Të dashur miq!
Dua të ndaj me ju disa mendime lidhur me meritat që kërkon të marrë Edi Rama lidhur me situatën e krijuar nga qeveria gjatë protestave.
Sot dua të ndaj me ju mendimet për mënyrën se si i sollën shkollat dhe universitetet në këto protesta.
Së pari, dua t’i them Edvin Ramës dhe gjithë atyre që i shkojnë pas atij se drejtorët e shkollave në gjithë Shqipërinë janë drejtorë të PD-së dhe nuk është aspak meritë e PS-së dhe Edvin Ramës që ata janë sjellë tolerantë me nxënësit. Po të ishin drejtorët e Edvin Ramës, kishin me e kyçë shkollën e s’do linin nxënësit në protestë.
Unë kam komunikue personalisht me gjithë drejtorët e arsimit në gjithë Shqipërinë dhe gjithë drejtorët e shkollave që më kanë dërgu vetë sms dhe më kanë pyetë ‘Doktor, ça të bëjmë’.
U kam thënë, dilni në protestë. U kam thënë nxirrni nxënësit dhe studentët në protestë. Nuk ka qeveri që ju ndal. Ju jeni njerëz të lirë dhe e keni dëshmu këtë me vepra. Në çdo miting të PD-së keni qenë bashkë me nxënësit. Nuk keni pse i pengoni nxënësit të dalin sërish.
Të gjithë më kanë dhënë të drejtë me thënë të drejtën dhe më është ba zemra mal kur i kam pa në protestë.
Po çfarë po ndodhë tani?
Ua them unë ç’po ndodh.
Edvin Rama po përpiqet ta paraqesë si klime demokracie faktin që drejtorët e shkollave kanë qenë liberalë dhe i kanë lejuar nxënësit të dalin në mitingje. Mashtrues. Siç mashtroi shqiptarët për lëndët kimike, gënjen dhe për këtë. Drejtorët e shkollave janë të mitë, janë të PD-së dhe ata e kanë në kulturën e tyre, në ADN-në e tyre, mitingun.
Si mund t’ia marrësh PD-së këtë pasuri, si mund të përvetësosh meritat e tjerëve? Vetëm Edvin Rama mund ta bëjë këtë.
E dyta, dua me thënë diçka dhe për policët. Është e vërtetë se policia ka mbajtë qëndrim korrekt, por kjo nuk është policia e Edvin Ramës. Është policie teme. Pse, ç’kujton ai, se policët që bënë 21 Janarin do dilnin tani kundër popullit. Ata kanë qenë gjithnjë me popullin. Dhe më 21 Janar. Ata ishin vetëm kundër atyre që kishte paguar Edvin Rama të protestonin para kryeministrisë.
E treta, kam dëgjuar që thotë se ka dëgjuar zërin e protestës. Ky është një mashtrim i madh. Unë kam qenë president dhe kryeministër në këtë vend, kam parë plot proteste kundra meje, por “zë proteste’ s’kam dëgjue. Kam digju të shara, mallkime, fyerje etj., dhe u kam dhënë përgjigjen e meritueme.
Ky frikacak, ky i paburrë, ky eunuk, ky legen, ky që s’njeh din e iman, po vetëm frikën nga populli, është thjesht një frikacak që u tremb dhe do të na e paraqesë frikën si arsye. Po kujt do t’ia hedhë ky njeri mo, po kujt do t’i shesë pallavra demokracie ky? Shqiptarët e njohin mirë me rrënjë e dhëmballë dhe nuk ia falin asnjë moment. Ata do t’i ketë gjithnjë në rrugë dhe ata do diktojnë qeverisjen.
Iku ajo kohë kur Shqipëria kishte kryeministër. Sot ajo qeveriset nga një i paburrë, që u thotë po të gjithëve dhe jo qeverisjes. Ne do ta rrëzojmë. Përpara!
Njerezit kane dicka qe i mundon…
Kjo bote ka shkuar per dreq dhe se di kush do ta ndreq…
pas intatit me njerezit tani kane filluar ta shfryjne tek kafshet
Shiheni se cfare i kane bere nje qeni ne Tirane ?
Ruajana o zot
http://dielli.al/lajme.php?id=20771&k=71
Po te mos kishte vjedhur miliardat, do thoshim se eshte bere per GJYNAF!
Po i drejtohem Berishes me kete pergjigje si njeri i thjeshte nga populli: “Je frikacak,i paburre,legen qe nuk njeh apo ben sikur s’e kupton qe populli te ka urryer per pallavrat dhe fjalimet per gjoja demokracine “autokratike” qe vendose si percudnim i lirise se popullit,te larguan si burracak e te pabese nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” ajo rinia qe gjoja paske nxjerre vete ne shesh,pra s’ka alibi per te marre dot merita. Populli doli vete ne shesh dhe e tha fjalen dhe mendimin e tij hapur dhe pa frike se mund te qellohej,jo nga Policia,por as edhe nga Garda qe u urdherua gojarisht te qellonte mbi masen e protestuesve.Populli e ka vrare “friken” qe ne Shpalljen e Pavaresise me 1912 me Heroin Kombetar Ismail Qemali dhe foli vendosmerisht,demonstroi forcerisht me vrullin rinor,po ti pse fshihesh te nxjerresh te vertetat e tua ne shesh,kujt i trembesh,drejtesise?!! Besoj se kesaj te fundit i trembesh si djalli temjanit! Eksperienca qe te dha Ilir Meta kur te coi para drejtesise kur ishte kryeminister te ka vlejtur fare pak,sa per t’u mbuluar me gjethe fiku!!
Keshtu si justifikohesh,ti i thua popullit “mbani kete kopil sa te shaj ate kurven”?!!
O doktorr a e pe cfar te bene sta drejrorat e “tu” te zbuan nga mitingu o spiun i serbve …. Ben mire te zhdukesh e ta lesh rehat popullin shqiptar gjithashtu ben mire te lesh dhe PD rehat se e ke kthy ne OJQ,,,
HA HA HA HA:
“…Iku ajo kohë kur Shqipvria kishte kryeministër. Sot ajo qeveriset nga një i paburrë,
që u thotë të gjithëve PO …”
HA HA HA HA:
http://goo.gl/HHN9Zl
Sal koburja, me lejo edhe mua te them dy tre fjale. Vetem ti do flasesh? Po une cfare jam ketu, hu gardhi? Ik o plaku Merre ik, ha ndonje tas fasule
Përpara Bacë Sala të hedhim qelbësirën
Pyeten nje burre te mocem nga Malesia,si ka qene Ded Gjo Luli ? ai u pergjegj: “Deda ka kene nji burre i urte dhe i mencem,e per sa foli,kurr nji fjale si ra ne toke”.Ja sa e imiton ish kryeministri yne qe cdo dite “brockullis” si grate ne rradhen e qumeshtit dikur.Nuk u be derziu “MALESOR” por mbeti “malok”.
Kemi degjuar shume sharje nga Sali Berisha kundrejt Rames. Te tmerrshme madje. Si ka mundesi qe Rama nuk e çon ne gjyq per ato sharje qe shohim neper videot e fjalimeve te Berishes jo rruges por ne parlament…?
Po si ore koke tulsa ,nuk e kuptoni qe eshte nje pamflet ( dmth,qe tallen me Berishen)dhe ju kujtoni se e ka shkruar Sala…Nga niveli i lexuesve,duket niveli i gazetes,se ketij drejtuesit qe duket,sikur fotoja i eshte bere post-mortum