Kunati i Lulit ka nisur dyshimet serioze mbi prokurorinë. Lajmi se në prokurori është dërguar një kallëzim për Imamin, e futi në dyshime.
Sipas llogarive që kish bërë Kunati për të ardhmen, Imami Ruli, Bode, Doda, Patozi, Flamuri dhe disa të tjerë, duhet të eliminoheshin.
Tani fare papritur Imami u shfaq si i akuzuari i parë në prokurori. Kjo e futi në dyshime.
Vendosi ta konsultojë me vetë Lulin këtë situatë.
-A të duket se vjen pak erë kjo punë e Imamit, i tha Kunati.
-Nuk e di. Më thuaj ku dyshon, i tha Luli.
-Po ja, e kanë marrë vesh që ne do ta heqim nga listat tona dhe duan të na e bëjnë hero.
-Në fakt kam ca dyshime, tha Luli, se e mbështeti dhe Mesila me Nokën. Për këtë arsye i thashë Tabakut të dalë dhe ajo.
-Po e pashë, se nuk më pyeti as mua, tha Kunati. Bile as Pollo s’më pyeti, doli pa leje.
-Jo, ai ka dalë nga frikë e vet, tha Luli, pasi ka dhënë miliona euro për mitingje. Nuk e ka nga unë. E ka spontan. E ka marrë seriozisht që do jetë akuzë.
-Kjo qenka serioze, tha Kunati. Kam dyshime se këta tanët po bashkëpunojnë me Ramën t’u bëjë akuza dhe të na ngelen në derë. Duhet të bëjmë diçka patjetër.
-Ja të pyes Doktorin, tha Luli. Pa atë, s’bëjmë dot gjë.
-Fol urgjent të lutem, i tha Kunati, se kam frikë që do na bëhet hero dhe do detyrohemi ta mbajmë. Doli dhe Flamuri, aty më dogji. Se dhe ai kërkon ta padisin që të na ngelet në derë.
-Kam një informacion, që do ketë akuza për Flamurin, Imamin, Boden dhe Rulin, me qëllim që të na mbeten kolonë e pestë brenda partisë, tha Luli. Duhet të marrim masat urgjent.
-Nuk kemi shumë shanse, tha Kunati. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të ekspozojmë më shumë këta tanët, që të dënohen këta. P.sh t’i bëjmë një dosje me shkelje të rënda Pollos dhe t’ia fusim poshtë derës Llallës. Ai pastaj mund të veprojë vetë.
-Po mos e merr vesh Pollo, tha Luli.
-Nuk ka ku ta marrë. E bëjmë fshehtas, tha Kunati. Bile mendoj se një dosje i duhet bërë dhe Aldos. Na duhet shumë si kuadro.
-Po përse t’ia bëjmë atij, tha Luli.
-Po ka budallallëqe plot Aldo. Disa nga ato mund të jenë dhe vepra penale.
-Shumë mirë të ka shku në mend, i tha Luli. Po tjetër kë të denoncojmë që t’i forcojmë?
-Unë them se na duhet dhe Ed Halimi, por për atë kam frikë se po i hyri prokuroria, nuk e nxjerr më nga burgu. Dhe ai i ka bërë dhe vetë burgjet.
-Eh, është pak problem ai, tha Luli. Po shiko ndonjë tjetër kë mund të denoncojmë. Këtë Gridën p.sh se kjo e ka një çështje hapur në prokurori?
-Jo, jo, se me atë shkon brenda, tha Kunati, se është punë pasurie. T’i gjejmë ndonjë gjë që ngjan si politike. Për shembull sikur ka vjedhur librin që ka botuar.
-Po jo, s’ka lezet, tha Luli. Pse ça u bë këtu, Gjermani, të dënohesh që vjedh libra. Këtu po do të dënosh njeri, vure të lexojë libra. Le që ku gjen një të dytë në botë të shkruajë ato që ka shkruar Grida. S’ta beson njeri.
-Epo s’kemi tjetër, tha Kunati. Këta na duhen. Po i denoncojmë njëherë këta, pastaj shohim e bëjmë.
-Mirë, tha Luli dhe po hezitonte të thoshte diçka.
-E di, e di ç’mendon, i tha Kunati. Sikur të bëjmë dhe një akuzë për ty, por kam frikë se këtë radhë s’del dot më.
-E pra, tha Luli, atë po mendoja.
KUNATI I SHOKUT XHELUL:
“-Mirë, tha Luli dhe po hezitonte të thoshte diçka.
-E di, e di ç’mendon, i tha Kunati. Sikur të bëjmë dhe një akuzë për ty, por kam frikë se këtë radhë s’del dot më.
-E pra, tha Luli, atë po mendoja.
http://goo.gl/x1j1L5
O Mero qe i din te gjitha , qe te shkoi jeta tye picku rob , po kur e ke kaq qef kete Griden , pse mor burre si bon nje telefon ? Pse lodhesh kaq shume ty i ra nga Kina me perralla qe robt si kuptojne . E ke bo kete gazeten si ajo konga e festivalit te 11 te TVSH qe dhe e denoi shoku Enver …”topa muti hedhin shoket tane ” …..pse mor burre bon xheloze dhe grun …hiqja mor burre ket hall vetes se tu bo halli si sallam i gjate ke nji shekull qe torturohesh …
O Gjelosh ajo baxhell Duma sja ngref kerrkujt n bot pervec teje. Ajo plena e rrugve qe ska lan plak pa kap e i ka rrujt nga lekt asht e neveritshme.Pervec smunjes se gonorres asgja sban
E vertete qe po u akuzua dhe njehere lulka nuk shpeton.
Por kesaj rradhe tek shkrimi me pelqeu me shume ajo qe po te duash te denosh njeri vere te lexoje. Perle!
Ky shkrim mban era amnisti per kriminelet Ruli, Bode etj…
Shto dhe diplomacine paralele te Fazlliç-Paton Bogs…
Turp
A ka lekursholla mafioze turp o babec ?!
Turpi eshte yni qe i mbajme….dhe me brohorima e lot e qurre!
E shoh si ferkon barkun Shpellari!
Hahahaha Grigja e rrugve.