Kunati i Lulit ia nisi punës sot në mëngjes me të rejat e fundit nga partia. Sipas medies, i ndjeri Olldashi kishte pasur një plan armiqësor ndaj Lulit dhe tani duhej zbuluar se kush ishin bashkëpunëtorët e tij në këtë plan.
Kështu filloi të hartojë axhendën e ditës duke seleksionuar prioritetet.
E para që iu duk interesante, ishte Jozi. Kjo kishte kohë që nga fushata e Lulit kundër Olldashit, që pas konsultimeve me Doktorin, ishte bërë mbështetëse e zjarrtë e Lulit, por Luli nuk ia kishte besën. Në fund të fundit tani nuk ka çfarë i duhet pasi ajo vlente vetëm që të mos mbështeste Olldashin. I vuri një kryq emrit të saj dhe thirri Glorin brenda.
-Do t’i bësh një memo ambasadorit amerikan, tha, dhe do t’i thuash që PD dhe Luli distancohen nga zonja Topalli. Nuk kemi asgjë të përbashkët me të…
-Mos mërzitet Doktori, tha Glori.
-S’ka pse mërzitet, i tha Kunati. Ai le ta mbajë afër, s’i themi gjë.
Glori u largua gjithë mëdyshje. -Filluan spastrimet, tha. Kushedi si do vejë fati im.
-Prit, prit, tha Kunati, se harrova. Merre tekstin.
Glori e mori dhe po e lexonte.
“I nderuar zoti Ambasador. Lexuam me vëmendje intervistën tuaj mbi deputetin e rreshtit të tretë dhe foton e saj në Facebook. Ajo që ju shkruani është e dhimbshme, por unë personalisht si kryetar i PD-së distancohem tërësisht prej saj. E them këtë me siguri të plotë për të të dëshmuar se jam kryetar real i PD-së. E bëj këtë edhe pse ajo është shumë afër me zotin Berisha në Kuvend dhe kudo.
I nderuar zoti Ambasador.
Ajo që ndodhi publikisht mes ne të dyve, ishte e pakëndshme, por ju duhet ta kuptoni se ishte e detyruar nga elementë si zonja e rreshtit të tretë. Por të siguroj që kjo është hera e fundit që ndodh. Unë me këta njerëz do ndahem një herë e përgjithmonë.
I yti, Luli”.
Pastaj Kunati u hodhi një sy gazetave. Sipas porosisë që kish dhënë mbrëmë, gazetat e Lulit kishin botuar foto të Oldashit me Lulin dhe ishin quajtur foto të rralla.
-Të rralla janë në fakt, tha me vete. Mezi i sajuam.
Luli ishte trembur shumë që po i zbulohej loja që po bënte me gazetat për aksidentin dhe kishte nxituar të ndryshonte qëndrim. Kjo sa për të mos shtuar zemërimin brenda PD. Edhe Grida do dilte tek News 24 të tregonte momentin se ku ishte kur mori vesh lajmin, çfarë libri filozofie ishte duke lexuar dhe çfarë mendoi menjëherë pas lajmit. Çdo gjë ishte OKS. Bile Kunati e porositi të qeshte pak kur t’ia bënin këtë pyetje, për të treguar që nuk e kishte problem dhe mund të thoshte që kishte ndërprerë një minutë leximin.
Tani puna ishte më pastër. Do hartohej një listë e atyre që mendohej se mund të mbështesnin Olldashin dhe do shpërndahet në bazë që të kihet parasysh para Kuvendit të mos zgjidhen në struktura dhe delegatë.
-Pastaj jemi të qetë, tha me vete.
Pasi mbaroi axhendën, mori një sms nga Luli që e pyeste: “A mendove ç’do them të hënën në grup parlamentar?”
-Fol dhe një herë për Olldashin, i tha, se e kam të paqartë kë ka mbështetës brenda grupit. Thuj Tur Zhejit të të bëjë një hartim që të preken deputetët. Unë po shikoj kush preket më shumë dhe po i fus në listë t’i qërojmë.
-Shumë bukur, tha Luli.
koqe jeni koqe do ngelni…………….
Te marrte e mira o Mero;
“…I Yti, Luli.”
http://goo.gl/ImVTqk
Hapni DOSJET e SIGURIMIT. U hapshi ne veshja,po nuk i hapet.Aty do shikoni se te gjithe deputetet e ministrat qe kane qene ne qeverite me Berishen ne krye jane SPIUNAt e spikatur te sigurimit…
ai ishte liderai i duhesh PD prandaj luli gezohet se mbijeton mbi vdekjen e olldashit
Pleh Lul Basha pleh Erioni (kunati) pleh Xhafa i(vjerri Lules) plehre Andia Pustina(sekserja Argides) pleh Florenc Hoxha (sekseri kunatit) plehre Vullnet Cari i policise Bashkiake,humbja do te jete edhe me e thelle me shembjen e Pallatit tek uji i ftohte.
Takova nje mikun tim qe do te marri nje leje ndertimi nga bashkia, me tha se ishte i sigurt qe do e kalonte lejen pasi di t;i jepte ne dore 500 mije euro te thata PUSTINES se Bashkise se Tiranes. Keto para , merret me mend si ndahen…Ku eshte fiks fare?