Gimi i Puros ankohet tek Sandri për sallën VIP në Rinas

20 Nëntor 2013, 20:00Antena TEMA
Gimi i Puros ankohet tek Sandri për sallën VIP në Rinas

Gimi i Puros ka hasur në një incident, lidhur me sallën VIP në Rinas. Ministri i ri ka nxjerrë një urdhër, ku në zbatim të ligjit, në sallën VIP në aeroport do kalojnë vetëm personat që parasheh ligji për ceremonialin e protokollit të shtetit.

Incidenti i parë i ndodhi Gimit të Puros. Ai u paraqit tek salla VIP në pritje të avionit. Polici kontrolloi emrin dhe e pyeti me delikatesë se çfarë delegacioni ishte.

Gimi Puros u prezantua dhe i tha se ishte duke ikur në SHBA, se kishte një takim të rëndësishëm me komshiun e vet, i cili ka një vajzë të martuar në Uashington, bebisiterja e të cilës njeh senatorin Lugar dhe do ta pyesë për këto lëndët kimike të Qafë Mollës, që po rrezikojnë Shqipërinë.

-Më fal, i tha polici, por nuk e ke emrin tek ceremoniali i shtetit.

Gimi i Puros u prezantua dhe një herë tjetër si ish- diplomat, si ish- këshilltar dhe si ish- bllokmen.

Asnjëra nuk i piu ujë.

I nxehur me policin, mori në telefon Sandrin.

-Ka ndodhur një skandal i madh, i tha. Nuk më lënë më të hyj tek salla VIP. Po jo vetëm mua, po as ty, as Fevzon, as Gimen e Redbullit, as Irfanin… bile as Zenin dhe Gitën.

Sandri u nxeh dhe mori Fevzon. I tregoi si ishte situata.

-Duhet t’i biem fort këtij Bushatit, tha, se na e ka bë për inat.

-Duhet me bë pak kujdes, tha Fevzo, se në fakt nuk është ndonjë sallë klasi, është më i mirë aeroporti i ri.

-Po ça thu mo k…, pse me katunarët do rri në radhë unë andej, i tha Sandri.

-Mos e merr për keq o burrë, i tha Fevzo, se nuk të njeh njeri. Ça të bëj unë që dal çdo natë në TV.

Sandri i irrituar, merr Gimen e Redbullit.

-Na e paska ndalu ky shkërdhata të kalojmë nga salla VIP në Rinas, tha. Kushedi kush do jetë futë në vendin tonë.

-Po ç’më the o byrazer, i tha Gimja. Po pse o, njësoj me të tjerët do kalojmë ne o? Po ne nuk nxjerrkemi dot kokërr leku jashtë më. Po Ridvanin, dhe atë e kanë ndaluar o?

-Nuk e di, vetëm kur ka delegacione mund të kalojë më duket, i tha Sandri.

-T’ëmën, e lanë dhe atë me popullin. Ishallah ia ka nxjerrë Çimi lekët jashtë me kohë.

I mërzitur, Gimi i Redbullit merr Gimin e Puros.

-Pa më trego o byrazer, nuk të lanë të hyje fare?

-Nuk më la ai djali i Sul Bushatit, i tha Gimja i Puros. I vjen inat që unë kam thënë se ideator dhe vizionari i vetëm i politikës shqiptare për Ballkanin është Kaç islami. Nuk ma fal dhe ka bllokuar sallën VIP për të gjithë ne.

-Po me mua ç’ka bre, mirë me ty që i paske sharë politikën e jashtme, tha Gimja.

-Është anti-austriak, i tha Gimja i Puros, urren Red Bull-in.

-Mirë bre byrazer, mirë, po hajde futu në radhë tani me njerëzit.

-Superskandal, tha Gimi i Puros. U lidha tani me Uashingtonin, i thashë atij komshisë t’i thotë vajzës se ajo ka një bebisiter që ka afër senatorin Lugar dhe t’i thotë se çfarë skandali po bëhet në Shqipëri, po na ndalojnë në aeroporte pse jemi kundër lëndëve kimike.

-T’ëmën e s’ëmës, dhe ti o lako sa gjatë i bie, i tha Gimi i Redbullit. Unë s’e kam hallin tek salla VIP, po si t’ia bëj kur iki me Zenin në Vjenë. Do më shikojnë njerëzit duke bërë muhabet me të dhe do më bëjnë ndonjë gjëmë. Se aty tek VIP-at nuk na shihte njeri.

10 komente në “Gimi i Puros ankohet tek Sandri për sallën VIP në Rinas”

  1. Blendi Faqeziu says:

    Po ky sikur ma terhoqi nje here veshin?
    Prape me mua?
    http://goo.gl/sneGHB

  2. Saliu says:

    Dini gje cfare Eshte bere Andi Bushati ?!!

  3. Male Osdrimi says:

    Mire ne rinas si koqe katunaresh qe jane shisnin flluska, por ti shihje spurdhjak ne aeroportet e huaja, te vdisje gazit.

  4. sorry says:

    o “saliu” e ka per Ditmir Bushatin, jo Andi Bushatin. i pari eshte minister i jashtem (ju hoqi dhe pasaportat diplomatike), i dyti gazetar, vetem flet e shkruan ky.

    1. Andi says:

      Shume mire tja bejne Agim Neshos me kompani. Te gjithe sharlatane njerezit qe e rrethojne. Ish gruaja e tij Daniela eshte konsull ne Washington ne shkelje me kushtetuten pasi zoteron karten jeshile. Permanent resident. Ju lutem gazetareve ta verifikojne kete ceshtje. Flm

  5. al asad says:

    u bene keta karagjozat qe me leket e droges e te prosituzionit u ben biznesmena na duan te jene edhe vip,, kush keta koke pa laret qe ne aeroprtet e botes nuk i pyet njeri kush jane duan te jen vip ne shqiperi,, keta hajdutat , eshte tani i red bullit ai. pse kush eshte tani i redbullit apo ng para te pista i beri para te pastra tani, ai nuk e di sa vlene me duket,,

  6. Argi says:

    SIPAS KONVENTES SE VJENES NUK LEJOHET NJE DIPLOMAT NE ATE SHTET KUR ESHTE REZIDENT PO NE KETE SHTET ,SI NE RASTIN E Z NESHO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje