Kunati i Lulit u mbyll në zyrë në orën 14:00 për të parë hedhjen në erë të pallatit. Ishte aq i fiksuar që pallati nuk binte, sa ishte gati të vinte bast me këdo.
Sipas informacioneve që ai kishte, specialistët e xhenios nuk kishin futur shumë tritol pasi rrezikonin vilën e vjetër, që ishte 20 metra afër. Edhe pse Kunati donte që atij t’i prishej vila se nuk kishte pranuar t’i jepte firmën për pallatin, sërish e dinte se ata do ta ruanin dhe nuk do t’i fusnin shumë tritol pallatit.
Më në fund erdhi momenti dhe policët raportuan gatishmërinë. Filloi numërimi mbrapsht… dhe ndodhi shpërthimi. Një kullë u fshi menjëherë, tjetra u thye, u mënjanua dhe ngeli në gjunjë përballë detit.
-U thashë që nuk na gjunjëzoni dot, tha.
Në sallë kishte rënë heshtja.
Arkitekti i pallatit, i cili tani është arkitekt në Bashki, ishte më i qetë.
-Kisha frikë se nuk kishin punuar me cilësi tek kjo kullë, tha, po u paskam rënë më qafë kot. E paskan mbushur me beton dhe hekur.
Kunati nuk iu përgjigj. Po mendonte diçka tjetër në atë moment. Po mendonte si ta përdornin pozitivisht këtë që ndodhi.
-Do ulem t’i shkruaj Lulit disa teza si ta përdorë pozitivisht këtë që ndodhi, tha. U bë, ç’u bë, të paktën ta përdorim pozitivisht.
U ul dhe filloi të shkruajë:
“I dashur Luli.
Po të rreshtoj më poshtë disa teza se si ta përdorim pozitivisht këtë që ndodhi.
E para, duhet të përdorim simbolikën që ata na sulmuan, por nuk na gjunjëzuan dot. Kulla jonë qëndroi në këmbë. Ajo e Zenit ra, se ai nuk donte të harxhonte as lekë për çimento.
E dyta, duhet të shfaqesh si viktimë në TV, që nuk ke dëshirë të flasësh për këtë dëm që të kanë bërë. Me këtë rast lëri fushë të lirë Doktorit të flasë se në fund të fundit, ai ishte njeriu që na garantoi se nuk do të ndodhë gjë. Kështu njerëzve ke për t’iu dhimbsur më shumë ti se sa Doktori.
E treta që duhet të bësh, është që të deklarosh se prishja e pallatit u bë si hakmarrje e Ramës ndaj Berishës. Kështu njerëzit do ta kuptojnë se bëhet fjalë për atë si pronar dhe jo për ty.
E katërta, duhet të garantojmë që njerëzit që kanë firmosur projektin dhe lejet, të mos dënohen. Arkitektin e kemi në Bashki, konstruktori është pak i rrezikuar se ka ndërtuar mbi det, me ata të hipotekës thuaji Zenit të merret. Duhen mbrojtur njerëzit, ndryshe flasin.
E pesta, thirrjeve të Doktorit për t’u ngritur të përmbysim Edi Ramën pasi prishjes së pallatit, nuk duhet t’u bësh jehonë, se njerëzit nuk kanë për t’u ngritur dhe do duket si dështim i yti. Le të duket si dështim i atij burrit.
E fundit që duhet të sqarojmë është çështja e lekëve. Me Zenin duhen ndarë muhabetet urgjent deri nesër, ndryshe do na ngelen ne gjithë shpenzimet”.
Ja nisi tezat me emal dhe u qetësua.
-Hë, çfarë thonë njerëzit, pyeti ata që po rrinin në zyrë duke parë telefonat dhe TV.
-Si të qetë duken, tha Glori. Me sa duket akoma nuk u ka shkuar mesazhi i Doktorit të ngrihen ta përmbysin Ramën.
Pa gjume kemi per te mbetur ca kohe.Hata e madhe na gjeti.Njerzit nuk kane buke te hane e jo tu pelcase bytha per pallatin e zenit.Me urrejtjen qe kane thone:ah sikur te ishin brenda dhe pjestaret e bandes se geshtenjave.
HA HA HA
GAZ PAC O MERO!
http://goo.gl/IHDLLa
Ha ha ha atje e kane mendjen njerezit te ngrihen per pallatin e Saliut qe e ka bere me parate e shqiptareve dhe ai prape do ti marrin parate, shqiptaret jane ata qe humben por Malltezi e Shkelzeni e kane mbushur boten me vila qe nga Viena e nga Italia por te qajme hallin tone ne qe shume e marrin buken me liste akoma ne shekullin e 21.
1 Monster betoni me pak!
Si gjithmone koherent, I paraprin veprimeve te shpellarit, je fantastik.
Po hekur dhe beton sa te duashe,leket e Shqiptareve jane,prandaje nuke shqetesoheni Shume,po edhe Luli do bie shpejte,po do pushoje ne qeli,athere besoje do gjunjezoheni.
Do bejme lufte de more de/Si lume ti Sale mezi nake! Do bejme lufte, do shembim pallate. Po ti Sali pse nxehesh, c’pate? Te gjithe sa jemi/ na ke ne kembe. Ti sulemi Edit/t’a shqejme me dhembe! Me ty ne balle/ me ty do vdesim. Kembe socialisti/ne kembe te mos mbesij!
Mos u hallakasni milet, mos u ngrindi per musteqet e Celos,
Tani te shohim cfare FATI di kete dosja Jon ne Prokurori- Gjykate.
Patjeter edhe nese akuzat e qeverise jane te shendosha, plota, sakta!
Se ….ka ene Proceduuuuuuuuuura!!
Se tani vjen Filmi (Oktapodhi) pas dokumentarit qe mbaroi me gjunjezimin e Kucedres perballe DETit te Vlores
e pra tani, Vjehrri , Kunoti (prej Kurveleshi, jo000000, prej nji katuuuuuuuuuuuuni te Kurveleshit)
dhe DhenderJallani (i dy Vjeherrve) te jape xhevap ne c’shpelle te Kurveleshit e gjeti thesin me para per ndertimin e asaj Kucedre!! (se per Liken e Skraparit, joo nga nji katuuuun i Skraparit,
e dime qe LikeBabai kishte pa nji katunar me gomor qe mur thesarin e shtetit (ai qe AliBaba) nga tunelet e Krrabes me 500 dryna, i thon LikeFlorini ene se floriri se shumti ka shku me gjet te Paret…,
kshu e ka kjo Jallone babam, amon LikeBabai me bllok ne dore e qau Prifti, me zo e me figure,
qo aty osht, pret… do presi ca!
Tani puna o’ me Vjehrrat! Me nji llaf filloi filmi ‘Furtuna’.
Bismila!
Pallati eshte i banoreve qe e kane blere dhe jo e atyre qe ivestuan per tu ndertuar,dhe mos te gezohemi se pallati me leje do demshperblehet me taksat tona keshtu rilindja po i shpenzon takasat e shqiptareve me TRITOL
Si eshte e mundur nje strukture politike me kaq shume urrejtje me udhehequr nje shtet, derisa Shqipetaret kan me pasur lider te tille . nuk besoj se do te shofin dite…
edhe rama si pallati do shkoje, bashke me te gjithe kelyshet bij te eterve te sigurimit te shtetit, qe shkruajne me lumturi se u prish nje prone private.