Kunati i Lulit sot e nisi ditën e punës i shqetësuar për atë që ka ndodhur tek serveri i Tatimeve. Meqë Luli ka frikë ta marri Doktorin për çdo gjë, Kunati vendosi vetë të komunikojë me të. I dërgoi një sms Zenit.
-Dua të flas pak me babin, i tha.
-Patjetër, i tha Zeni, dhe pas pesë minutash Kunati ishte tek zyra e tij.
-Ka ndodhur një gjë e rëndë Doktor, i tha. Unë them se duhet të reagojmë si parti, d.m.th ti duhet të reagosh.
-Çfarë ka ndodhur, i tha Doktori.
-Edvin Rama ka dashtë të kopjojë serverin e Tatimeve që t’i studionte me qetësi në shtëpi kujt t’i vinte gjoba nga biznesmenët që kanë punuar katër vitet e fundit dhe gabimisht ka fshirë serverin.
-Po ky qenka skandal i madh, tha Doktori. D.m.th tani ata nuk e kanë serverin?
-Jo, për fat të keq e kanë, i tha Kunati. E kanë rikthyer prapë se ka pasur “Back Up”. Ndaj them se duhet të reagojmë.
-Çfarë t’u themi ndonjë gjë, pyeti Doktori.
-Unë them t’u themi d.m.th t’u thuash Ti se Luli s’e bën dot, që ky server tani është fallco dhe ne nuk njohim asnjë të dhënë. Ata mund të nxjerrin tani që gjithë klientët e Zenit apo Gitës për shembull kanë pasur evazion fiskal, por ne nuk duhet ta pranojmë se ata kanë fshirë serverin. Duhet të godasim fort.
-Shumë mirë, e bëj unë këtë. Them që Edvin Rama ka fshirë serverin për të fshehur evazionin fiskal të atyre që u mori lekët për të blerë vota…
-Jo ashtu se i bie që i kanë dhënë lekë biznesmenët tanë, por thuaj që nuk njohim asnjë akuzë për evazion fiskal.
-Jo mo zotëri, se ai biznesmenët e mi ka marrë. Jo mor zotëri se nuk i fal unë ata. Deri dje i rrinin vajzës para- mbrapa, tani kanë ndërru dhe telefonat. Jo mo, ata do akuzoj, do t’u them që i kanë dhënë lekë Edvin Ramës.
-Mirë, ju e dini Doktor, por thashë ta bëj pak më të besueshme.
-E besueshme është. Kanë bë miliona me mue deri dje dhe sot shkojnë i lëpihen Edvin Ramës. Ai don me u falë borxhet që ua kam toleru unë. Kaq asht e gjitha, nuk i toleroj. E bukur shumë. Do ta them. Po, po, kjo dhe vetëm kjo është. Le të guxojnë mos t’i hapin më telefonin vajzës.
-Mirë Doktor, ja për këtë të desha, i tha Kunati. Kam dhe një pyetje private. Realisht nuk ia hapin telefonin Gitës, se ne na e hapin akoma?
-Ta hapin ty zotëri se ke lejet e Tiranës, ke 20 përqindëshin e lejeve, ke biznesin e ndërtimit. Ajo s’ka gjë tani. Por unë nuk i fal ata.
-Mirë Doktor, i tha Kunati. Unë po largohem. Thjesht desha të të vë në dijeni. Luli më porositi të të them se do të marrë nesër në telefon të të pyesë për diçka. Në çfarë ore të të marrë?
-Të lidhet me Zenin si ty, i tha Doktori.
-Faleminderit shumë, i tha Kunati dhe u ngrit të ikte.
-Dhe dëgjo këtu, i tha Doktori. I thuaj Lulit të dalë e të distancohet nga fshirja e serverit dhe të mos më bëjë lojë me dy porta, këtej i mban akoma afër këta biznesmenët e deridjeshëm, këtej bën sikur është i shqetësuar për serverin. Të dalë e të akuzojë dhe ai Ramën.
-Patjetër, i tha Kunati. Vetëm ishte i paqartë nëse duhet t’i mbrojmë apo t’i sulmojmë këta biznesmenët që kanë qenë me ne.
-Nuk ka njeri me ne, janë me pushtetin, i tha Doktori. Përpara!
le nom o burr.
Bir Selman i nones ke me qa me pare!…
Ej, nji pytje kom: a ta qajme me llahinga Rilindjen apo ta qajme vete?
Bravo Mero! Si gjithnje, “thjesht” brilant! ?
mero je thjesht nji gore qe leh pafund. je bo si tallava.
mero skam fjale te them per keto qe shkruan..si te punon mendja more burre i dheut,,si puna e atyre qe krijojne sisteme nga me te komplikuarat dhe llogarisin mijera versione e miliona ne sekonde..ahahahhahahaha..nuk di te flas per matane shqiperise..por ske te krahasuar me asnje nga cnjohim ne..dhe p[er faktin qe ke punuar ne kushte shume te veshtira..vetem njerez si puna jote e me ideal ne zemer shkruajne keshtu..tashme shqiperise i mungojne skuadrat guerrile..ai qe shkon ne gjyq e qe nuk e denon drejtesia e qerojne njesitet bashke me gjykatesit e me prokuroret..si u be ne kroaci..apo ne itali..ky sistem i cmendur duhet te marre fund bashke me qeverisjen e e klanit te kuneterve e me soj e sorollop cka pasur berisha rreth vetes..