Kunati më në fund u qetësua. Parlamenti hollandez votoi kundër dhënies së statusit si vend kandidat për Shqipërinë. Ai vetë kishte jetuar për vite të tëra në Hollandë. Motra e tij është qytetare hollandeze dhe ai ishte krenar me këtë vendim.
Për këtë arsye, vendosi t’u dërgojë një letër falenderimi deputetëve hollandezë për vendimin historik.
“Të nderuar deputetë!
Unë që p ju shkruaj jam pjesëtar i një familje që ka lidhje të forta me Hollandën. Unë jam shkolluar aty dhe motra ime është qytetare hollandeze. D.m.th mbesat e mia janë qytetare të vendit tuaj.
Vendimi juaj për mos t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë është një vendim historik.
E di që do të keni shumë presion dhe kritika për këtë vendim, por unë po ju ndihmoj me disa argumente që mund t’i përdorni lirshëm sa herë të paraqitet nevoja.
E para, ju nuk mund të merrni një vendim që dëmton rëndë interesat e një qytetari holandez, i cili është kandidat për kryeministër i Shqipërisë. Hollanda nuk mund t’i thotë “Po” Shqipërisë, nëse nuk shikon në krye të vendit një familje që e ka qytetare të vendit të vet.
Ajo që ka bërë qeveria socialiste për ta rrëzuar nga pushteti, dhe sidomos fakti që e kanë detyruar të vrasë njerëz më 21 Janar, janë për Hollandën fakte të forta që nuk mund të kalohen aq lehtë.
Ju zotërinj e keni gojën hapur sa herë dikush t’iu kritikojë t’i thoni, se nuk mund t’i japim statusin një vendi, ku një ministër i Brendshëm detyrohet të vrasë dhe pastaj akuzohet si vrasës, apo që një ministër Transporti akuzohet për 200 milionë euro dhe gjykata nuk e lejon të gjykohet.
Pas 23 qershorit gjërat ndryshuan dhe më keq. Qeveria e re tentoi të prishte plantacionin me drogë të Lazaratit, e cila ka si destinacion kryesor Hollandën, këtë vend të lirë ku hashashi është legal dhe ai i Lazaratit njihet si markë e veçantë superiore.
Përpjekja e kësaj qeverie për ta dëmtuar këtë treg me qëllime monopoliste, prek interesat kombëtare të Hollandës dhe nuk mund të tolerohet.
Një arsye tjetër e fortë është fakti që ju si një vend i lirë dhe plot diversitet, nuk mund të pranoni një vend ku kandidatit për kryeministër i flasin duke qeshur “hollandez” duke nënkuptuar që është homoseksual. Bile këtë e thonë dhe njerëz dhe gra brenda PD-së. Kjo është shprehje e shëmtuar e mentalitetit që ka shoqëria jonë për diversitetin seksual.
Një aspekt i rëndësishëm mbetet dhe ligjshmëria në vend.
Të nderuar deputetë.
Unë po ju tregoj një përvojë personale. Pasnesër kryeministri do të hedhë në erë një pallat që unë me Zenin, një mikun tim që e ka pas babën kryeministër, e ndërtuam me shumë mund e sakrifica, duke u rënë më qafë qindra njerëzve që të kontribuonin. I lashë Zenit dy kate dhe i mora vetë përgjegjësitë e tjera. Tani ngrihet kryeministri dhe na hedh në erë investimin tonë, duke përdorur një denoncim të një ish- zyrtarit tonë. Ne thirrëm urgjent kryetarin e Kontrollit të Shtetit dhe i hapi një padi këtij zyrtarit, që na e paska denoncuar pallatin, por e keqja nuk u ndal. Të dielën do të hidhet në erë mes të tjerash dinjiteti i Hollandës, pasuria e një familje hollandeze, e cila është pasuruar në Shqipëri me djersën e ballit. Dy vajza të vogla qytetare hollandeze, mbesat e mia, nuk do kenë më shtëpinë e tyre buzë detit, ndërsa miku im, Zeni, nuk do të ketë më pasurinë për të cilën investoi aq shumë.
Si mund t’i jepet statusi këtij vendi, i cili nuk të lejon as të kesh pronën që ke fituar me djersën e ballit?
Duke mirëkuptuar vendimin tuaj, ju përgëzoj dhe ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta nga familja ime dhe qytetaret e saj hollandeze.
I juaji,
Kunati”
hahahahahahaha ebukur
I madh je o Mero!
Hollandezi Fluturues:
http://goo.gl/6gAX6Y
I pa arritshem je,
congrats ?
HA HA HA
Hollandezi Fluturues:
http://goo.gl/6gAX6Y
Mos u cudisni aspak por shkrimi i mesiperm ka dhe te verteta.Lidhjet e ish ministrit te puneve te jashtme te Shqiperise nuk jane prere me MPJ hollandeze
Minj te ndyre jeni jo shtetesi hollandeze te keni…do vij dita ti villni te gjitha.
Luli,kunati,vjehrri ejt etj cjane keta familje patetike ore turp per neve qe ju kemi dhene kaq shume akses
Po tangat akoma i mban zoti B…asha? Apo ja ka dhene nje xhiro Fatoq Taqifes qe edhe ky koken ne Tirane e sumen ne Hollande e ka.
Nuk i hane hollandezet lajkat qe jane mesuar ti bejne politikanet tane.Nje popull qe duke punuar i ka marre detit pothuajse 1/3 e siperfaqes qe ka sot,te vlereson nga puna dhe jo nga lajkat.Mbeturinave te servilizmit politik i ka ikur koha Realiteti do pare ne sy.
TimMerrMans kish thene qe vec nje e ndan këtë punë: Sillni Lulin njehere ne Hollande qe ta “diskutojme”. Luli e kish marre vesh dhe i kish thene doktorrit. Ky i fundit i kish dhene leje: Shko ti pa problem, s’me ngelet hatri mua. Vetem ti ke bythe ta mbyllësh këtë punë.
Bishti qenit bisht qeni mbetet, sado qe te duket se ka ndryshuar. Ti mero, qe nganjehere dukesh merushe, je po ajo moster qe ke qene gjithnje.
te gjitha keto fjale kundra familjes berisha dhe klanit te saj jane pothuajse 99% te verteta por do tingullonin me mire sikur ti shkruante nje gazetar qe nuk ja ka lepire bythen Sales per vite me rradhe dhe nga te paret madje,ka vjelle vrer per kundershtaret e tij ashtu sic po vjell vrer kundra vete Sales mbasi nuk mori asnje tender apo post per te ushqyer babezine e tij njesoj si gjithe analistet dhe e gjithe ( elita )
Shqipetare.
Ps:i uroj me gjithe shpirt burg dhe vdekje ketyre plerave qe nuk po na lene te ngreme koke dhe te mbushim barkun me buke.
sinqerisht,SHQIPTARI
Pse ne holland jane shkerdhyer keta?
Me falni desha te thosha shkolluar.