Kunati shpik planin “Armë në Kishë” për cianurin tek uzina “Dajti”

9 Dhjetor 2013, 22:16Antena TEMA
Kunati shpik planin “Armë në Kishë” për cianurin

Kunati e kaloi të dielën duke u marrë me një plan që kishte dy muaj që e sillte në mendje. Pasi dështoi t’i zbonte me forcë tregtarët e Tiranës që kanë krijuar tregun e tyre privat tek ish- uzina Dinamo, e evoluoi planin e tij pas zhurmës për armët kimike në Shqipëri. Meqë pa se ndjeshmëria e shqiptarëve për armët kimike ishte e lartë, atëherë i lindi një ide.

-Duhet të fusim patjetër lëndë kimike tek uzina që t’u themi shqiptarëve do helmoheni, tha me vete.

Aq shumë i pëlqeu kjo, saqë thirri menjëherë Enno-n e Bashkisë dhe i shpjegoi planin.

-Para se të ta shpjegoj planin, do bësh disa ushtrime, i tha Enno-s.

-Patjetër, i tha Enno.

-Tani do thuash 20 herë rresht, uzina “Dinamo” është tregu, uzina “Dajti” është cianuri…. vazhdo thuaje 20 herë.

Filloi Enno ta thoshte ‘uzina “Dinamo është tregu, uzina “Dajti” është cianuri’… 20 herë rresht.

-Bravo, i tha Kunati. Tani shiko si është problemi.

Tek ish- uzina “Dajti” janë nikeluar lugë dhe tenxhere dhe është përdorur cianuri. Tani ai cianuri është larguara andej, por ne do themi që cianuri ka qenë tek tregu i uzinës “Dinamo”. Njerëzit e ngatërrojnë se me D fillojnë të dyja. Por që ti të mos ngatërrohesh, duhet ta dish mirë ndaj duhet ta përsërisësh dhe një herë atë sloganin: Tek uzina “Dinamo” është treg, tek uzina “Dajti” është cianuri.

E përsëriti Enno përsëri.

-Tani jemi në rregull, i tha Kunati. Mbaj mend si është e vërteta dhe dil në media thuaj që cianuri nuk është tek “Dajti”, por tek “Dinamo” dhe tregu mund të helmohet.

-Shef, të pyes diçka, i tha Enno. Si i bëhet se aty është ndërtuar dhe Conad-i tani?

-S’ka problem, i tha Kunati. Ne na duhet me heqë tregun, pastaj do bëjmë një raport ku të themi se tani vendi u pastrua dhe nuk ka asnjë rrezik dhe do japim leje për pallat.

-E kuptova, tha Enno dhe filloi të përsërisë: Tek “Dinamo” është tregu, tek “Dajti” është cianuri…

Po i bëheshin lëmsh dhe u kthye nga Kunati.

-Shef, a të kërkoj një nder, i tha.

-Fol, i tha Kunati.

-A t’i bie shkurt që ata tregtarët duhet me ikë se ka cianur aty?

-Po bjeri, i tha Kunati, por thashë ta bënim pak me lezet.

-Ça lezet o shef, ça do që të them unë, njerëzit s’e marrin seriozisht. Më mirë po i bie shkurt.

-E mirë, bjeri shkurt, i tha Kunati, se dhe unë me siklet e kam. Po thanë pse gënjyet, do them Enno e tha.

Enno doli më i qetë jashtë. Kunati hapi hartën dhe i hodhi një sy tokës rreth e rrotull. Ishte rreth 20 mijë metra, shumë e përshtatshme për pallate.

-Ishalla s’u ka dalë frika akoma njerëzve nga armët kimike dhe të ikin andej, tha me vete. S’e ka pasur keq shoku Enver që u fuste arme në kishë këtyre priftërinjve, ndryshe nuk dilnin nga kisha. Dhe ata tregtarët e mallkuar janë bërë me keq se priftërinjtë.

6 komente në “Kunati shpik planin “Armë në Kishë” për cianurin tek uzina “Dajti””

  1. Xhafo & Xhane = Kunat says:

    Dobiç i Xhafos:
    “S’e ka pasur keq shoku Enver që u fuste arme në kishë këtyre priftërinjve, ndryshe nuk dilnin nga kisha.
    Dhe ata tregtarët e mallkuar janë bërë me keq se priftërinjtë.
    http://goo.gl/xeIwhV

  2. saja says:

    ennnnnno!ennnnnnno mer derrrr!

  3. shqiptari says:

    u dha rilindja 5 milion euro duan toke te investojne tani bravo qeveria e rilindjes shqiptare bravo

  4. era says:

    Normale qe Kunati me gjithe saraqellot e saliserbit mund te hedhin cfaredo lloj bombe tymi per cianure apo presh me lesh.
    Ata qe jane ustallare dhe profesioniste qe vene pikat mbi “i” rrijne te papune ne shtepi. Militantet e LSI apo te RILINDJES mbushin ministrite e Mjedisit apo te Shendetsise dhe dalin neper TV flasin bockulla idiotesh.

    Enveri ka gjynahe sa 7 breza nuk i lajne dot por sa per shtet ti hane “ATE” te gjithe keta te RILINDJES. Mbas luftes mbajti gjithe ustallaret e “deklasuar” ne te gjithe punet e shtetit qe dhiaret me gjysem opinge te mesonin si punohej dhe si behej shtet. Zhvilloi arsimin qe ata si enno-t me 2n apo si zagaret e saliserbit te dinin ti benin zap.

    Borxhi ndaj biznesit ne mos eshte ndonje loje e RILINDJES eshte nje gafe e madhe. Ata qe bene korrupsion dhe bashkepunuan me kriminelin duhet te shperblehen me vrap?! Apo u duhen parate per te vazhduar lojen me keta qe erdhen?

  5. ibarhim says:

    Qe sot kur te shkoi ne WC do te them po shkoj ne mero-pra WC e ka tash e tutje emrin MERO.do te ju them te gjitheve qe njo per kete risi.

  6. E says:

    Nje pyetje, pasi nuk arrij ta kuptoj dot: mbi c’baze ligjore, kerkohet te behet shpronesimi, pasi na jane servirur kaq shume fakte mbi paligjshmerine e atij kompleksi. Nese blerja e tokes eshte nul, per shkak se dy prej pronareve te tokes kishin vdekur para se te firmosnin aktin e shitjes, atehere edhe leja e ndertimit, edhe nese eshte dhene ne menyre te rregullt, duke qene se eshte dhene mbi nje dokument nul, eshte po nul. Pra nga ky pallat nuk shpeton asgje: eshte gjithcka e paligjshme (edhe pjesa qe pretendohej se ka leje). Pyetja qendron: perse duhen demshperblyer me parate e taksapaguesve banoret e kompleksit? A mos valle shteti demshperblen te gjithe ata qe vidhen e mashtrohen ne vend? Sigurisht qe jo, as ne vendet perndimore nuk ndodh nje gje e tille. Atehere, di kush mbi c’baze kryhet ky shpronesim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje