Kunati i Lulit ngatërron Kaçin dhe i thotë “JO” synetllëkut

19 Nëntor 2013, 20:46Antena TEMA
Kunati i Lulit ngatërron Kaçin dhe i thotë “JO”

Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur javën që shkoi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar një rezolutë kundër synetllëkut. Rezoluta ndalon ritin e synetllëkut si detyrim fetar dhe ka shkaktuar reaksion në disa vende të Evropës Lindore, kryesisht ish- republikave sovjetike me shumicë myslimane.

Nga Shqipëria në mbledhje merrte pjesë vetëm Kaçi.

I gjendur në dilema se si duhet të votonte, Kaçi mendoi të pyeste një herë Doktorin për këtë çështje. Por në ato ditë në Shqipëri ishte debat i ndezur për lëndët kimike dhe Doktori ishte i zënë.

-Atëherë po pyes Zenin, tha Kaçi me vete.

Mori Zenin dhe ia shpjegoi hallin.

-Këta duan të miratojnë një rezolutë kundër synetllëkut, tha. Ça të bëj vëllai, të votoj pro apo kundër?

-Kundër patjetër, i tha Zeni. Si mund t’ua bëjmë shqiptarëve ne këtë, t’i lëmë pa bërë synet. Vetëm një kryeministër ortodoks si Edi Rama do ta dëshironte këtë. Ti ke mbiemër të madh, i tha. Si mundet një deputet me mbiemër Islami të votojë kundër synetllëkut.

Kaçit iu duk bindës, po pastaj filloi ta mendojë.

-Do merret vesh, tha, që kam votuar kundër dhe do më thonë pse je bashkuar me Turkmenistanin. Kush rri dëgjo Lulin, tha, se deri tek unë i shko fjala atij sa me bë keq. Kështu që vendosi të pyesë Palokën si kryetar grupi.

Ia shpjegoi dhe Palokës problemin.

-Ça thu mor, i tha Paloka. Pse mo, me këto k…lliqe merret Këshilli i Evropës? Megjithatë ti mos u nda nga shokët, i tha. Ne po e dhjesim me SHBA, mos ta dhjesim dhe me Evropën për një synetllëk.

Kaçi sikur u qetësua. Mirë, tha me vete, po votoj pro ndalimit të synetllëkut. Pastaj filloi ta mendonte reagimin. Zeni do t’i thoshte Doktorit që i dhashë fjalën për kundër, Doktori do ta merrte si karshillëk ndaj tij pasi më bëri deputet, pastaj do më pyesë mua kush të tha të votosh pro, unë do t’i them Paloka, ai do më thotë i nxehur po ç’punë ka ky paloqe me synetin…

I kaluan mornica në trup.

-Jo, jo, tha, do votoj siç tha Zeni. Pastaj iu kujtua Paloka, do shkonte t’i thoshte Lulit që mua ma dha fjalën për po, por me sa duket është islamik i fshehur dhe do më bëjnë probleme…

-Po pyes Kunatin një herë, tha.

E mori Kunatin në telefon.

-Si është situata, tha, se po marr nga Strasburgu dhe nuk di gjë fare?

-Po ja, vështirë është, i tha Kunati. Luli ka pak probleme me Doktorin se u ka thënë PO amerikanëve për lëndët kimike, por tani është bërë pak keq dhe i tha JO s’i kam thënë. Ai është nxehur.

-Po si do ta lini, po apo jo, i tha Kaçi, ta di dhe unë.

-“Thuaj JO, thuaj JO”, dëgjoheshin ulërima në telefon.

-Kam dhe unë një hall, s’di si të votoj, i tha Kaçi, PO apo JO për punën e synetllëkut, se më kërkojnë vendim shpejt.

-“Thuaj JO, thuaj JO”, dëgjoheshin ulërima në telefon.

Kaçi u hutua shumë.

