Kunati i Lulit u ul sot të bënte bilancin e pritshëm të dhjetorit. E nisi me aksionin politik. Ngjarja më e madhe pritet të jetë mitingu i Altinit kundër fotografisë së shokut Enver. Por dhe këtu kishte një problem. Altinit i duhej një fotografi e shokut Enver, që ta tregonte se kë kishte shfaqur në 29 nëntor Edvin Rama. Problemi i gjetjes së një fotografie u bë shumë serioz dhe gati po sabotohej fiksimi i datës së mitingut nga Altini. Por mrekullia kishte ndodhur. Altini kishte shkuar i mërzitur në shtëpi dhe ishte ulur i lodhur në kolltuk.
-Çfarë ke, e kishte pyetur babai.
-Asgjë, tha. Po merrem me këtë protestën kundër fotos së Enver Hoxhës, po nuk po gjejmë një foto.
-Për këtë mërzitesh ti, i tha babi. Ta gjen babi.
U ngrit dhe hapi dollapin e rrobave dhe nxori pas varëseve të rrobave portretin e Enver Hoxhës.
-Merre bir, i tha. Kam që më 1990-ën që e ruaj fshehurazi mes rrobave. I ka ardhur dita të shpaloset rrugëve në duart e djalit tim. Jam shumë i lumtur. Vetëm ma kthe prapë se nuk më zë gjumi në darkë pa e parë. Ata që prishën Sigurimin e Shtetit, do ta pësojnë një ditë nga ky.
Altini u çlirua nga meraku i fotos, po e zuri meraku se si të shpjegonte babait që fotoja i duhej për ta sharë.
-Mirë ba, faleminderit, i tha, më zgjidhe punë. Do ta kthej përsëri sa t’i bëj një kopje.
I gëzuar mori Kunatin në telefon.
-Të mora për foton, i tha.
-Mos u mërzit, i tha Kunati, se e zgjidha unë. Paskësh babai im një në shtëpi. Se ti e di që babai im ka qenë me partinë.
-Dhe unë këtë desha të të them, i tha Altini, se dhe mua ma dha babai një se ti e di që ka qenë me Sigurimin.
-Epo shumë mirë, i tha Kunati. Ja u bënë dy copë. Boll i kemi. Një e mban në dorë ti, një Luli.
-Po Doktori, tha Altini.
-Doktori do ketë ndonjë të vetën, tha Kunati. Po s’ka, le të marrë atë me fëmijët në varkë.
-A, shumë mirë, u kompletuam, tha Altini. Vetëm mua më tha babi kujdes mos ma prishësh, kështu që duhet t’i bëjmë një kopje dhe pastaj i bëjmë dizajnin me kryq.
-Dhe ai imi kishte merak, tha Kunati. Kështu që bëji një kopje dhe këtij. Doktori s’ka problem se ka plot kopje.
Kështu iu kthye entuziazmi në punë të dyve. Kunati filloi t’i hedhë një sy kalendarit se kur mund të bëhej mitingu. Datat ishin të zëna me aktivitete tek Rruga e Kunatit, pasi qoftet kishin filluar të piqeshin çdo natë dhe kishte presion të ishte i pranishëm. Sidoqoftë e la të lirë se kur do të vendoste Altini.
E mori sërish në telefon.
-Tani datën fiksoje vetë, i tha. Dhe mendo për ndonjë parullë tjetër në miting.
-Kanë ba ca çuna një parullë, “Ikën tropojanët, erdhën tepelenasit”, i tha Altini, por kam frikë se na e marrin për ters.
-Pse do ta marrin për ters, pyeti Kunati.
-Po duket sikur zbuam Doktorin dhe Shkëlzenin dhe e kemi marrë në dorë unë e ti PD-në, të dy nga Tepelena dhe djem komunistësh.
Hahaha, vertet e bukur, iken shpellaret.
sala me enverin
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=487436894688875&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater¬if_t=photo_comment
TROPOLENA:
“…Kanë ba ca çuna një parullë, “Ikën tropojanët, erdhën tepelenasit”, i tha Altini, por kam frikë se na e marrin për ters.”
http://goo.gl/GFZoPU
Keta e dine se eshte akoma ne MODE , po te shash enverin je modern ,,,,, haaaaaaaaaaaa
Keq ishte sistemi i Enverit ??????’
por me thoni se mos eshte me e mire sistemi i sotem ??????
Ja ku u katandis PD-ja e Lulit,po rekurton bijt e sigurimsave per te protestuar per foton e Enverit qe shpalosen komunistet ne 29 Nentor.Po babaj i Altinit ka qene drejtor drejtorie ne Sigurimin e Shtetit.Po mbi 1ooo votat qe komunistet i dhane Lulit kaq shpejt u harruan ?
Merrni edhe fotografinë e Zogut.
vrasjete dhe makabritetet qe kane bere prindrite e ketyrve o mero jane te dokumentuara dhe te besushme se kalojne brez pas brezi si spiuna te sigurimit po sote qenkane me te poshter se jane dhe antishqiptare
Miniere humori pa fund je Mero!