Kunati i Lulit sot ndjehej i trishtuar. Në një bilanc të shpejtë të tij, fitimet gjatë këtij viti kishin rënë ndjeshëm, kurse krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndryshimi ishte drastik.
Një vit më parë, si sot në këtë ditë, ai kishte përgatitur Tortën e Pavarësisë. Edhe pse të gjithë e dinë tashmë fundin tragjik të saj, atij nuk i ikte nga mendja optimizmi dhe perspektiva financiare që i hapte festimi i 100- vjetorit. Gjithçka e kishte përgatitur vetë, dekorin e qytetit, tortën 500 kg, qytezën e kioskat tek ajo që quhet Rruga e Kunatit, etj.
Sivjet situata është shumë e zymtë. Qyteti nuk është zbukuruar, Bashkia nuk bëri dot tortë dhe Luli do inaugurojë vetëm një bust të Ismail Qemal Beut.
I mërzitur që ky përvjetor po e gjente duarbosh, vendosi të mbledhë disa nga kujtimet për tortën e vitit të kaluar dhe t’i postojë në Facebook.
E para që iu kujtua ishte një anekdotë, e cila kishte dalë në Vlorë. Në një dasmë vlonjate një javë pas tortës, dasmorët kishin bërë qejf deri më 2 të natës, tek momenti kur erdhi torta. Në atë kohë ishte ngritur i zoti i shtëpisë dhe kish thënë: Kush është nga Tirana, të dalë përjashta.
U ngritën disa dasmorë të zemëruar që ishin nga Tirana dhe kërkuan shpjegime.
-Mos t’iu ngelet qejfi, tha i zoti i shtëpisë, por dilni pak jashtë sa të ndajmë tortën, pastaj ejani prapë.
Anekdota e dytë që iu kujtua kishte të bënte me legenat rozë që mbusheshin me tortë.
Një ditë Fahriu kishte shkuar të hante mish në një lokal në periferi të Tiranës, që frekuentohet dhe nga socialistë.
Sa hyri në lokal, ai pyeti të zotin:
-A ka ndonjë nga ata legenat rozë këtu?
-Më vjen keq zoti Fahri, iu përgjigj pronari. Këtu vetëm ti porosit tortë.
Pasi i postoi këto dy anekdota, Kunati vendosi të bëjë një shënim të vetin për dëmin që i kanë shkaktuar vendit socialistët në imazh me prishjen e tortës si dhe për ogurin e mbarë që solli për Lulin prishja e tortës.
“Të dashur miq.
Siç e dini, një vit më parë në pasditen e 28 Nëntorit, mijëra vetë vërshuan para Pallatit të Kulturës mbi Tortën e shenjtë të Pavarësisë për ta poshtëruar atë politikisht vetëm pse ishte një vepër e imja. Qytetarë me legena rozë, të porositur nga selia rozë, dhe të vetëdijshëm për dëmin që i shkaktonin imazhit të kombit, iu vërsulën tortës për ta shkatërruar atë me urrejtje.
Aq i madh ishte dëmi, sa kur gjithçka u shkatërrua, ne nuk ishim në gjendje të llogarisnim sa miell, sa sheqer dhe sa vezë kishim harxhuar dhe u detyruam t’i shënojmë me hamendje në faturën e Bashkisë. Po ashtu nga shkatërrimi i madh që u bë, u desh të ndryshohej vendi i paradës ushtarake pasi mund të rrëshqisnin ushtarët mbi tortë.
Por dëmi më i madh iu bë imazhit të shqiptarëve si njerëz që nuk kishin ngrënë kurrë tortë. Komshinjtë e Lulit në Hollandë, i kishin lënë tek dera e shtëpisë një tortë fundjavën e parë që shkoi aty pas Pavarësisë, në shenjë keqardhje për prishjen e tortës në Tiranë. Edhe shumë miq të mëdhenj të Shqipërisë e shpjeguan padurimin për të ngrënë tortë me faktin që shqiptarët kanë pasur një jetë të hidhur nën diktaturë dhe mezi prisnin të ëmbëlsoheshin. Por kur shikoj sot pas një viti që ata nuk duan t’ia dinë as për tortën, as për kujtimin e tortës, një mendje më thotë se ajo që kanë dashur vërtet shqiptarët nga viti 2013 ishte që të bëhej Luli kryetar i PD-së. Fakti që kjo u arrit, i bën shqiptarët njerëz të qetë dhe e bën të panevojshëm ëmbëlsimin e tyre kolektiv. Posti i kryetarit të PD-së për Lulin është torta më e ëmbël për çdo shqiptar në këtë përvjetor”.
HA HA HA:
“Të dashur miq.
Siç e dini, një vit më parë në pasditen e 28 Nëntorit, mijëra vetë vërshuan para Pallatit të Kulturës mbi Tortën e shenjtë të Pavarësisë për ta poshtëruar atë politikisht vetëm pse ishte një vepër e imja. Qytetarë me legena rozë…”
Per KUJTESE,
Lulëzim Basha,
një portret i paautorizuar:
http://goo.gl/QxHqut
Fejton i bukur i z. mero. Po sa para ben. Thuaju ç’ te duash. Ata jane regjur. Nje gje i shpeton e i tjeterson ata te ndeshkuarit spektakolar te 23 qershorit… Nxjerrja para pergjegjesise… per mjaft veprime te perbidshme.
Luli legen materniteti
ha ha ha o MARKO
E kisha harru kete sharje te vjeter tironse;
“Legen materniteti”