-Ç’të jetë kjo gjë në kor, tha. Me siguri do jetë ngjallë shqetësim në seli të PD-së për synetllëkun. Ashtu po bëj, tha me vete dhe nuk e zgjati po shkoi e votoi JO për synetllëkun.

Lajmi mbërriti në Tiranë. Zeni u alarmua dhe mori Kaçin në telefon.

-Po a e lamë që të thoshe PO, i tha Kaçit.

-E lamë, po pyeta Kunatin dhe më bërtiste “Thuaj JO, thuaj JO”.

-Kush të bërtiste, i tha Zeni.

-Unë flisja me Kunatin dhe ai më thoshte dëgjo zërin e popullit, vetëm atij i bindem, dhe turma bërtiste “Thuaj JO, thuaj JO”.

-Po ç’na paske marrë më qafë, i tha Zeni. ato i kishim për Amerikën. Ty të thashë thuaj PO.

7 komente në “Kunati i Lulit ngatërron Kaçin dhe i thotë “JO” synetllëkut”

  1. Tan lapraksi says:

    Mos Mero se na dhive!

    http://goo.gl/bAI6O4

  2. MEMEDHETARI says:

    Ishte dhe nje tjeter aresye madhore,e padeklaruar deri me sot nga Kaci i Zi qe e drejtoi tek “JO”-ja…
    Iu kujtua qe shume kundershtare,biles dhe shume miq te afert i therrasin “O Kaci,O k..!”
    E si mund te votonte Kaci te behej synet … i teri???!!! ?

  3. turi says:

    Me shpresen se kaci do e lexoi kete koment,po i them,te kujtohet kaci mitingu i paralajmeruar i opozites te vitit 1994 ne vlore,qe qe ne sheshe te flamurit. Dhe mule osmani ju perzuri ju me gjithe miting dhe u tha te venit te pallati sportit. Po te pallati sportit qe ju mbylli dyert dhe shtypte me makina policie pleqte,po kjo te kujtohet,po ty qe te shante na gruaja dhe na motra kakami te kujtohet,po kaci te kujtohet,se mua me kujtohet mire,se pikerisht ajo dite me ka bere kundra sali berishes deri ne vdekje,jo per ty,jo per profesor pullumbin,jo per doklen,jo per rucin,por per ata pencionistet e shkrt qe i shtypnin me makina qe na sheshi flamurit e der te pallati sportit. Une atere kac islami kam qen 16 vjec dhe me ka ardhe neveri per sali berishen dhe larot e ti. Kurse kac islami na eshte ulur ne gjunje te sali berishes. Me shpresen qe do ta lexosh kete shkrim dhe me besimin qe do me kthesh pergjigje pergenjeshtroje po nuk eshte e vertet. Po kan qen zgjedhjet per referendumun e sali bajges.po nuk eshte e vertet jazek mua,po une ketu po shkruaje vetem 10% te asaj masakre.me respekt per gazeten tema vlaore

  4. Epirioti says:

    More po lere Kaçin, po më në fund pamë reklama tek TEMA, dhe ky eshte lajmi me I mire. Bllokada frikanake ndaj Salibanit e bene gazeten me te lexuar online te dukej si faqe locale. Mero, mos ki meshire per leket, merru sa te mundesh se jane gazeta qe kurre nuk I lexojme dhe rrine plot me reklama e leke qyl.
    Nje urim te madh nga zemra. Cdo sherbim e ka nje cmim dhe TEMA meriton reklamat me te shtrenjta. Mbaj kete linje editoriali, me asnje e kunder te gjitheve se ky vend eshte kalbur shume thelle e kudo.

  5. Rezi says:

    Sikur e keni ngaterruar pak fundin…….Zeni per JO i tha Kacit, Paloqja i tha per PO……..

  6. Gjergji says:

    Kaci u marka me probleme shume dhe shume te rendesishme si kjo puna e synetllikut.
    Bravo Kaco ! ku kenka rrit vlera xhuco. Tash e tutje do te jesh profesori i xheraheve te Shqiperise. Aferim xhuco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje