Të dashur miq!
Po bëj dhe unë refleksionet e mia për atë që ndodhi këtë javë në bulevardin e Tiranës.
Shqiptarët panë me sytë e tyre dhe një herë fytyrën e Horrit të Bulevardit, Lavires së Bulevardit dhe puçistëve të 21 Janarit. Për gati një javë populli protestoi në bulevard dhe nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi zotërinj. Aty ishin të gjithë. Aty ishte mbesa ime, Kunati i Lulit, Fevzo, Sazani, etj, por nuk ndodhi gjë.
Përse nuk ndodhi, do thoni ju?
Ua them unë.
Nuk ndodhi gjë zonja dhe zotërinj se nuk ka më horr bulevardi. Po të kishte horr bulevardi, atëherë protestuesit do t’i turreshin policisë, do ta provokonin dhe ata natyrisht do të qëllonin. Vetëm një horr bulevardi mund ta çonte vendin në gjakderdhje.
Por nuk kishte as lavire bulevardi. Jo, nuk kishte. Se po të kishte, atëherë protestuesit do kishin marrë zemër dhe do bënin vepra penale. Por nuk kishte dhe ata nuk bënë.
Por nuk kishte as puçistë zotërinj. E pashë Fevzon në bulevard. Ju e dini që unë nuk kam pikën e respektit më për atë njeri, por puçist nuk i them dot. Kishte veshur një mushama antikimike që përdorin oficerët rusë. Pyeta veten përse ruse dhe jo amerikane vallë? Dhe e kuptova se Fevzo nuk donte të linte përshtypjen se ishte kundër amerikanëve në protestë, por kundër rusëve.
Pyeta Andi Bejten.
-A do dalësh ti në protestë, i thashë.
-Po dal Doktor, tha, po unë jam i paqartë për këto rreziqet nga lëndët kimike.
-Po pyet Fevzon, i thashë, se ai ka një arsye që ka dalë.
-Ai e ka shumë të hollë, më tha. Duhen ndaluar armët kimike, më tha, se kur të dalim jashtë në aeroporte do na thonë shpëlani këpucët në ujë me klor, dhe i ka firmato.
-Atëherë ta them unë, i thashë, që nuk ka rrezik, por nuk duhen lejuar se Edi Rama merr lekë dhe mbështetje amerikane.
-E mirë, tha, këto m’i thotë dhe Luba.
Po përveç kësaj, të dashur miq, ka dhe një dimension tjetër kjo protestë. Është policia. Saimir Tahiri mor zotërinj ka provokuar rëndë shqiptarët, por ata nuk e kanë hëngër provokimin. Ai zhduku policinë nga qarkullimi. Ne jemi dëshmitarë se për një javë rresht nuk kishte askund asnjë polic, asnjë skafandër, asnjë forcë speciale. Ku ishin, ku i fshehën? I fshehën vetëm e vetëm që shqiptarët të besonin se shteti nuk ekziston dhe t’i turreshin kryeministrisë. Por populli nuk e hëngri. Ai zotëria ka hequr dhe gardhin e kryeministrisë për t’i joshur protestuesit brenda. Por populli përsëri qëndroi korrekt.
Një tjetër aspekt i provokimeve janë vetë shkollat dhe universitetet. Në kohën që ne qeverisnim, askush nuk mund të linte mësimin pa arsye dhe të dilte në protesta. Edvin Rama qëllimisht porosiste pedagogët, mësuesit, drejtorët e shkollave që të mos pengonin nxënësit të linin mësimin dhe të dilnin në protesta. Po çfarë është kjo mo? Ku është parë kjo kështu? Këtë e bën vetëm një qeveri provokative që kërkon doemos rrëmuja dhe trazira, që kërkon destabilizim. Por populli nuk ra në kurthin e Edvin Ramës. Falë mendjemprehtësisë sonë, ne sot ia dolëm të mos provokohemi nga mungesa e Horrit të Bulevardit të Lavires së Bulevardit, të puçistëve dhe gjithë rrjetit agjenturor të Edvin Ramës në shkolla, fabrika, universitete dhe kudo.
Mbesa ime, që ishte në protestë me një maskë gazi, priste që kur Edvin Rama t’u thoshte “PO” armëve kimike, të vinte maskën dhe të udhëhiqte shokët dhe shoqet e saj. Ata kishin bërë gati parullën “Thuaj PO Sarës, JO sarinës”.
Por Edvin Rama ia doli të sabotonte protestën e lirë dhe të provonte se ai ka qenë filli i trazirave të 21 Janarit dhe vrasjes së katër qytetarëve nga policia, pasi tani që është vetë kryeministër, nuk ndodhën gjëra të tilla. Kjo tregon se i vetmi autor i tyre tashmë është brenda në kryeministri.
Te marte e mira more Mero!
Ha ha ha,
edhe une e pashe Fevzon ne Bulevard:
http://goo.gl/PXCJOS
E megjithate, pavaresisht nga humori dhe tendenca e hapur antiberishiane qe Mero e ka me shumice, disa te verteta i ka thene. Keshtu per shembull qe, kur protestuesit ishin socialiste, si ne rastin e 21 janarit, njerezit iu sulen me te vertete kryeministrise. Eshte e vertete qe Policia mund t’i kete tejkaluar kompetencat, duke qelluar mbi protestuesit, por edhe keta te fundit e tejkaluan qellimin e protestes dhe vershuan drejt syerve te kryeministrise. Siç eshte e vertete qe protesta e 21 janarit udhehiqej nga Edi Rama dhe kreret e tjere socialiste. Kurse keto te fundit, ku drejtuesit e larte socialiste nuk kishin asnje rol te spikatur, por, perkundrazi ishin ne nje fare menyre, objekti i protestes, asnje vandalizem nuk ndodhi. Te kuptohemi, nuk eshte as merita e Sali Berishes, as e Lulezim Bashes dhe as e PD-se ne pergjithesi. Por, t epakten, kjo tregoi se shqiptaret dine te protestojne paqesisht kur nuk protesta e tyre nuk manipulohet politikisht.
Nuk i qelloi policia por Garda
E megjithate, pavaresisht nga humori dhe tendenca e hapur antiberishiane qe Mero e ka me shumice, disa te verteta i ka thene. Keshtu per shembull qe, kur protestuesit ishin socialiste, si ne rastin e 21 janarit, njerezit iu sulen me te vertete kryeministrise. Eshte e vertete qe Policia mund t’i kete tejkaluar kompetencat, duke qelluar mbi protestuesit, por edhe keta te fundit e tejkaluan qellimin e protestes dhe vershuan drejt dyerve te kryeministrise. Siç eshte e vertete qe protesta e 21 janarit udhehiqej nga Edi Rama dhe kreret e tjere socialiste. Kurse keto te fundit, ku drejtuesit e larte socialiste nuk kishin asnje rol te spikatur, por, perkundrazi ishin ne nje fare menyre, objekti i protestes, asnje vandalizem nuk ndodhi. Te kuptohemi, nuk eshte as merita e Sali Berishes, as e Lulezim Bashes dhe as e PD-se ne pergjithesi. Por, te pakten, kjo tregoi se shqiptaret dine te protestojne paqesisht kur protesta e tyre nuk manipulohet politikisht.
ik o pleher o debil i pakorigjushem,na ke ca b… me lloj lloj intrigash ,o psikopat,o njeri i shitur.nuk te vjen turp se me cfare fjalori flet….qeshin mileti me ato qe thua …skane pse te shohin emisionin portokalli njerezit se ti je me qesharak.
“Thuaj PO Sares,Jo sarines”
Po Sara.Po Saraaaa.Edhe nje here Saraaaaah.Aaaaah aaaah.
O Mero mos vdeksh kurre.
I dashur Mero !
Do te deshiroja qe te gjithe keto shkrime humoristike te Antenes ti permblidhje ne nje liber te vetem sepse kane qene jane dhe do te jene perla te verteta te humorit dhe satires therese per palo politikanet tane te te gjitha ngjyrave.Besoj se libri do te shitej i teri brenda dites.
i nderuar ISH
Lexova shenimet nga ditari i HORRAVE me thene te drejten u kenaqa
dhe them me vehte Horrat NJOHIN NERI TJETRIN DHE SHAJNE NJERI TJETRIN
ato shkrime te antenes nuk jane aspak humoristike , jane me se te verteta pamvaresishte se serviren si humor
Mero prej kohesh bte kam shkruar e kerkuar permblidhi ne nje liber keto dhe shkrime te tjera se jane mahnitese dhe te paarritshme per humor dhe jo vetem …Une do te blei me siguri deri ne njeqind kopie per dhurata majtas djathtas dhe ne qender .Te gjithe do ti lexojne me endje.Pershendetje te sinqerte nga nje lexues (me banim ne Gjermani)i shkrimeve te tua .Je i paarriteshem je imadh Bravo qe ndihmon shqiptaret ta njohin mire kliken saliste me hordhine e vet injorante te babzitur vetem per para e pushtet.
Po
Si gjithmonë i shitur ngele
Nuk u lodhe o Mero ziu?? Ke qe nga 2005 e ketej qe merresh me Saliun. Me habit fakti qe per gjithe keto vjet nuk t’u pergjigj asnje here, ndofta se te njeh mire se kush je ndaj te injoron. Mero! Po te kujtoj ate qe ti vete e di: nga qindra gazetare je i vetmi qe je rrahur publiksht 2 here, nje here kur te majtet ishin ne pushtet dhe nje here kur ishin te djathtet. Pse?? Pse vetem ti? Kerkoje pergjigjen tek vetja.
Eee, më vjen vërtet keq që ma sulmon saliun, atë të urtin, të padjallëzuarin, gojëëmblin,komunistin-antikomunist,anti-gërdecin, paqësorin… Apo e njihni ndryshe salehin ju?
Në burg qenin, me gjithë xenin e argitën !!!