Kunati harton fjalimin për themelimin e PD-së

12 Dhjetor 2013, 20:08Antena TEMA
Kunati harton fjalimin për themelimin e PD-së

Kunati vendosi të merrej vetë me hartimin e fjalimit për themelimin e PD-së. Duhet të bënte një fjalim që t’u tregonte të gjithëve se tani Luli është kryetar i vërtetë i PD-së.

Në fillim vendosi të lavdërojë gjithë themeluesit dhe nisi të shkruajë për Azemin.

-Azem Hajdari, themeluesi i PD që nga momenti i parë deri sa dha jetën më 1998…

-Gramoz Pashko, themelues dhe udhëheqës i shquar i PD-së deri në momentin e fundit të jetës…

-Arben Imami, themelues i partisë nga dita e parë deri më sot…

-Sokol Oldashi, nga themelimi deri ditën e fundit…

-Punë dreqi, tha. Duket sikur i taks vdekjen dhe këtij.

Pasi fjalimi po i ngecte, vendosi ta konsultojë me Lulin. Ky i fundit i hodhi një sy dhe vendosi të pyesë Pollon si më i vjetër. Ia lexoi fjalinë në telefon.

-Këtë të Azemit ia keni futë kot, i tha Pollo. Nuk ka qenë deri në fund me PD. Më janar të 1997 e përjashtuam dhe e ngrimë dhe nga anëtarësia.

-Po s’ka gjë, tha Luli, se nuk e mban mend njeri, rast i shkëputur ishte.

-Nejse, zbute pak, tha Pollo, se mund të dalë ndonjë dhe na prish punë.

Edhe këtë të Pashkos ndryshoje.

-Pse, i tha Luli.

-Po ky vetëm një vit ka qenë në PD, pastaj iku u zu me Doktorin, bëri parti tjetër, pastaj punoi me qeverinë socialiste deri më 2005…

-S’e mbakam mend fare, tha Luli.

-Epo s’ke nga ta mbash se ti më 2005 ke ardhë, i Pollo.

Edhe këtë Imamin e ke gabim. Iku më 1992, erdhi më 2005. Këtij shënoi si rekord që ka qenë ministër me gjithë kryeministrat e Shqipërisë, me Nanon, Metën, Majkon, Berishën…

-Kështu më bie gjithë fjalimi, tha Luli, por po e rishikoj.

Mori përsëri Kunatin dhe i tha që i ka gabim ata themeluesit se paskan pasur probleme.

-S’ka problem, i ndryshoj unë, tha Kunati. Po për Doktorin çfarë të themi?

-Shkruaj, tha Luli, që demokracia dhe Doktori janë një çift i pangjashëm.

-Mos na e merr për ters i tha Kuanti se duket sikur themi që nuk ngjajnë me njëri- tjetrin.

-Jo, jo, tha Luli, se e kupton Doktori. D.m.th janë të veçantë si çift.

-Mirë, tha kunati. Tani thuajse e mbarova. Të themi dhe ndonjë gjë për këtë Bujar Nishanin?

-Shkruaj, i tha Luli, se ai ka pasur rol kryesor në vitin 1991, kur u bë protesta tek Shkolla e Bashkuar që mbrojti monumentin e shokut Enver. Ai gjest provokoi demokratët dhe ngriti peshë zemrat e tyre për luftë. Vonë e kuptuan dhe social-komunistët që ne e kishim infiltruar Nishanin mes oficerëve që ata të provokonin popullin dhe uji të shkonte në mullirin e PD-së.

-Kjo qenka interesante, tha Kunati. Po Bujari e ka ditur që ka qenë i infiltruar?

-Jo, i tha Luli, por i kemi treguar së fundmi dhe është gëzuar shumë.

4 komente në “Kunati harton fjalimin për themelimin e PD-së”

  1. halldupi says:

    U shkriva gazit sidomos me atë Bujar Nishanin.

  2. Daut Skela, Vlorë says:

    Perla e Antena 12/12/2013:
    “…-Kjo qenka interesante, tha Kunati. Po Bujari e ka ditur që ka qenë i infiltruar?
    -Jo, i tha Luli, por i kemi treguar së fundmi dhe është gëzuar shumë.”
    http://goo.gl/iSp24A

  3. Ben Chicago says:

    perle eshte thenia qe imami ka qene minister me nanon,majkon,meten, dhe sali qenin

  4. era says:

    Shume pikant gezimi i Jarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje