh para kryeministrisë. Turma ishte mbledhur aty ku u vra Ziveri me Hekuran Dedën. Unë u thashë aty nuk shkoj, po rri në mes. Sa u ula në mes, afrohet një djalë që më nxjerr gishtin e mesit dhe më thotë “ik mor ti pleh me dy këmbë”.

Luli u mërzit shumë.

Dy demokrat që ishin aty, ngritën gishtat në shenjë mbështetje. I ngrita dhe unë gishtat. Në atë moment vërshoi një turmë njerëzish që ma bënin me gisht kokëposhtë.

Pyeta Lulin çfarë është kjo shenjë.

-Gishti kokëposhtë, më tha, do të thotë se do derdhim lëndët kimike, d.m.th është pozitive.

I përshëndeta me dy gishta.

Ata u egërsuan më shumë dhe ma bënin me gisht poshtë.

Unë prapë me dy gishta.

Pastaj një prej tyre humbi durimin dhe bërtiti.

–I paska sjell Edi Rama lëndët kimike në mes të bulevardit. Atëherë turma filloi të na shante dhe ne ikëm.

Shkuam tek zyra ime dhe filluam të analizojmë situatën pse na zbuan nga sheshi.

Përfundimi i Lulit ishte se ishte komplot i Olldashit.

-Ai ka dy ditë që shkon, tha, dhe nuk e shan turma. Sa shkuam ne, na shanë. Ai nuk ka pse të jetë më i dashur me popullin se ne. Ç’kemi bërë ne, ka bërë dhe ai. Thjesht ai ka manipuluar njerëzit kundër nesh.

M’u duk bindës sqarimi i Lulit. Dhe unë mendoj se Olldashi, Mesila dhe disa deputetë të tjerë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të nxitur protestat gjoja kundër qeverisë. Sido që ta gjykosh, dhe këto protesta janë puç, por jo puç shteti, po puç brenda partisë. Ne do t’i shkatërrojmë puçistët. Përpara!

12 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Një puç brenda partisë kundër meje dhe Lulit!”

  1. dallkauk says:

    ne 23 vjete demokraci , sot ishte dita me me kuptim perzenia e sales e lulit nga protesta………kjo eshte nje proteste civile , e saliu kerkonte te perfitonte politikisht ,e ndjeu eren ………………….u plake SALI e dore nuk hoqe ……………………………

    1. sh q i p says:

      edhe ne ditet e fundit hitleri besonte se ata qe ishin lart jashte bunkerit po rrinin aty e po prisnin ruset te vini e ti pushkatonin. mirpo kur ti futesh ne vrimen e miut nek ke si sheh se ç’ndodh perjashta. me duket se skenaret jane te ngjashem per te gjith diktatoret. prisni se akoma nuk keni pare aktin final. nuk besoj se do vonoje dita kur ta shikoni pas banges se akuzuarve. mbase mostra nuk do beje burg, po ama do te dale i humbur me popullin.

      1. sh q i p says:

        bir saliu nemçes ke te qaj me pare, e mbushur p.d.ja me helm e me vaj. majlinda shkul floket jozefina shan,pionier bogdani si m.. ne shale. ka dale edhe vokshi, sulmit ti bej balle, po iken me turp me bishtin nder shale. ngrihet ed paloka te japi ultimatume, çe do s’ja ze koka se kan bere zullume. ne fund e mbyll lulja, si i fryre nga bletet, fryhet por si gjel , po i kane rene pendet. athere çfare te bejme pyet bodja salen, ikim sa me shpejt se na fusin pallen. kjo eshte historia sali efendi dje ne kishe hypur, sot si pule rri ti.po mos u merzisni kjo keshtu e ka, vete e katranoset ,ju ra si damblla. te pasur ,te kamur si ju s’ka njeri, po shpirtin dhe zemren i late ne varferi. kur vidhnit e vrisnit, duart i ferkonit, po ka ardhur koha demet ti pagoni.

  2. SuperMero says:

    DOKTOR LHL-ja:

    “…Shkuam tek zyra ime dhe filluam te analizojme situaten pse na zbuan nga sheshi!”

    http://goo.gl/eUc2Qb

  3. 100 vjet shtet says:

    Te ka cof ora, o Sal Shpellari.

  4. Eh mor Sale says:

    Më i poshteruar se sot, nuk besoj se do jesh ndjere ndonjehere ne jeten tende. Kujtove se do dilje ne krye te protestes, por te zbythen per 5 minuta. Kjo te vleje per kujtese… nuk tallesh dot me me shqiptaret. Gjuthashtu te te vleje si mesim, se si duhen pranuar protestat e popullit tend. Ti dhe Luli as nuk duhet te mendonit te shkonit dhe jo me te ishit mes nesh ne proteste. Ke per te lare hakun e shume viktimave, ti dhe ai vocerraku qe te ndjek nga pas si manar!

  5. leo england says:

    Dite madheshtore per POPULLIN Shqiptar. Ju lumte o njerez qe thyet friken dhe mposhtet me votim POPULLOR dy KRIMINELET e kombit plaku Mere dhe lesbiken lulzime por dhe putanat politikes si Jozi me shoqe

  6. Aljor says:

    Bravo Rinia e Tiranes ja treguat vendin Sali vrastarit dhe Lul kalamanit.I treguat me gishtin poshte dhe me gishtin e mesit se aty nuk kishte vend per vrasesit.I zboni politikanet qe kerkojne tu marrin nen tutele dhe veproni sic kane vepruar te gjithe te rinjte e rilindjes dhe te luftes partizane qe dhane edhe jeten per kete vend.

  7. lili says:

    Tjeter here edhe ma zi do t’ju ndodhe’do t’i shqyem ne vend!

  8. futja pordhes says:

    saliu dhe luli bejn mire te zbythen fare nga PD …..

  9. eli-Tiv says:

    …saliut nuk i ben pershtypje…ai eshte servil i lindur e me pervoje….servilizmi i tij (te jetuarit e te mbijetuarit i poshteruar) eshte historike tashme….) Poshterimi qe i ben dje nuk ka efekt per te ….eshte njesoj si ti thon dikujt qe jeton ne llum ..”je bere pis”….POR ajo na ben mire ne si popull per te kuptuar qe jeta jone nuk varet nga askush….vetem nga ligji

  10. tullumbaci says:

    mire bene protestuesit qe perzune salulin nga sheshi ,po ku dreqin ja ndruan emrin duke u thene Plehra me dy Kembe.A nuk do te ishte me mire ti vinit nje emer si psh saluli i plerave ose nje emer tjeter qe te jete i identifikuar se jo te gjithe perfaqsuesit e Pd -se jane plehra me dy kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje