Kunati i Lulit ngrin punën në PD, merret me pallatin

4 Dhjetor 2013, 19:53Antena TEMA
Kunati i Lulit ngrin punën në PD, merret me pallatin

Kunati i Lulit sot ngriu detyrën e tij si kryetar de facto në PD dhe filloi të merrej me pallatin në Vlorë. Polica e ndërtimit kishte nisur prishjen e pishinës dhe mjediseve të mbushura mbi det, ndërkohë që qeveria kishte nxjerrë njoftimin për dëmshpërblimin e banorëve.

Telashi i parë që i lindi, ishin emrat e atyre, të cilëve u kishte bërë kontratë blerje.

I thirri të gjithë në një takim dhe filloi t’iu shpjegojë situatën.

-Ju kam thirrur për një gjë të rëndësishme, u tha. Siç e dini, unë u jam shumë mirënjohës që ju pranuat të quheshit si blerës të apartamenteve në pallatin tim. Me këtë akt, ne shpresuam se qeveria e Edvin Ramës do ndalte revanshin e saj ndaj pronave të Lulit. Siç e shikoni, javët e fundit na kanë ndjekur vetëm fatkeqësi, bllokime, falimentime dhe prishje pallati.

Ajo që dua t’u them sot ka të bëjë me një vendim që ka marrë qeveria që ju të kompensoheni.

Banorët filluan të shikojnë njeri- tjetrin në sy.

-Po, po, tha Kunati. Qeveria ka vendosur t’u dëmshpërblejë me çmimet që unë u kam shënuar në kontratë. Tani do veprojmë kështu: Qeveria do t’u japë ju lekët në një numër llogarie, kurse ju do m’i kaloni mua në cash, pasi po m’i kaluat në bankë, mund të m’i bllokojnë.

-Po ne duhet të protestojmë apo jo, tha një nga ata që janë emëruar blerës.

-Hë për hë them mos të protestojmë, tha Kunati. Dhe aq lekë nuk janë pak, nuk dal keq. Ju do bëni pak si të pakënaqur, por puna është të marrim lekët një herë.

-Po sikur të nisin ndonjë hetim dhe të dalë që i kemi kontratat fallco, tha tjetri.

-Nuk kanë asnjë shans, tha Kunati. Ju jeni legjitimë tashmë.

-Po ka bërë kallëzim në prokurori dhe mos na gjejnë ndonjë kleçkë, i tha një tjetër.

-Mos kini merak, janë marrë gjithë masat, tha Kunati. Pallati do prishet, por ne do fitojmë shpejt dhe do ta ribëjmë përsëri, më të madh dhe më të fortë.

-A do ta lejojë populli i Vlorës të bëhet kjo padrejtësi ndaj Lulit, pyeti një tjetër.

-Populli i Vlorës tani për tani është i keqkuptuar, tha Kunati, pasi thotë që Luli e ka fajin që i ka inkurajuar të gjithë të ndërtojnë pa leje buzë detit dhe tani janë të gëzuar që po prishet. Por do vijë një ditë që populli i Vlorës do ta kërkojë Lulin, dhe ai është zemërgjerë dhe do t’i falë.

-Po Aldo Bumçi ç’mendon për këtë padrejtësi, pyeti një tjetër.

-Ai është i mërzitur shumë dhe mendon se kjo që po bën qeveria Rama, do të dëmtojë Shqipërinë në marrjen e statusit për në BE.

Tani nuk dua ta zgjas shumë, tha Kunati. Problemi është i thjeshtë. Ju jeni blerësit formalë të apartamenteve, qeveria do t’u livrojë ca lekë, ju do t’i nxirrni nga llogaria dhe do m’i dorëzoni mua cash. Unë nuk do t’ua harroj këtë nder dhe do të bëj ç’është e mundur për ju. Do t’i them Lulit t’iu presë të gjithëve një nga një në zyrë dhe të keni nga një fotografi me të. Nuk i dihet si vjen koha.

9 komente në “Kunati i Lulit ngrin punën në PD, merret me pallatin”

  1. Karian Çani says:

    Lunati lab me gjys opinge:
    “…Ju jeni blerësit formalë të apartamenteve, qeveria do t’u livrojë ca lekë, ju do t’i nxirrni nga llogaria dhe do m’i dorëzoni mua cash. Unë nuk do t’ua harroj këtë nder dhe do të bëj ç’është e mundur për ju. Do t’i them Lulit t’iu presë të gjithëve një nga një në zyrë dhe të keni nga një fotografi me të…”
    http://goo.gl/y3xXa6

  2. Gramoz says:

    KUNATI I LULIT NUK MERZITET PO TA PRISHIN SEPSE JANE 200 MILION EURO TE VJEDHURA NGA LULI NE RUGEN E KOMBIT ..

  3. Alban Kosova says:

    Po Aldo Bumci c’mendim ka ?

  4. baca pecjoti says:

    Nul ka gale Lulja per las lek se ka te tjera perveç rouges se kombit jan ato qe vodhi vjehri nga VEFA qe manaxhonte,.Pak e ka zene frika se mos ky rihap dosjen e ruges se kombit se ky Rama eshte pak kokfort po jatha mendja e ben réalitet. Prite Prite ligjin O `Lul B……

  5. KADAFF says:

    TALL TRAPIN MERO, POR TALLJEN E MADHE PO E BEN ED TOKSIKU ME NJEREZIT QE SKANE MARRE NDIHMEN SOCIALE DHE NGA ANA TJETER DEMSHPERBLEN LULUSHIN PER NJE NDERTIM MBI DET!
    TE GJITHE KELLIRA JENI!NE SHQIPERI DUHET TE VENDOSET NJE JUNTE USHTARAKE QE TJU HEQE BREKET TE GJITHEVE DHE TI VARI NE LITAR QE TE SHPETOJE NGA KANCERI I POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR KY VEND!

    1. Politikanet Maskarenj says:

      Ke te drejte, te gjithe jane per tu varur ne shesh te flamurit keta politikanet te majte e te djathte, por ajo junta eshte pak ide komuniste, dhe ne e dime si vajti historia e komunizmit per 50 vjet na la 100 vjet mbrapa botes sot jemi shteti me legen ne ballkan e ndoshta edhe ne Evrope

  6. shqiptari says:

    normale jane dakord tua prihin se moren 4.5 milion euro po per shqepite e atyrve ne patos marinze apo ne fier qe po ua hedh ne her bankersi kush mendon apo qeveri kukull sua mban te hapin gojen ndaje bosve amerikane te gjeneralit klark se ven si olldashi me kok te shtypure si miu hahahahahahahaahah o mero fol apo ke dhe ti frike si ai popull atije qe dalin pere nje te drejte ne proteste dhe si pyet njeri po i fusin ne burge qe genjeni ska shperthime sta mbane as ty as nje gazete sflet mjer ky popull

  7. leo england says:

    Je I madh Mero, na kenaqe.

  8. Bard says:

    “Po Aldo Bumçi c’mendon per kete shembje?”–who the fuck is Aldo Bumçi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje