Shënime nga Ditari i Doktorit: Disa detaje nga plani i protestës

13 Nëntor 2013, 21:29Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Disa detaje nga plani i protestës

Të dashur miq!

Për herë të parë pas 23 qershorit, sot nuk më mbante vendi. Kur pashë mijëra njerëz që vërshonin në rrugë dhe unë nuk isha në krye të tyre, u ndjeva shumë i trishtuar.

Më në fund kuptova që vendimi i Lulit për të qëndruar mënjanë kësaj pune ishte një gabim i madh. Vendosa ta marr vetë situatën nën kontroll. I thashë Lulit ‘ik në Bruksel se me këtë punë do merrem vetë’.

Thirra njerëzit e mitingjeve dhe u thashë të paraqiten tek vendi në orën e caktuar. I porosita të jenë të qetë dhe të bëjnë kujdes me parullat.

-A të bëjmë një parullë ‘Berisha president’, më tha njëri.

-Në asnjë mënyrë, i thashë. Nuk na intereson për momentin. Vetëm mbushni radhët dhe sulmoni qeverinë.

Ashtu u ra dakord.

Pastaj thirra Fahron. Ia shpjegova situatën. Ai u ndje ngushtë.

-E di sikletin, i thashë, dhe e di që ke hall se mos të kujtojnë njerëzit Gërdecin, por na duhet të bëjmë një plan. Ti duhet të dalësh pro armëve kimike. Kur të dalësh ti pro armëve kimike, atëherë të gjithë do mendojnë që dhe unë jam pro armëve kimike dhe gjithë socialistët do kthehen kundër Edi Ramës. Kjo ka për ta shkatërruar.

Fahro u gëzua shumë.

-Kjo më intereson shumë Doktor, më tha, se ti e di që jam dhe pro-amerikan. Me këtë vendim ne u tregojmë vendin dhe armiqve tanë shekullorë, serbëve dhe grekëve…

-Jo, jo, kujdes, i thashë, nuk është se ne jemi pro, por ti do hiqesh si pro, që të kemi mundësinë të bëjmë sa më shumë dëm në këtë çështje.

-Ka folë dhe Toma nga SHBA Doktor, që duhet me qenë pro armëve kimike…

-Ashtu, i thashë. Nuk e di, s’kam komunikuar.

-Po, po, sa foli, më tha.

Kjo gjë më vuri pak në siklet. Siç dihet, unë me Tom Rixhin kemi marrëdhënie shumë të mira përmes Fazlliçit dhe ai më ka konsultuar për çdo venim. Fakti që ai paskësh folur pa më thënë mua, më trembi.

-Po ti e dëgjove shqip apo anglisht, i thashë Fahros.

-Po shqip mo Doktor, tek Zëri i Amerikës. Se Toma në fakt ka të punësuar disa nga ekspertët më të mirë të kimisë në vend.

-Ore, për kë Tom më thua ti, e pyeta. Për Tom Rixhin?

-Po jo mo Doktor, për Tom Doshin. Ai ka ekspertët më të mirë të kimisë tek Antibiotiku.

-Mos mo burrë, i thashë. Ndaj qenke i gëzuar ti që të caktova si detyrë që të jesh pro, se je dhe mik me Tomën? Dakord, vazhdo një herë se mund ta rishikojmë në të ardhmen qëndrimin tënd.

Fahro iku i gëzuar.

Sapo të dalë ai pro demontimit, një valë e madhe e socialistëve bëhet pro nesh. Tani nesër duhet me dalë të gjithë në protestë. Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa ta bëjmë fakt të kryer me qëllim që Luli të mos ketë fuqi të thotë mos të përzihemi. Përpara!

10 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Disa detaje nga plani i protestës”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Levizja “Berisha for President”
    i madh je o Mero:
    http://goo.gl/AAQvBp

  2. skenda says:

    E ka me te veshtire te vendos Rama per armet kimike apo Mero te mos shkruaj nje jave per Berishen!?…

  3. Gjergji says:

    Per here e pare lexova nje nder ditaret e tua, zoti Mero. Asgje per te qeshur. Gazeta jote u be me shume lexues sepse beje opozite per qeverine Berisha. Por tani nuk eshe me Berisha k/minister, dhe ditaret tuaja / te Berishes s’e besoj se i lexon njeri. Ne nje vrime i bie fyellit. Ne se do te jesh edhe me tej i pelqyeshem, vazhdo te besh opozite dhe jo pozite.

    1. Kastrioti says:

      Gjergji, lexohen po njëlloj,pasi salehi ka lënë litarin jashtë .
      Përbën rrezik potencial edhe kur të vdesë..

    2. Agroni, Detroit, MI says:

      O Gjergji,
      Pershendetje nga larg, nese je ndonje fanatik naiv i sbpellarit dhe mallkim dhe urrejtje nese je dallkauk. Sali Berisha eshte MORTJA qe duhet shkaterruar deri ne qelize.

      1. Gjergji says:

        Ore Agron, ri laj pjatat atje ne Detroit dhe mos u ngatro kot me mallkime.

  4. Alban Guri says:

    Kjo eshte pun e qoftlargut, e satanit…:-( sepse perveç njerezve, edhe bimet edhe kafshet kane nevoje per ambjentin, per natyren e paster. Vetem Antiqenjet Jo! Ato duan dhe luftojne per te kunderten e jetes, sepse brenda tyre jeton ai, QOFTELARGU. Kjo dallohet duke i vene ne prove: kush e do jeten me kushtet e saja normale mbi toke, me urdherimet e Zotit, dhe kusha jana ata qe duan jeten per para`, per per pushtete, per shkaterrim, jo per te jetuar ne harmoni me natyren, me ambjentin ?

    plerat me dy kembe, qe jane autoret e plerezimit te Shqiperise, kerkojne te nxjerrin perfitime imazhi nga protesta e njerezve te vertete, e shqiptarve me gjak shqiptari ? Kta legena po njesoj, duke rrejt, duke mashtru, duke u kacavjerre gjithe jeten e tyre ?

  5. Vra says:

    Mero ti vazhdo shkruaj se je I madh ok shum te verteta jan dhe gazeta tema eshte me e lexuara ok Berisha te futet Ne burg Bashke me ministrat ai ta harroj se mer pushtet me ok ti vij turp qe do te deztabilizoj vendin krimineli ok populli sharon cfar ja bere ai vra 4protestues Ne duat Ne xhepa 26 Ne Gerdec Dhe sot po na Ben me e pakta ai te mos na bej moral se e do popullin ta harroj se na nanipulon me fute I Qenin more Ne burg te shpetoj ky vend dhe PD vet

  6. shqiptar says:

    Berisha, me aq shume sa ka bere, eshte vete nje mbetje kimike shume e rrezikeshme, e shume me e rrezikeshme se mbetjet e verteta kimike.

    Ndotja qe ai ka krijuar ne shqiperi, do doje shume vite te vanitet. Ndotje te mendjeve e ndotje reale, te cilat se bashku nuk ka elemen kimik qe tjua kaloje.

    Masa me e mire per nje shqiperi te paster eshte mbyllja e Berishes ne nje konteiner te sigurise se larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje