Kunati i Lulit, ankesë për konferencën e Doktorit

5 Dhjetor 2013, 20:12Antena TEMA

Kunati i Lulit më në fund u çarmatos. Sot në mëngjes as nuk i punohej, as kishte më ide se si do ta drejtonte partinë. Ishte aq i mërzitur, sa as kafja e zakonshme me Lulin nuk i pihej.

Konferenca e Doktorit nga zyra e vet një ditë më parë, e kishte lënë thuajse pa punë. Tani të gjithë njerëzit nuk pyesin më ku e ka zyrën Kunati, po ku e ka zyrën Doktori.

I mërzitur, vendosi t’i bëjë një e-mail Doktorit, në emër të Lulit, ku t’i shprehë shqetësimet e tij.

Prishi disa herë versionet që i vinin në mendje, derisa arriti në një version më të pranueshëm.

Në e-mail thuhej:

“I nderuar kryetari historik i PD-së, Prof. Dr…

Aftësia juaj për të qenë një lider i shkëlqyer dhe një udhëheqës aktiv është e padiskutueshme. Ju keni fuqinë e duhur dhe aftësinë prej lideri të shfaqeni në horizont sa herë ju thërret koha.

Takimi juaj i djeshëm me zyrtarin e IT së tatimeve ishte një prej këtyre shfaqjeve.

Ajo ishte një leksion i madh për mua personalisht dhe kolegët e mi se si duhet të bëjmë politikë.

Shpeshherë ne nuk i konsiderojmë me rëndësi gjërat personale dhe nuk bëjmë politikë me to. Shembulli juaj po na ndriçon në këtë rrugë.

Unë u informova gjerësisht prej atij djalit, se ai ishte i detyruar të përpiqej që të fshinte disa detyrime që disa biznesmenë tanë, të cilët kanë punuar me studion tonë, kishin në sistemin e tatimeve. Për ta bërë këtë, ai kish dalë dhe jashtë orarit në punë. Por për fat të keq të dhënat u rikuperuan prapë dhe ai nuk ia arriti deri në fund misionit të tij. Kur ma tha këtë, unë nuk e vlerësova sa duhet dhe mendova që janë punë teknike. Tani po e kuptoj se kjo është një çështje politike me rëndësi, pasi të mbrosh njerëzit e tu është politika më e mirë.

Shembulli juaj, që e morët në krah dhe dëshmuat mbështetje për të, tregon se si duhet të bëjmë politikë të gjithë.

Tani dhe unë ndjehem i shqetësuar që shumë miq tanë, të cilët na kanë shërbyer me devotshmëri, ne nuk kemi mundur t’u fshijmë detyrimet nga sistemi vetëm se e kemi neglizhuar këtë punë. Dyshimet tona shkojnë dhe tek Ridvan Bode, i cili mund t’ua ketë lënë qëllimisht ato pa ua fshirë.

Mesazhi juaj është i qartë dhe ne do të reflektojmë për këtë gjë. Të jap fjalën se unë do reflektoj i pari.

Por duke e vlerësuar shumë lart ndihmën që ju dhatë me shembullin tuaj konkret, do t’u isha mirënjohës t’iu kërkoja një nder, i cili është në të mirë të punës sonë.

Sa herë që të keni raste të tilla, ju mund të më këshilloni dhe unë jam gati të bëj çfarë të thoni ju, në emër të idealit tonë.

Me këtë rast do të doja t’iu kërkoja një nder miqësisht, që të mos ndjeheni as i lodhur dhe as i bezdisur nga kërkesa ime që unë kam nevojë t’u dëgjoj zërin përditë dhe të më udhëhiqni në rrugën tuaj, që dhe unë pastaj të udhëheq në atë rrugë Partinë Demokratike.

Duke qenë i sigurt se nuk më keqkuptoni, më lejoni t’iu them se dalja juaj pa mua në krah ka krijuar idenë sikur unë jam shkarkuar nga kryetar i PD-s. Edhe sot kur shkova në punë, roja i SHQUP më pa me një vështrim çuditës. Unë e kuptoj se ata i kanë sytë dhe mendjen tek ty, por dhe unë kam nevojë për një ndihmë të vogël. Nuk kërkoj as të këshillohesh me mua dhe as të më pyesësh për diçka, por kur vendosni të dilni në konferencë shtypi, më njoftoni dhe mua si gjithë të tjerët të jem i informuar. Do t’iu isha mirënjohës po ta bënit këtë në vazhdim.

Me respekt, i yti përjetë,

Luli”

Pasi e lexoi disa herë dhe u bind se ishte teksti i duhur, Kunati ia nisi Doktorit nga adresa e Lulit dhe një kopje ia nisi vetes ta kishte në arkiv. Pastaj i bëri një sms Lulit ku i shkruante: I bëra një letër Doktorit, ia tregova vendin për atë që ka bërë dje. Shpresoj të reflektojë!

4 komente në “Kunati i Lulit, ankesë për konferencën e Doktorit”

  1. Pixel says:

    Erion Isufit i dridhen kembet edhe para Lulit e jo më para doktorrit. Para Berishes shoku Erjon dhjet ne breke.

    1. alban.ny says:

      @Pixel.Kur Meroja I referohet “Kunatit”ai nuk ka parasysh thjesht nje emer te caktuar, por nje tip, nje karakter,dhe ai mund te jete edhe “Dhenderri”, “Zeni” “Gita”,”Gimi I Puros” apo “Kaci i zi”, sigurisht nisur nga nje njeri konkret qe mesemiri e perfaqeson ate karakter.Eshte nje perzierje e gazetarise me satiren, humorin, njecike realitet, njecike fantazi, dicka e veshtire per tu jetesuar, por qe Meroja padyshim ja ka arritur. Nese do te shohesh anen tjeter, dmth deshtimin, ne nje gazete tjeter eshte nje rubrike qe i referohet “Hysniut” po qe nuk arrin te thote ate qe do te thote.

  2. Zef Deda says:

    KUNATI I SHOKUT XHELUL:
    “…Nuk kërkoj as të këshillohesh me mua dhe as të më pyesësh për diçka, por kur vendosni të dilni në konferencë shtypi, më njoftoni dhe mua si gjithë të tjerët të jem i informuar. Do t’iu isha mirënjohës po ta bënit këtë në vazhdim.
    Me respekt, i yti përjetë,
    Luli”

    http://goo.gl/3GtVNx

  3. alban.ny says:

    @Pixel.Kur Meroja I referohet “Kunatit”ai nuk ka parasysh thjesht nje emer te caktuar, por nje tip, nje karakter,dhe ai mund te jete edhe “Dhenderri”, “Zeni” “Gita”,”Gimi I Puros” apo “Kaci i zi”, sigurisht nisur nga nje njeri konkret qe mesemiri e perfaqeson ate karakter.Eshte nje perzierje e gazetarise me satiren, humorin, njecike realitet, njecike fantazi, dicka e veshtire per tu jetesuar, por qe Meroja padyshim ja ka arritur. Nese do te shohesh anen tjeter, dmth deshtimin, ne nje gazete tjeter eshte nje rubrike qe i referohet “Hysniut” po qe nuk arrin te thote ate qe do te thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje