Kunati, konsultë për buxhetin e Jarit

16 Dhjetor 2013, 20:00Antena TEMA
Kunati, konsultë për buxhetin e Jarit

Kunati u shqetësua nga lajmet që buxheti i Jarit ishte shkurtuar dhe shkoi të dëgjonte nga afër. E gjeti tek zyra e tij, shtrirë në kolltuk duke parë televizor. Jari u rehatua pak më drejt dhe filloi t’i shpjegojë problemin e tij.

-Jam në hall të madh me buxhetin, i tha. Më kanë ulur shpenzimet e rrogave për personelin. Ti e di që më është dashur ta dyfishoj. Katër vetë m’i dha Doktori nga këta që ikën, dy m’i dha Sandri, gjashtë, nja dy njerëzit tanë që m’i solli gruaja, u bënë tetë. Pjesa tjetër ishte po ashtu e fryrë. Tani s’më dalin lekët për rroga dhe nuk heq dot njeri. Duhet një zgjidhje.

-Shiko, këta të rinjtë që kanë ardhur, nuk duan rrogë, tha Kunati, u duhet vetëm për kartëvizitë vendi i punës se lekë kanë. Kështu që dhe mund t’ua japësh më vonë. Rëndësi ka të thuhet që punojnë në presidencë.

-Po fol pak me Doktorin, i tha Jari, se më vjen zor t’i them vetë.

-Flas unë, s’ka problem, i tha Kunati. Dhe këto që të ka dërguar Sandri, le t’i paguajë Sandri. Nja dy të tutë, i paguajmë ne nga Bashkia dhe s’ka problem. Duhet me kerku dhe ndonje fond nga fondi i invalideve qe ka caktu qeveria..

-Rrofsh se më lehtësove, i tha Jari. Tani kam hallin e dietave. Unë kisha llogaritur dy udhëtime në SHBA nga 15 ditë, një muaj. Me ato lekë do blinim një dhomë gjumi të re se i kishte pëlqyer gruas diku. Ata m’i kanë përgjysmuar, më kanë lënë dieta me 15 ditë. Tani unë për 15 ditë nuk bëj dot punë në SHBA. Nuk di a e ke parasysh, por 4 ditë i dua në Nju Jork se kam dy dreka në Bronks, një Nju Xhersi dhe një në Manhaten. Është dhe një që na ka ftuar në Bruklin, por e kam me mëdyshje se paska qenë një herë në drekë aty dhe Edi Rama. Pastaj kam 6 dreka në Detroit, se aty janë shumë njerëz. Dy dreka i kemi tek kisha katolike, një për shqiptarët e Malit të Zi, një për këta të Shkodrës. Pastaj kemi një drekë tek teqeja, një ditë na ka ftuar një kushëri i gruas tek një restorant që është në Troy. Kemi dhe nja dy sebepe të tjera s’e mbaj mend mirë se ku, po i kam shënuar. Djali kishte qejf të iknim një ditë në Florida se është si behar tani atje. Pastaj kishim dhe nja dy dreka, një në Uashington dhe një në Boston. Për Çikago s’e kemi mbyllur akoma se është një shoku im, po ai e ka punën pasditeve dhe s’po merr dot leje. Sa ta marrë, do më njoftojë… Pra, siç e shikon, e kam shumë të ngjeshur axhendën.

-E shikoj, i tha Kunati. Qenka punë dreqi. Këtu s’të ndihmoj do, por do vë ndonjërin të të sponsorizojë.

-Faleminderit, do më bëje shumë punë, tha Jari. Kisha dhe diçka tjetër. Këto biletat unë i pres në biznes- klas se dua të fle se rrugë e gjatë dhe lodhem të rri me këmbë të mbledhura. Kështu që biletat janë pak të shtrenjta, por është shumë mirë. Ka dhe internet aty. E shtrin atë kolltukun, bëhet si krevat. Dhe ushqimi është i mirë. Të japin të hash tre herë deri sa shkon.

-E di, e di, tha Kunati. Hajt se do gjej dhe njërin t’i paguajë pjesën shtesë të biznesit meqë të paskan lënë këta legenat në ekonomik. Ndonjë hall tjetër ke?

-Kemi problem dhe me benzinën, tha Jari. Është ngritur çmimi dhe këta ma kanë llogaritur me çmimin e vjetër. Kemi për të ngelur pa lëvizur 4 muajt e fundit.

-Mirë se do të japin ne ca tollona, i tha Kunati.

-Faleminderit shumë, i tha Jari. Më lehtësove shumë. Ndonjë gjë tjetër çfarë ka, pyeti Kunatin.

-Hiç, asgjë, po presim, i tha Kunati. Ka bërë thirrje Doktori të ngrihen njerëzit të përmbysin këtë Edi Ramën se ka prishur pallatin tim në Vlorë. Po presim të shohim. Deri tani sikur nuk ka lëvizje.

-Besoj do ngrihen, tha Jari. Tani që dëgjuan dhe këtë që më bënë mua duke më prerë buxhetin, do ngrihen. Nuk e duron dot njeri këtë diktaturë.

10 komente në “Kunati, konsultë për buxhetin e Jarit”

  1. rebeli says:

    Shume e forte.Si gjithmone.

    1. Malo Dari says:

      HA HA HA HA HA
      HA HA HA HA HA:

      “…Besoj do ngrihen, tha Jari. Tani që dëgjuan dhe këtë që më bënë mua duke më prerë buxhetin, do ngrihen. Nuk e duron dot njeri këtë diktaturë.
      http://goo.gl/Kg97H8

  2. babec says:

    Brilante:

    -Hiç, asgjë, po presim, i tha Kunati. Ka bërë thirrje Doktori të ngrihen njerëzit të përmbysin këtë Edi Ramën se ka prishur pallatin tim në Vlorë. Po presim të shohim…

  3. KADAFF says:

    PO PRESIM TË SHOHIM SI PO I REALIZON PREMTIMET AI PALLOSHI ED TOKSIKU.

    1. Be-X says:

      o KADAFF e ke marre dozen sot?

  4. demi says:

    …o MERO!!!…po mos e permend me kete felliqesise se ta dhjet shkrimin…
    …jo se nuk lexohet, por nuk mund te permendet nje felleqesire si ky…do te ngrihet populli per mutin e mutit…
    Po a e kuptojme qe kete njeri te peshtire per nivelin qe ka jashte Shqiperise do te ishte vetem nje lypes…dhe ketu eshte president…
    …po or po, te ngrihet ky popull dhe gjene e pare qe duhet te nbeje eshte ta kapi ne shkelma bytheve kete mistrec…

  5. VLTR says:

    Duhet me kerku donje fond nga fondi i invalideve qe ka caktu qeveria.

    Perle.

  6. opozitari i perjetshem says:

    Hohoho cfare babuinesh, .. kunati me Jarin e Odetes,…hohoho
    Mero po Odeta vetem dhome gjumi ka pelqyer? Po per cfare i duhet? Per te fjetur me ke? Hahahaha
    Gjuan shume larg Mero, duhet te kesh nuhatur dicka meqe Odeta ngul kembe per dhome gjumi te re trendi…plot me sex-toys ? Na ndrico me shume Mero per egzigjencat me recente te Odeta (pa Jar-in)

  7. bato says:

    Jam shume i indinjuar qe qeveria nuk ka perfshire ne fondet per presidencen edhe kuoten e invalidit! Si mund te mos marre presidenti yne invalid leket qe i marrin te tere paraliket, kur ai eshte dy fish i paralizuar, nga kembet dhe nga trute! Madje t’i planifikohet per t’i blere dhe nje karroce paralitiku. Ndryshe nuk do te futemi dot ne BE.

  8. Agroni, Detroit, MI says:

    Ha..ha..ha, fantastike, me shpertheu e qeshura :
    -“Rrofsh se me lehtesove, i tha Jari,…
    Pastaj kam 6 dreka ne Detroit ,se atje ka shume njerez?( njera eshte tek une, ne shtepine time,me ka premtuar vete sapo pa fotografine e Berishes qe e kam var tek oxhaku)…
    Kurse ne Cikago nuk jam lidh akoma se ai miku qe kam punon vetem mbasdite dhe nuk i japin leje…” ha..ha..ha, shume-shume e bukur, me u dhi duke qesh me Jarin…e ka agjenden shume te ngarkume…ha..ha..ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje