Kunati i Lulit harton padinë për Gjykatën Kushtetuese

29 Nëntor 2013, 19:52Antena TEMA
Kunati i Lulit harton padinë për Gjykatën Kushtetuese

Kunati i Lulit i dha dorën e fundit padisë për Gjykatën Kushtetuese lidhur me mundësinë e prishjes së pallatit të tij në Vlorë. Pasi e konsultoi me disa juristë, i dha vetë dorën e fundit dhe thirri Lulin në telefon.

-Eja pak tek zyra, i tha, po merre dhe vulën me vete.

-Kë vulë, të Bashkisë apo të Partisë, i tha Luli.

-Të partisë mo burrë se të Bashkisë e kam vetë një kopje.

Luli e mori vulën dhe arriti në zyrë të tij.

-Po ta lexoj dhe ty një herë, i tha Kunati dhe filloi t’i lexojë padinë për Gjykatë Kushtetuese. Është për pallatin tonë në Vlorë. E kam qarë. E kam kopsitur nga të gjitha anët. E kanë pa çunat dhe është OK. Tani na duhet një vulë nga PD-ja dhe ta nisim.

-Po pse në emër të PD-së do ta bëjmë, i tha Luli.

-Po kush pjerdh për ne po s’e bëmë në emër të PD-së, i tha Kunati. Po nuk e përdorëm për këtë gjë vulën e PD-së, ça na duhet tjetër, me vulosë teserat e këtyre katundarëve?

-Dakord, merre, i tha Luli, po kam hall se do na bëjnë llafe.

-S’ka kush bë llafe më. Doktori është i interesuar vetë, ndryshe i ikën pjesa Zenit. Të tjerët vari k…, kush merret me ta.

-Mirë, ti e di, tha Luli dhe i dha vulën. Kunati e vulosi, i futi një firmë të Lulit, që e ka bërë dhe atë vulë, e futi në zarf dhe e nisi.

-Po ke folur me njeri në Gjykatë, i tha Luli.

-Kam folur, i tha Kunati. Do t’u japim 5 vetëve nga një apartament. Me aq e fitojmë. Njëri tha nuk dua apartament, i dua lekë. Me atë do merrem unë.

-Aman, kujdes se mos të regjistrojnë, i tha Luli.

-Jo, mos ki merak se po e bëj direkt vetë, s’po e bëj me sekserë. Ata të marrin më qafë se flasin. Unë vetëm ty po ta them.

-Mirë, ti e di, tha Luli. Po sikur të bënim dhe ndonjë kërkesë tjetër, d.m.th ta zgjeronim kërkesën.

-S’kemi ça zgjerojmë, i tha Kunati. E kemi vetëm për rastin kur është marrë një leje. Kam folur që të mos specifikohet nëse leja është zbatuar apo jo, por të shprehen vetëm në parim, që po ka marrë një leje, të mos i preket shtëpia.

-Po duket sikur është vetëm për pallatin tonë, i tha Luli. Të shtonim dhe ndonjë kërkesë tjetër?

-Le o Lul, mos na i ngatërro letrat tani, ça të kap meraku me u marrë me hallet e katundarëve? Po s’e përdorëm për pallatin tonë partinë, ça na duhet. Kot dhe ky.

-Po mirë, po të bëjmë dhe ndonjë ankesë tjetër që të duket sikur nuk jemi të shqetësuar vetëm për pallatin tonë?

-Po mirë mo burrë, shtojmë një kërkesë tjetër kot, për shembull këtë rritjen e borxhit që kërkuan këta të qeverisë në Kuvend.

-Po e shtojmë mo burrë po s’merret Kushtetuesja me borxhin. Dhe për pallatin vetëm se u kam premtu apartamente se as e prekin me dorë.

-Mirë, ti e di, tha Luli, po do na bëhet pallati vetëm me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë. Do na duket vetja si në burg.

-Hajt mo burrë të shpëtojmë ça të shpëtojmë. Kshu shkoi kjo punë. Këtë vulën e PD-së po e mbaj unë këtu, bëj një tjetër ti se kush rri të kërkon vulën sa herë më duhet.

-Mirë, ti e di, tha Luli. Mbaje po deshe. Unë kot e mbaj aty se mos e përdor.

11 komente në “Kunati i Lulit harton padinë për Gjykatën Kushtetuese”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur..

    1. Arben Margjeka says:

      ka 8 vjet qe vjedhin pa i hy gjemb ne kembe.
      I tash ka me i hi trau nder vithe.
      http://goo.gl/o2bp5u

  2. edison says:

    he mo Mero, do ta besh edhe Kunatin e Lulit minister, ashtu si bere Mulin ne qeverisjen e meparshme ?

  3. K. F says:

    Ja nje fakt qe nuk ka nevoje per koment per te kuptuar ne cfare derexheje ka rene PD.

  4. Tirona says:

    Vetem njeri me kerkoi leke. Me ate merrem une……

  5. amant says:

    Pedeja ka vendosur qe ti gjeje pune kushtetuses. Do te kete rruge te gjate. Cdo vendi, cdo fraze dhe çdo pordhe qe do te bej mazhoranca kushtetuta ketej e tutje do ta zbardhe.

  6. Mendimi im says:

    Po cthua o Mero, me ate akt te qeverise jane ne rrezik edhe pronat e tua. Vjen INUK dhe thote sme pelqen leja, qe keshtu do ta shemb shtepine. Une jam dakord qe te prishen te gjitha ndertimet pa leja! Ndersa per ato ndertime me leje, qe e kane te kunderligjshme, duhet te shprehet gjykata dhe jo INUK!!! Ky eshte rregull baze ne nje shtet te se drejtes.

  7. A ka me e shem per shkelje dhe pra pa shperblim por denim te gjikes etj. apo rama s’ka kellqe per ket dhe do e shemi se do behet pedonalja e ne kete rast lulushia merr nje thes me pare?!
    Ketu do duket b…. Rames perballe Metes (ngjalsit).
    Dhe qe s’eshte faji Metes qe ja fut ngjalat…

  8. gimi says:

    ik mre se me je bere si hyske borobojka te gazeta hosteni kur ne vitet 1980 shante shevernaxen dhe shulcin e usa,tallej gjoja hyska me ata qe e mbanin globin ne duar.ti o shoku shif ato lekt e invalidve qe spo jep qeveria jote,shif korrentin,naften,vajin sheqerin qe do ulte rama.shiko keta debilat rrugores qe na mbyten me gjoba.ne ikem nga shiu ram ne bresher.mbase ti je behar,por ne populli acar.mos e ler fshie kete,se jeni mesuar me keto ju………turp te vij.kujt po i plas per lulin,merru me keta qe dalin me koken e enverit perkrah ramiut

  9. Lali says:

    Ore Mero po Sali Berishen kur do e shikojme ne mes te Artan Didit? Please.

  10. Joniani says:

    Pavaresisht konteksit te ngusht ku ke fut shkrimin,pare ne nje konteks me te gjere ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese i vendimit te qeverrise per rritjen e kompetencave te INUK nga ana e opozites eshte akti me normal dhe i duhuri dhe i vetmi ngushellim per momentin qe siguron menyra e funksionimit te pushtetit ne teresi dhe atij gjyqesor ne vecanti me venien ne levizje te gjykates kushtetuese.Ne jemi deshmitare se kush ka ardhur ne pushtet ne Shqiperi perhere ka sjelle me vete arrogance,mosperfillje dhe demonizem.Mjer ai qe nuk arrin ta kuptoj kete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje