Kunati i Lulit mbledh teoritë konspirative mbi vdekjen e Olldashit

22 Nëntor 2013, 22:26Antena TEMA

Kunati i Lulit e nisi punën me mbledhjen e teorive konspirative për aksidentin e Olldashit dhe efektet që do ketë mbi partinë. Ngriti një grup pune të merrnin gjithë versionet dhe ia paraqiti Lulit në një raport përfundimtar.

Në këtë raport përshkruheshin gjithë pistat e teorive konspirative që kanë shoqëruar aksidentin dhe efektet mbi shoqërinë. Po i përmbledhim si më poshtë:

 

1. Sokol Olldashi ka qenë me katër vetë në makinë. Dy femra dhe dy meshkuj. Ata kanë debatuar me zë të lartë pro dhe kundër Bashës. Tre personat e tjerë kanë qenë me Bashën, i kanë thënë ndalo makinën se do zbresim. Ai e ka ndaluar. Ata e kanë qëlluar pas qafe dhe e kanë drejtuar makinën në greminë (shënim: Këta duhet ti mbajmë afër).

2. Sokol Olldashi ka qenë me një femër në makinë. Ajo i ka thënë vrapo shpejt se më kërkon mami. Ai i ka thënë jo se do pi cigaren. Ajo ka këmbëngulur, ai është bërë nervoz dhe i ka dhënë gaz dhe ka rrëshqitur. Ai ka vdekur për tre minuta, kurse ajo femra nuk është gërvishtur fare, por ka dalë nga makina dhe ka shkuar në polici ku ka denoncuar Olldashin se udhëton pa rrip. Policia i paska thënë nuk ta pranojmë denoncimin dhe ndaj nuk i del emri.

3. Sokol Olldashi ka qenë vetëm në makinë dhe ka shkuar të shikojë tunelin e Elbasanit pasi një natë më parë se të përurohej, u zu me Berishën dhe nuk shkoi në përurim. Në vend të tij shkoi Berisha me Bashën. Sokoli i paska vënë një sasi dinamit të shpërthente kur ata ta bënin ceremoninë, por shpërthimi nuk ndodhi. Sokoli shkoi vetëm nëpër natë ta shikonte pse nuk kishte shpërthyer pas tre muajsh, por Zoti e ndëshkoi dhe u rrëzua në greminë.

4. Sokol Olldashi ka shkuar të organizojë degën e PD-së së re në Krrabë dhe ata e kanë pritur shumë keq. Ne nuk e tradhtojmë Lulzim Bashën, i kanë thënë. I kemi dhënë fjalën Kunatit, deri në vdekje me ty. Sokoli është dëshpëruar dhe është rrëzuar.

5. Sokoli nuk ka qenë fare në Krrabë, por në Tiranë. Zeni e ka marrë peng me ca banditë, e kanë hipur në makinë, e kanë çu në Krrabë, e kanë hedhë makinën në greminë dhe kanë njoftu policinë (shënim: Këtë mos ia thuj njeriu).

6. Sokoli nuk ishte fare ai që u varros. Ai është fshehur të bëhet legjendë, ta kërkojë populli dhe pastaj të rikthehet.

Pastaj Kunati mblodhi dhe disa teori mbi ndikimin që ka kjo ngjarje në shoqëri dhe PD.

-Ikja e Sokolit do ta forcojë PD-në, pasi është i vetmi grup armiqësor që nuk është luftuar nga Berisha dhe Basha, po nga Zoti. Kjo ka forcuar shumë shtimin e besimtarëve myslimanë në PD, të cilët besojnë tek një fuqi ndëshkuese kur del kundër të parit.

-Ikja e Sokolit, sipas një njoftimi në Facebook të Alfred Pezës, nuk ka ndikuar as në shitjen e librit të tij, i cili vazhdon të korrë suksese.

-Ikja e Sokolit ka shtuar shitjet e gazetave të Irfanit dhe mendohet se ai ka ndërmend të përfshijë dhe Gridën si personazh që mund të ketë qenë me Olldashin atë natë, që shitjet të thyejnë çdo rekord.

