Kunati i Lulit, i shqetësuar për Tinin

25 Nëntor 2013, 20:30Antena TEMA
Kunati i Lulit, i shqetësuar për Tinin

Kunati i Lulit u alarmua sot pasdite nga lajmet se Tinin e kishin shoqëruar në polici.

I shqetësuar për ngjarjen, Kunati mblodhi me urgjencë ekipin që ka bërë fushatën e Lulit.

-Jemi para një ngjarje të rëndësishme, tha Kunati. Tinin e kanë shoqëruar në polici për një ngjarje kriminale. Policia dhe shteti i mafies mund të na bëjë provokime të rënda, dhe me këtë rast të bëjë kontroll banese dhe kontroll zyre për Tinin. Për këtë arsye, duhet të marrim masa të forta.

E para, të zhduken gjithë letrat e shoqatës “Zgjohu” të fushatës elektorale për Tiranën, pasi policia mund të gjejë prova që lekët për TV i kemi dhënë ne.

Duhet të eliminohet çdo shkresë dhe faturë që gjendet në zyrën e tij, që na implikon si Bashki.

Duhet të njoftohen konsumatorët se, deri sa të lirohet Tini dhe të bëhet për punë, të marrin masat të mbrohen vetë nga rreziqet.

Duhet të hiqen mjetet e protestës kundër lëndëve kimike nga zyra e tij se duket që e kemi organizuar ne dhe Luli nuk i del dot para syve ambasadorit amerikan.

Duhet të mos komunikoni me të në telefon për disa kohë që të mos kemi lidhje me sherrin e tij…

Duhet të mos nxitohemi për të mbajtur një qëndrim të menjëhershëm.

-Mirë e ke ti, tha Luli, po si t’ia bëjmë mos të bëjë Doktori? Ai nuk përmbahet në këto raste.

-S’ka problem, i tha Kunati. Po i çoj fjalë Zenit që nga sherri Tini ka dalë i fituar dhe nuk bën deklaratë ai.

-Po sikur të bëjë deklaratë dhe ta lavdërojë, tha Luli, prapë i shqetësuar.

-Këtë s’e kemi në dorë, e ka Zoti, tha Kunati. Ne të bëjmë detyrën tonë.

Tani duhet të marrim masa për kontroll banese. Ka njeri ide, mbante ndonjë gjë të rrezikshme në shtëpi Tini, që mund ta përdori policia?

-Vetëm lekët besoj, tha Luli, tjetër s’ka ça mban. Ai dhe ushqim hante jashtë se testonte ushqimin e konsumatorëve.

-Atëherë unë mendoj që sot të mos reagojmë, tha Kunati, por nëse atë e mbajnë në polici, duhet të dalim në protesta.

-Në protesta? Po me ça parulle, tha Luli. Se mos na zbojnë siç ndodhi me lëndët kimike?

-Unë them të dalim me parullën, “Tini, Tini, je hero, gjithë Bashkia ty të do”.

-Të pyesim një herë Doktorin, tha Luli, të mos nxitohemi.

-Doktori po nuk vdiqe, nuk të do, i tha Kunati. Kështu që kot të humbasim kohë. Sa të jetë gjallë, e mbrojmë ne. Kur të vdesë, e mbron Doktori.

7 komente në “Kunati i Lulit, i shqetësuar për Tinin”

  1. Makthi says:

    Kur te vdese e mbron Doktori.
    E vertete, Saliu sikur ka punuar jo karidolog po mjek ne morg, i do gjithe te vdekur dhe te vdekurit.

    1. Selim Belortaja says:

      Ha ha ha;
      “Sa të jetë gjallë, e mbrojmë ne.
      Kur të vdesë, e mbron Doktori.”
      http://goo.gl/fchsZY

  2. horri i bulevardit says:

    nje parulle per protesten e konsumatoreve te Tinit mund te jete : te hash karkaleca eshte me mire se te hash terhana- Nard Ndoka.

  3. Dule Jevgu says:

    Hahaha, dhe kur te ngreje kembet nga dielli edhe doktori, kush e mbron Tinin? Apo e mbron Liria me kombet perpjete. Perpara Liri, me gropen sa nje fuci.

  4. rebeli says:

    Doktori po nuk vdiqe nuk te do-e madhe kjo thenie.Gaz paç o Mero.

  5. Lomi says:

    Eeeee Tin motra. U bere ti te zihesh me police. Po pse moj motra c pate. Mos u zi moj motra. Tani ke ligjin qe te lejon te martohesh moj motra. Te gjen motra nje burre nga Laci moj motra. Mos e harro Lomin ke Ali Demi moj motra

  6. kush eshte tini says:

    Ci keni keto enderra qe bejen vaki dhe s’dalin mo aman?
    Lodheni shume kur i enderroni apo keni ikur nga mendte e kokes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje