Kunati i Lulit ka disa ditë që merret me hartimin e një ultimatumi kundër Edvin Ramës lidhur me shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit më 29 Nëntor.
Ultimatumi bëhet i domosdoshëm sidomos pas skandaleve të zbuluara në drejtësi, ku opozita duhet të shprehet pro apo kundër tyre.
Siç dihet, Luli nuk flet dot kundër gjykatësve, pasi i kanë shpëtuar dy herë jetën, një herë me gjyqin e 220 milion dollarëve dhe një herë me 21 Janarin. Për këtë arsye, Kunatit i duhet të hartojë një ultimatum të fortë që të tërheqë vëmendjen për Enver Hoxhën.
E thirri Laurën në zyrë dhe filluan ta hartojnë bashkë.
-Duhet të demaskojmë me emër atë që ngriti portretin, i tha Kunati Laurës.
-Atë nuk e dënojmë dot shef, i tha Laura, se është i Partisë Komuniste dhe e kemi pasur në koalicion. Me votat e atij fitoi Luli në Tiranë.
-Ashtu, qenka punë dreqi, tha Kunati. Atëherë s’po e përmendim atë, po merremi me Edvin Ramën.
Shkruaj:
Edvin Rama, nëse për 1 javë nuk kërkon falje për portretin e Enver Hoxhës që është shfaqur në Varrezat e Dëshmorëve, do të ngremë një monument të Ahmet Zogut tek Nëna Shqipëri.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje për portretin për dy javë, ne do ta veshim kryeministrinë me portrete të Enver Hoxhës që ta dinë gjithë shqiptarët kush jeni në të vërtetë.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje për një muaj, do detyrohemi t’i bëjmë thirrje Sali Berishës të udhëheqë protestat kundër teje.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje deri për Vit të Ri, ta dish që shqiptarët nuk kanë për të të lënë të festosh Vitin e Ri dhe do të hedhim shtyllat në erë.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje deri në shkurt, do t’i bëjmë thirrje Tritan Shehut të shkojë të mobilizojë popullin e Lushnjës dhe të marshojë me presh drejt Tiranës.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje deri në muajin mars, do t’i bëjmë thirrje Arben Imamit të marrë tanket dhe të nisë revoltën në jug kundër teje.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje deri në prill, do t’i kërkojmë Genc Rulit të të spiunojnë në Perëndim si komunist.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje deri në maj, revoltat popullore në Tiranë do bëhen të pandalshme dhe do t’i udhëheqë Aldo Bumçi.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje deri në qershor, sheshi para PD-së do mbushet plot me njerëz që do përkujtojnë humbjen e Doktorit dhe duke qarë do t’i turren kryeministrisë.
Edvin Rama, nëse nuk kërkon falje deri në korrik, atëherë dije se ke kryeultimatumin: Do kesh punë me Lulzim Bashën. Ky do jetë fundi yt!
Kunati ia lexoi me patos të madh Laurës dhe e theksoi fjalinë e fundit. Laura u përpoq ta imitonte, por e kapi gazi.
-Çfarë ke, i tha Kunati.
-Se si më duket kjo që do ketë punë me Lulin, tha. Mos e teprojmë pak.
-Nuk e teprojmë aspak, i tha Kunati. Luli këtu nuk toleron. Nuk i dhimbset Edvin Ramës Enveri më shumë se Lulit, se gjaku nuk bëhet ujë, ndaj nuk ia fal këtë.
vertet luli i ngjan shume enverit,por nuk besoj te kene lidhje gjaku.
o Ben Chicago …
duket sikur e ka than Nard Ndoka ?
HA HA HA HA HA HA HA HA HA
HA HA HA HA HA HA HA HA HA:
“…Siç dihet, Luli nuk flet dot kundër gjykatësve, pasi i kanë shpëtuar dy herë jetën, një herë me gjyqin e 220 milion dollarëve dhe një herë me 21 Janarin. Për këtë arsye, Kunatit i duhet të hartojë një ultimatum të fortë që të tërheqë vëmendjen për Enver Hoxhën.”
http://goo.gl/wDcn3I
ha ha ha ha
Pse Basha e do më shumë Enverin se Rama?
http://dielli.al/lajme.php?id=24239&k=1098
Pse Basha e do më shumë Enverin se Rama?
http://dielli.al/lajme.php?id=24239&k=1098
BASHA KA LINDUR E ESHTE RRITUR NE SERBI NDAJ URREJTJEN NUK E KA KONJUKTU RE POR NE GJAK. SI HRUSHOVI QE E FILLOI ME STALININ PER TE DALE TEK LENINI EDHE AI NUK E KA HALLIN TEK ENVERI POR DO TE NJOLLOSE RAMEN SE NUK E HA DOT NDRYSHE ATE KAFSHATE. VIKTOR HOTI
Dy Koranet e Hoxhateve, Lulushia me fevzon, do bejne derman te marrin
certifikate ADN- je…me gjykate,
masnej talluni ju me te shkretet kupila…te pafajshem!!
Masnej folni sa te doni ju s’bohet gjaku uje!!
Si shume po talleni me kete ceshtjen e Lulit qe i ngjan Enverit. O Lul, behu burre! Dil e be testin e ADN-se dhe provo qe maksimumi Enverin e ke gjysh!
Ç’gallatë…Po qesh dhe keci laraman…
Ne 2005 kur Luli shkoi tek transportet, ne ministri plasen sms-te : ta gezoni ministrin e ri, te birin e lilos (ilir hoxhes) … Edhe vete shoku enver flitej asokohe per lidhje gjaku vertikale me anetarin e byrose Vangjel Cerrava, kshu qe dhe Luli seshte cudi ta kete gjysh.. Pastaj e ema pastruse ne bllok ka pas punu ?
Ka ardhur koha qe figurat udheheqse te Shqiperis prej pavarsis dhe deri sot te vleresohen ne nje referendum popullor.