-Ikja e Olldashit ka qetësuar bankat pasi nuk do ketë më sulme ndaj kreditorëve të këqij nga opozita.

-Ikja e Olldashit ka shtuar frikën se Jozefina Topalli mund të bëhet e padobishme se s’ka kundër kujt të spiunojë në PD (duhet t’i japësh siguri se na duhet).

-Enno- me dy n- ka thënë që jam plotësisht i bindur se një njeri po vdiq, nuk ngjallet më. Kjo ka rritur entuziazmin në Bashki.

22 komente në “Kunati i Lulit mbledh teoritë konspirative mbi vdekjen e Olldashit”

  1. student says:

    Griden. E cuditshme kjo pune…

    1. ballisti says:

      Forma me e ndyre per te hapur thashetheme duke ja veshur keto “kunatit te Lulit”

  2. Trebeshina ne Tepelene. says:

    O zot, si ne romanet e Kafkes! Mrekullia vete ky shkrim. Te vjen ta besosh se kunati jeton me fantazira te tilla dite e nate ne ndihme te Lulit! Ajo parti eshte nje tragjikomedi historike tashme dhe nuk ka teater ne bote ta luaje. Natyrisht vec Shqiperise se gjore qe i ra per pjese…..

  3. arifi says:

    Mero mos ka pas ndonje histori me GRIDEN??!!

  4. kirurg says:

    E qeshura e hidhur duhet ta kete shoqeruar Meron teksa e shkruante kete,
    po rendesi ka qe iu kthye vetvetes, ose menyres se tij per t’i thene gjerat, qe besohen me shume se sikur t’i thoshte nje deklarate zyrtare

  5. "bb" says:

    Bukur Trebeshina ne Tepelene…

  6. Tirona says:

    Ne kete shkrim jane leshuar disa pista ne ndihme te hetuesise. Antena eshte edhe per te qeshur edhe per ta ngjeshur.

  7. cml says:

    vertet KU ESHTE GRIDA ???

  8. Po ku je o grid se na morri malli says:

    O Grid, dil i her te ta shofim ate turrinin e bukur, ate gojen qe s’te pushon dhe ato takat qe te hodhen nga podiumi kur therrisje “Perpara”.

  9. Ana says:

    Pa merak rrini Grida eshte me mire se kurre,cdo dite po e shoh se e kame komshije perballe.Merruni me veten mos ja bani dertin tjereve.

  10. Besa says:

    nxirni emrin e asaj se e din te gjith tashme. Gazetari e vertet esht te thuash realitetin. Pse Kennedy esht ky?

  11. zhigolo says:

    O MERO, S GJETE MENYRE TJETER TE INFORMOJE OPINIONIN PER ATE QE NDODHI?
    NA IKU DHE NJE OBJEKT ARGETIMI ME DUKET, NJE NA E MORI ZENI, NJE KOLI E VDIQ APO E LA SAKAT, DO RRITET CMIMI TANI, KERKESE OFERTE ESHTE…

    1. Turp says:

      To duhet ta kesh kliente be fillim, Pastaj argetim.
      Puna, Pastaj qejfi.

  12. Inc Corp says:

    Per Griden ka 2 dite qe flitet. Une personalisht besoj se Olldashi ka qene vetem.

    1. i=== says:

      amarda arkaxhiu, gjendet te hygea me nja 3 brinj te thyer dhe te cara nga surrati ?

  13. Turpi says:

    Drejtor Shkelzeni, Grida etj Jane tymnaja.
    Te gjithe e dine se kush eshte. Po mos bini pre e mire-keqinformimit.

    1. Nirvana says:

      Kush eshte pra ?

  14. besnik says:

    Boll qe te del emri ne kto histori turpi dhe skandalesh….mjafton kaq,te jet kush te doj ajo …

  15. gjon says:

    THASHETHEME MADEIN ALBANIA.

  16. tomas says:

    z.mero 6 lloj hamendjesh. Ju idini mir kto lloj pistash se ekeni provuar vet me S.B dihet si çeshtja HAJDARI etj qe sugjenden kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje